Uniko - “Rrethanat ndryshuan 48 orë më vonë” , pikëpyetjet e ngjarjes në Spitallë ( 16 Dhjetor 2024)
Вставка
- Опубліковано 21 гру 2024
- #uniko #unikongaspartakkoka #brankoshkoza #majlindhabibi
Zhdukja misterioze për 3 ditë me rradhë e një të riu në zonën e Spitallës shkaktoi reagim të fortë të familjarëve të tij gjatë atyre ditëve.Por gjetja e tij i mbytur në një kanal afër shtëpisë sqaroi për momentin familjarët dhe policinë. Kjo e fundit paraprakisht dyshoi se bëhej fjalë për një mbytje aksidentale. Sipas njoftimit të shpërnadarë për shtyp policia e Durrësit njoftoi se Branko Shkoza 32 vjeç dyshohej të kishte humbur jetën aksidentalisht në kanalin e ujit që ndante rrugën kryesore me shtëpinë e tij. Ai u përcoll për në banesë e fundit me nderime nga familjarët dhe miqtë e tij. Megjithëse rreth shkakut të ngjarjes kishte dyshime tek familja e Brankos , perceptimi tek të tjerët ishte se fati i keq, rrëshkitja nga ura e hekurit mund ti kishte shkaktuar rënien në ujë dhe më pas mbytjen. Pas mbylljes së homazheve ngjarja merr një tjetër rrjedhë të fortë dhe të pabesueshme.
25 vjeçari me incialet M. K vendos ti rrëfej babait të Brankos një version që do ti shokonte ata.