Klithma e nënës: Burri më lidhte me zinxhirë, tani dy djemtë më dhunojnë çdo ditë

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 12 вер 2024
  • Nga arkiva e emisionit "Me zemer te hapur" te Evis Ahmetit ne News24
    2 shtator, 2015
    Rrëfimi i një nëne që dhunohet nga dy djemtë e saj të droguar. E pafuqishme ajo thërret për ndihmë.
    Vetëm 16 vjeçare u bë nënë, por jeta iu bë një ferr në familjen e bashkëshortit. Ai e dhunonte me tortura nga më makabret deri në lidhje me zinxhirë. Dhuna e ushtruar bëri që kjo nënë të pësonte kriza të forte në kokë dhe ka më shumë se 15 vjet që kurohet nga depresioni. Por 38-vjecarja nuk donte ta braktiste familjen e saj. Pavarësisht lindjes së dy fëmijëve të tjerë një djali dhe një vajze, dhuna vazhdonte të ishte e përhershme në familje. Burri i shtëpisë dhunonte të shoqen dhe dy djemtë çdo natë që ishte i dehur. Egërsia e tij shkonte deri aty sa dëbonte nga shtëpia dy fëmijët e vegjël dhe në mesnatë kjo nënë i kërkonte rrugëve të Tiranës. Ajo që e bënte optimiste ishte dashuria që i falnin fëmijët, kur ata i afroheshin dhe i fshinin lotët, duke i premtuar dashuri pa kufi dhe se ajo s’do të ishte kurrë e vetme në këtë botë. Po sot që ata janë rritur a e mbajnë premtimin ndaj nënës së tyre? Përgjigjia është e tmerrshme: JO. Ata e dhunojnë njësoj si babai i tyre, apo më keq. Dy djemtë e saj apo drita e syve sic i quan kjo nënë, janë përdorues të lëndëve narkotike dhe gjendja e tyre fizike dhe psikologjike rëndohet cdo ditë e më shumë. Bashkëshorti pothuajse e ka braktisur, fëmijët gllabërojnë cdo send në shtëpi për ta shitur, paratë ia marrin nën kërcënimin e dhunës dhe ajo e vetme mes dhimbjes dhe lotëve, kërkon ndihmë.

КОМЕНТАРІ • 200