“Babagjyshi” Rama ploteson deshiren e vogëlushit qe nuk ecen dot

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 16 гру 2024
  • “E Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në ditën e ndërrimit të viteve ka vendosur t’ia dedikojnë fëmijëve, pasi ata gëzojnë më shumë për festat e fundviti. Ardit Gjebrea ka ftuar një mik, i cili sa herë që bëhet fjalë për fëmijët nuk thotë jo. I ftuar special ishte Kryeministri Edi Rama, i cili ka dëgjuar historitë.
    Ardit Gjebrea: Cili është raporti juaj me fëmijët?
    Edi Rama: Unë besoj që e kam një raport special për faktin që ata më shikojnë mua siç shikonin ne kur ishim të vegjël Ariun Silva, që na impresiononte pa fund. Prandaj nuk them asnjëherë jo, pasi është njësoj si të na privoje ne atëherë nga ariu.
    Historia në “Ka një mesazh për ty”: Nëse jeta të hedh baltë, ti mundohu të hedhësh lule në të.
    Eriglisa është vajza e parë që erdhi në studio. Ajo është 26-vjeçe dhe është nga Laçi, ka mbaruar studimet e larta për mësuesi dhe vazhdon masterin për mësuese. Ajo i përket komunitetit egjiptian dhe sipas saj ky komunitet përballet me vështirësi. Familja e saj përbëhet nga 6 pjesëtarë, prindërit dhe 4 fëmijë.
    E pyetur nga Gjebrea se si ka qenë fëmijëria e saj Eriglisa u përgjigj kështu: “Prindërit e mi gjatë gjithë jetës së tyre kanë mbledhur hekurishte të ndryshme, bidona dhe karton, pasi ka qenë e vetmja mundësi. Fëmijëria ime ka qenë shumë e vështirë”.
    Për më shumë klikoni linkun
    tvklan.al/babag...

КОМЕНТАРІ •