Historia e jetimit që fajësoi prindërit/37-vite pas, burri që e rriti zbulon sekretin:Ti linde ,ata…

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 25 сер 2024
  • #pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
    Ndriçim Mile një 37-vjeçar me vendbanim në Ansi të Francës është në kërkim të rrënjëve të tij biologjike. Ai u birësua kur ishte 6 muajsh nga cifti Fitim dhe Alma Mile në fshatin Ferm-Partizani të Kuçovës, ku u regjistrua edhe vendlindja e Ndricimit. Nuk do të zgjaste shumë ky gëzim në familje, pasi çifti vendos të divorcohet një vit më pas. Edhe pse me dakordësinë e të dyve kishin birësuar një fëmijë, kjo gjë nuk e pengoi gruan ta lë vogëlushin e të largohet përgjithnjë nga banesa. Alma pa jetën e vet dhe Ndriçimin nuk e takoi më kurrë. Por edhe fati i saj ishte tragjik, ndërsa ndërroi jetë sapo lindi një vajzë. Fatkeqësisht një muaj më pas ndërroi jetë edhe foshnja. I vetmi njeri të cilin do ta shihte me adhurim për Ndricimin do të ishte figura e babait. Fitimi ia kushtoi jetën djalit të vogël, pavarësisht se marrëdhëniet mes të dyve nuk do të ishin asnjëherë të mira. Në moshën 9-vjeçare ai do të mësonte se burri i cili kishte një sjellje tejet të rreptë ndaj tij nuk ishte babai biologjik. Do të ishte fqinja ajo e cila do ta zbulonte këtë të vërtetë, e cila duke parë marrëdhënien mes të dyve i thotë Ndriçimit se kjo ndodhte pasi ai nuk ishte fëmija biologjik i Fitimit. Por ky episod nga djali 9-vjeçar në atë kohë nuk do të kishte të njëjtën rëndësi me atë të viteve më pas. Në shtëpinë e tyre hynë dhe dolën edhe gra të tjera, pasi Fitimi nisi bashkëjetësën pas ndarjes nga bashkëshortja. Për disa vite me radhë djali i birësuar i familjes Mile u rrit me njerkë, dhe në të gjitha rastet marrëdhëniet me to i kishte të mira. Problemi i vazhdueshëm ishte sjellja e të atit, i cili sa më shumë rritej djali aq më tepër largohej prej të atit. Në moshën 18-vjeçare mëson të vërtetën e jetës, Fitimi ia pohon vetë Ndriçimit se nuk ishte ai babai biologjik. Të dy ishin zhvendosur në Greqi asokohe, ndërsa pak vite më pas jetët e tyre u ndanë pasi djali vendos të jetojë në Francë. Babai birësues nuk e pranoi kurrë kërkesën e të birin për të gjetur rrënjët biologjike, edhe pse me vite të tëra ishte treguar mjaft i ashpër me të.
    Pavarësisht gjithçkaje pas 37 vitesh Ndriçimi ka vendosur t’i shkojë deri në fund misionit për të gjetur rrënjët biologjike. Në Francë ku jeton ende sot ai ka ndërtuar familjen e tij dhe të qënurit baba e shtyn edhe më shumë drejt zbulimit të së vërtetës, që e ka munguar gjatë në vite.

КОМЕНТАРІ • 37

  • @huaweiametii6711
    @huaweiametii6711 Рік тому +10

    odeta je shum e mir..me shum te perkrah sepse je nje femer iteligjente ..dhe pse kur mer gazetaret ne sdudjo si prsh xhilda ..nk I le qe ato te ngaterohen ne fjalet qe ato tregojn ..ti I bashkangjitesh menjeher 👍👏 BRAVOO ODETA KJO DMTH QE JE NJE FEMER INTELIGJENTE ..TE PERGEZOJ PER KTE PROGRAM

  • @valentinamehmeti2329
    @valentinamehmeti2329 Рік тому

    Respekte zoti avokat Respekte per ty dhe bashkshorten tende te mrekullushme ke qef tju degjosh ini shum te mir

  • @adelinalami6791
    @adelinalami6791 Рік тому

    Odeta je shume e mire👏👏👏

  • @dritaresnja174
    @dritaresnja174 Рік тому

    Respekte per ju avokat

  • @sabijekola7975
    @sabijekola7975 Рік тому +1

    Odeta eshte super

  • @emiitalia1157
    @emiitalia1157 Рік тому +5

    Aman moj Odeta
    Sa flet perserit te njëjtat fjal a e kupton qe bëhesh shum e lodhshme

  • @sarandsarand1035
    @sarandsarand1035 Рік тому +2

    😢😢😢

  • @elaela-ky4qg
    @elaela-ky4qg Рік тому +1

    Oh ZOT CAR TRAGJEDI BABAI I KA VDEK DHE NENA NE LINDJE 🙏🙏🙏🙏🙏🙏GJEN FAM

  • @shkurtamehilli2998
    @shkurtamehilli2998 Рік тому

    Djali me jetë të gjatë.Ju dhëntë gjithmonë veç gëzime.U bëfshi gjyshër!

  • @sarandsarand1035
    @sarandsarand1035 Рік тому +1

    Eshte shum prekse si histodi respekye shum psd ty zonja odeta un jam nje ndjekse shum e regullt tuaja

  • @nukkaemer4866
    @nukkaemer4866 Рік тому +1

    Mesoni te shkru

  • @herla6258
    @herla6258 Рік тому +3

    Gjithqka ka ndodh ne shqipri odeta mund me ndodh qe i ka priderit gjall djali

    • @fatmirakasa3884
      @fatmirakasa3884 Рік тому +1

      Ishalla te lumte goja

    • @herla6258
      @herla6258 Рік тому +1

      @@fatmirakasa3884 po gjithkush ka te drejt mi njof t prinderit e vet biologjik ata qe e kan rastin si ky djali ishalla kish nuk eshte rrit me prinderit biologjik i gjen e bashkohen pergjithmon

  • @recdub9647
    @recdub9647 Рік тому +4

    Moj grua po per rrespekt thirri zoti Avukat . Sillu pak me mire . Ti sikur flet me kopesht 😢

  • @ameliasvlogs6780
    @ameliasvlogs6780 Рік тому +9

    Odeta nuk pushove moj grua!Po respekto dhe kolegen se nuk e le te flasi!😊

  • @katja5577
    @katja5577 Рік тому

    E vertit dhe e vertit Odeta sa me ska …

  • @mimma475
    @mimma475 Рік тому

    Bravo abokat Beqiri

  • @besabesa1495
    @besabesa1495 Рік тому +4

    Odeta pse e thirre kot kte kolegen.,kur nuk e lene te flase.

  • @mimma475
    @mimma475 Рік тому

    Je njëshi

  • @agimbrahimi739
    @agimbrahimi739 Рік тому +2

    E vërteta duhet thënë, duhet ti respektoni ata që ju birsuan, ata që ju lanë në fëmijri , nukë i bënë më të ndërgjegjshëm tani që u rritët.....

  • @mirsalo5445
    @mirsalo5445 Рік тому

    Ne matteniet dhe ne varreza merr information te skate.

  • @gahajaagjajakshdjs7380
    @gahajaagjajakshdjs7380 Рік тому +1

    Tju shkosh prinderve te varri ,se humbën jetën të pafajshëm

  • @hamidekrasniqi7171
    @hamidekrasniqi7171 Рік тому +2

    Kerkoni dhe shifeni a asht e vertet ajo

  • @liliadamo8926
    @liliadamo8926 Рік тому +6

    Edeta mos inerhy Chile eshte turp qe i nderyn gjildes eshte turp per Ty dhe ne qe e degjojme