Top News/ Kosova në Samitin e NATO-s në SHBA/ Osmani takon Macron, zbardh bisedën mes tyre

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 11 лип 2024
  • Samitet e rëndësishme ndërkombëtare janë një nga mundësitë e arta që liderët e vendeve të ballkanit të takohen me liderët e vendeve më të fuqishme të botës. E në këto rrethana është zhvilluar edhe një takim mes Presindetes së Kosovës Vjosa Odmani dhe homologut të saj francez, Emmanuel Macron. Takimi mes dy presidentëve është zhvilluar gjatë samitit të NATO-s në Uashington teksa është komunikuar nga Vjosa Osmano.
    Osmani ka bërë të ditur se në takim kanë diskutuar mbi të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në sundimin e ligjit.
    Po ashtu është diskutuar edhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës, ka shkruar Osmani në një postim në rrjetin social X.
    Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, presidentja Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës.
    “Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës dhe për këtë u jam mirënjohëse personalisht Presidentit Biden dhe SHBA-ve”, ka theksuar Presidentja Osmani.
    Iniciativa Compact Ukraine, si aktivitet përmbyllës i Samitit të NATO-s, është pjesë e përkushtimit të NATO-s dhe partnerëve të saj për sigurinë afatgjate të Ukrainës. Kjo iniciativë e NATO-s, krijon një arkitekturë gjithëpërfshirëse të sigurisë për t`i forcuar kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës.
    Pamje:"AFP
    Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on UA-cam Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #TopNews#NATO#SHBA
  • Розваги

КОМЕНТАРІ • 1