Ka nje mesazh per ty - “Shetito” i kerkon bashkeshortes te mosdivorcohet (13 Qershor 2021)
Вставка
- Опубліковано 3 гру 2024
- #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
Pothuajse një vit më parë, në rrjetet sociale u publikua video e dy shqiptarëve në Itali të cilët filmonin lagjen, por një qytetar italian mendoi se ata po shikonin shtëpitë për t’i vjedhur.
Njëri prej tyre thotë se nuk kishte asnjë shqetësim të tillë, dhe përdor termin “shëtito” për të treguar se thjesht po shëtisnin dhe po filmojnë rrugët.
Por nga termi “shëtito”, ky shqiptar u bë hit në rrjetet sociale. Ai është Besmir Balla, i cili sot ka ardhur në studion e “Ka një mesazh për ty” në emisionin E Diela Shqiptare në Tv Klan.
Besmiri ka treguar të gjithë historinë çfarë ndodhi në Itali, përse po filmonin në lagje dhe si u bë popullor në rrjetet sociale.
“Unë quhem Besmir Balla. Jam i martuar, kam 2 fëmijë si engjëj i kam. Vërtetë në Itali kam shkuar për të punuar për të mbajtur familjen. Nuk kam shkuar për të bërë video apo si e ka marrë gjithë Shqipëria, dhe kjo pak a shumë ka ndikuar tek familja ime. Kjo video ka qenë në vitin që lamë pas, në Prill. Ne punonim në ndërtim. Kolegu im bënte një video për t’ia çuar familjes së vetë se kishte dalë, po bënte një video dhe ne kishim ecur shumë”.
Ardit Gjebrea: Pra ju bënit video me shtëpi të bukura dhe ja u çonit familjeve…
Besmiri: Jo shtëpi të bukura. Ne kishim ecur gjatë gjithë rrugës për të parë ambientin, rrugët, ishte pastërtia, rregulli…
Ardit Gjebrea: Domethënë, çdo gjë që ndodhte në Itali ju e xhironit dhe thonit sa bukur është këtu, e shikoni sa pastër, ja sa të bukura janë shtëpitë, ja rruga, ja shatërvani.
Besmiri: Po, edhe donte t’ia çonte ai vetë familjes së vetë. Edhe e morëm me sportivitet. Kur vij në darkë në shtëpi, na thotë pronari që ju kemi parë në televizor në një DJ italian. Ky personi që na bëri videon ishte vetëm, ishte me makinë dhe ne e pamë, i thashë kolegut tim mos e mbyll videon po mbaje se mos na marrin për hajdutë. Sepse 3 muaj kishim që kishim hyrë në Itali dhe vërtetë nuk e dija italishten, se në shtëpi me shqiptarë, në punë me shqiptarë, xhiron me shqiptarë, por për të mos hapur probleme, i thashë mbaje telefonin. Po vinte me makinë ai zotëria, kaluam afër shtëpisë së atij me telefon edhe thotë përse e filmuat shtëpinë? Edhe e kishte telefonin në dorë vetë ai. Për të mos e lëmë vetëm, m’u kujtua “tutti” edhe përputha “shëtito”. Kjo u bë, “shëtito”, si batutë humori. Por ama ishte pjesa që po bëjmë xhiro, nuk ka lidhje me hajdutllikun. Unë jam një familjar i rregullt. U bë video në Prill, shoku im erdhi në Shqipëri kurse unë erdha në fund të Korrikut, sepse po më thoshte hajde në Shqipëri, të kërkojnë gazetat, të kërkojnë studiot. Unë nuk jam tip që dal shumë nëpër këto emisione apo nëpër video. Nuk erdha se më vriste pak ndërgjegjia. Shkoj ky muhabet, u bë e madhe, e mora me sportivitet sepse nuk do merrem me lloj-lloj njerëzish.
Ardit Gjebrea: Cili ishte reagimi i njerëzve?
Besmiri: Reagimi i njerëzve gjithmonë ka qenë për punë hajdutlliku. Domethënë “shëtito” filmojmë shtëpira ditën dhe vjedhim natën. Por jo nuk është e vertetë. Ai djali ka dy fëmijë, është familjar i rregullt sikur jam edhe unë, shikojmë punën tonë, punojmë me djersën e ballit, nuk i biem në qafë askujt. Ngaqë s’kemi krah, nuk i kam hyrë kësaj pune për të marrë një avokat për dëm moral të personalitetit, dëm familjar. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog... - Розваги