Deklarimi i dashurisë së ndaluar: Nëna u martua me kunatin, lindën 4 fëmijë pasi më braktisën mua

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 28 вер 2024
  • Elisa ndan një dramë shumë të rëndë familjare në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Në moshën 35-vjeçare ajo ka takuar për herë të parë nënën e saj biologjike, e cila e kishte lënë në maternitet kur ishte vetëm njëditëshe.
    Arsyeja ishte një sekret tronditës familjar pasi Elisa është fryt i një dashurie të ndaluar mes nënës biologjike dhe kunatit të saj. Tezja e Elisës lëngonte nga një sëmundje e rëndë dhe ndërroi jetë një vit pas ardhjes së saj në jetë.
    Elisa nuk e di nëse tezja e saj e mësoi ndonjëherë për marrëdhënien e të shoqit dhe së motrës apo për lindjen e fëmijës. Vetë ajo e ka ditur që ka qenë e birësuar, por ka pritur derisa prindërit adoptues janë ndarë nga jeta për të takuar ata biologjikë.
    Ardit Gjebrea: Ti kur e ke marrë vesh këtë histori?
    Elisa: Unë e kam marrë vesh kur kam qenë në shkollë, por nuk kam dashur për të arritur dhe për të lënduar shpirtin e dy prindërve të mi që më morën aq të vogël.
    Ardit Gjebrea: Ti që në shkollë e more vesh që ishe vajzë e kësaj dashurie?
    Elisa: Jo. Unë thjesht në shkollë kam marrë që nuk jam vajza e Arqile Dhamos, që është babai im që nuk jeton më, por jam vajza e Luljetës.
    Ardit Gjebrea: Por kur more vesh që ishe vajza e kësaj historie?
    Elisa: Përpara 3 vjetësh, kur unë kam qenë 35 vjeçe kam marrë vesh që unë jam vajza e Luljeta Lukanit dhe Ramazan Jollës. Atëherë, kam dashur për të shkuar dhe për t’i takuar. I kam takuar dhe kur kam arritur për t’i takuar, më kanë thënë që kjo ka qenë historia jote, kishin edhe fëmijë të tjerë mbrapa...
    Ardit Gjebrea: Cilët fëmijë të tjerë mbrapa?
    Elisa: Kanë bërë edhe 4 fëmijë mbrapa, mbrapa meje. Kanë bërë tre motra, kanë edhe një djalë.
    Eni Çobani: I njëjti çift.
    Elisa: Babai, pasi ka vdekur tezja ime këta janë martuar po të dy.
    #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    #xhemile #elisa #nene #kunata #biresim #lidhjejashtemartesore
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...
  • Розваги

КОМЕНТАРІ •