Po ikin edhe shoferët e kamionit/ Sipërmarrësit: Po shohim mundësinë të punësojmë të huaj -

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 24 лют 2023
  • Subscribe: bit.ly/vizionplustv
    Web: www.vizionplus.tv
    Facebook: / vizionplustv
    Twitter: / vizionplustv
    Instagram: / vizionplustv
    TikTok: / vizionplustv
    MIMOZA IBRAGAZETARE“20 kamionë që bëjnë transport mallrash qëndrojnë të fikur sepse mungojnë shoferët. Për të plotësuar vendet boshe, edhe ky sektor po i drejton sytë te tregu i huaj.”Në një ditë normale pune, të 60 kamionët që Rodolf Xhillari administron duhet të ishin në terren, duke ngarkuar dhe shkarkuar mallra. Por prej mungesës së fuqisë punëtore, një pjesë e flotës qëndron e parkuar prej disa javësh tashmë. Sipas Xhillarit, shoferët po emigrojnë drejt Gjermanisë, një fenomen i theksuar më së shumti në vitin e fundit.RODOLF XHILLARIADMINISTRATOR, KOMPANI TRANSPORTI MALLRASH“Unë në kompaninë time bëj transport me kontejnerë, nga Porti i Durrësit në qytetet e Shqipërisë dhe Kosovë dhe Maqedoni. Problemi i mungesës së shoferëve ka filluar para 3-4 vjetësh. Kjo po na shkakton një dëm të madh sepse siç e shikoni, gjithë këta kamionë qëndrojnë të fikur, kryesisht prej mungesës së shoferave. Shoferat nuk kanë moshë. Ikin të gjithë.”Por pse po largohen edhe shoferët? Arsyeja kryesore, sipas Xhillarit, nuk është pagesa e ulët që ata marrin. Ai shpjegon se një shofer paguhet 25 euro për një rrugë rrugë transporti, pothuajse i njëjti nivel si në Gjermani. Por ndryshe nga Gjermania, shoferët në Shqipëri nuk bëjnë dot shumë rrugë transporti në ditë prej vonesave me kontrollin në port.RODOLF XHILLARIADMINISTRATOR, KOMPANI TRANSPORTI MALLRASH“Shoferët paguhen pothuajse njësoj si në Gjermani. Shoferi këtu nuk bën dot punën që bën shoferi në Gjermani apo në shtetet e tjera të Evropës sepse pengohet nga shumë procese në Portin e Durrësit, që është në prapambetje të madhe. Sistemet që ka në përdorim sot e kaq vite, po marr një shembull, një rrugë transporti nga Durrësi në Tiranë. Shoferi që të bëjë rrugë, të marrë kontejnerin nga Porti i Durrësit dhe të shkojë ta shkarkojë në magazinën e klientit në Tiranë, nuk diskutohet një ditë, por shkon edhe një javë apo 10 ditë. Sidomos kontejnerët frigoriferë. Një distancë kaq të shkurtër në Gjermani bëjnë 4-5 rrugë në ditë dhe merr shoferi 100 euro në ditë, shoferat tanë bëjnë vetëm një rrugë.”Njësoj si shumë të tjerë, edhe Rodolf Xhillari do të zgjidhë mungesën e shoferëve vendas me ata të huaj.RODOLF XHILLARIADMINISTRATOR, KOMPANI TRANSPORTI MALLRASH“Ne kemi komunikuar me një kompani, me të cilën kemi bërë një parakontratë për të marrë disa shoferë. Në fillim 20 shoferë nga Egjipti.” MIMOZA IBRAGAZETARE“Pas krahëve të mi po punohet për godinën ku do të qëndrojnë dhe do të akomodohen punëtorët e huaj pasi të vijnë në Shqipëri.” Projekti i godinës përfshin dhoma qëndrimi, gjumi dhe mensë për të ngrënë për shoferët e huaj.Por pavarësisht investimeve të tilla, bizneset i tremben largimit të punonjësve të huaj në vendet e tjera të Evropës.

КОМЕНТАРІ • 253

  • @artanmeti8834
    @artanmeti8834 Рік тому +44

    Nuk mungojn shoferet, I larguat ju me shoke.

  • @youtubee_1980
    @youtubee_1980 Рік тому +55

    Po nuk i keni paguar o shok,

  • @alexandrosmarku864
    @alexandrosmarku864 Рік тому +23

    Akoma se kan kuptuar kopanit dhe bizesmenet karagjoza qe tallen me punetorin jan lodhur dhe ka humbur durimi qet shpresojin qe dot paguhen mire apo ne daten sipas marreveshjeve

  • @radiojonmuzikdjliku5583
    @radiojonmuzikdjliku5583 Рік тому +11

    Bëhuni rrogat 1 mij eurooo në muaj, 25 euro rruga thotë 🤧🤧🤧 1 mij euro dhe 25 euro për të ngrënë në ditë! E të shofesh ça behet.

  • @youtubee_1980
    @youtubee_1980 Рік тому +39

    Kjo eshte gje e bukur jo per ty o shok po per ato si e bene kete poshtersi se ska poshtersi me te madhe se te deboish kombin tend nga vendi.

  • @shijak0777
    @shijak0777 Рік тому +32

    Mirë Kanë bër paguni Mirë

  • @ervisvisi1
    @ervisvisi1 Рік тому +16

    Shyqyr qe kan ik, paguaj 1000-1500€ nmuj jo 500mij lek

  • @napolondervishi9597
    @napolondervishi9597 Рік тому +14

    Po perse su keni bere mence shoferave Shqiptare ,, problemi I vonesave nuk eshte I shoferave,, eshte mos kordinimi I Juaj me Portin si kompani,,

  • @fitbehrami1240
    @fitbehrami1240 Рік тому +14

    Ooooo Zot mundsoja cdo personi te ik pastaj Vozitin shefat

  • @gesti7199
    @gesti7199 Рік тому +18

    Epo me 3 aspa do vere te mire

  • @albacahani5862
    @albacahani5862 Рік тому +14

    Po rrini hani mur aty ku jeni

  • @besnikalgjoni8725
    @besnikalgjoni8725 Рік тому +15

    Po shum mir ja bëjn që hikin se ti paguash me 600 apo700mij lek dhe gjith ditën pa izbrit fare nga kamjoni kan shum të drejt

  • @kleonona
    @kleonona Рік тому +16

    Ato te huajt vijne ne shqiperi per dy muaj sa te bejne ndonje lek te marrin edhe vizen per ketu, pastaj mir u pafshim per Europe🤣

  • @luftarmerdini
    @luftarmerdini Рік тому +15

    Paguani 900 ero ne muaj jo 500 mij lek rini tashi

  • @bababablok6371
    @bababablok6371 Рік тому +8

    hala mir eshte dote ikin tegjithe luani me puntor

  • @jetonidrizi3266
    @jetonidrizi3266 Рік тому +4

    Aty marrin 400 euro ne muaj ndersa ne eu 3500 euro

  • @fahricokaj2247
    @fahricokaj2247 Рік тому +7

    Nga divela in puglia ne poloni 4.000 euro nji rruge ne jave rrini me rrogen e Edi rames e kini pak

  • @gentkurpali-kx8yq
    @gentkurpali-kx8yq Рік тому +4

    Shyqyr se u erdh dita dhe shoferave

  • @user-lh1ob3xw8t
    @user-lh1ob3xw8t Рік тому +2

    Po kemi shtet jqj i largun te gjithe Shqiptaret sa erdhen ne pushtet e degjenerun vendin.

  • @asim9145
    @asim9145 Рік тому +2

    Keni shum Te Drejt . Duhet te Rregudhohen Rruget . Edhe Policija mos ti Ndalin Kotë . Duke ju Marr Pesmi Lek keshtu Asht Fimi ne Shqiperi . Policija Duhet te jenë ne Sherbim te Popudhit . Duhet te kenë Respekt Popull tek Rroba e Policis .