Klan News - Hapet për qarkullim rruga Orikum-Dukat

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 11 вер 2024
  • Të gjithë ata që kanë vendosur të pushojnë në plazhet e jugut të vendit tashmë do ta kenë më të lehtë. Aksi nga Orikumi në Dukat është hapur këtë të premte për të gjitha automjetet përpara afatit.
    Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe njëkohësisht ministre e Infrastrukturës pa nga afër punimet duke theksuar se rruga është hapur përpara afatit me qëllim lehtësimin e lëvizjes.
    “Sot do të hapim një segment shumë të rëndësishëm të Orikum-Dukat, një nga projektet më të rëndësishme që lidh Vlorën me tunelin e Llogarasë.”
    Ky investim u ka dhënë zgjidhje problemeve të vazhdueshme me rrëshqitjet në zonën e Dukatit.
    “Vetëm mirëmbajtja pasi çdo dimër ai rrëshqiste, janë krijuar disa herë devijime, por nuk jepnin asnjë zgjidhje.”
    Balluku apeloi që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes.
    “Kjo rrugë ka vijën e verdhë, që është kantier, e hapëm për të qenë e aksesueshme për periudhën e turizmit, por sigurisht do të vazhdojmë këtu punimet pasi të mbarojë sezoni, pas datës 1 Tetor. Ndaj bëni kujdes, të ndiqni vijën e verdhë dhe të ecni me shpejtësinë e diktuar në tabelat brenda kantierit.”
    Së bashku me bypass-in e Vlorës dhe së shpejti edhe tunelin e Llogarasë, kjo do të afrojë ndjeshëm për të gjithë plazhet e kaltra të Jonit.
    15 kilometrat e reja të Orikum-Dukat shkurtojnë maksimalisht distancën drejt bregdetit, duke i dhënë një frymëmarrje të re turizmit dhe ekonomisë.
    SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/kate...
    Follow Klan News on Facebook: / klannews
    Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
    #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

КОМЕНТАРІ • 4