Burg për shokët e Aldi Ramës, avokati: Mund të kishin ikur kur policëve iu mbaruan fishekët, por...

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 12 вер 2024
  • Gjykata vendosi t’i lerë në burg këtë të premte dy të rinjtë Armando Marku dhe Kristjan Sherrin. Ata ndodheshin në makinë me Aldi Ramën, ditën kur 21-vjeçari vrau nënkomisarin e policisë, Saimir Hoxha.
    Vendimi i kundërshtua nga avokatët e dy të rinjve. Në një prononcim për gazetarët, avokati i Armando Markut tha se pretendimi i organit të akuzës për moskallëzim krimi nuk qëndron. Sipas tij ata nuk kanë pasur lidhje me Aldi Ramën, pasi nëse do kishin pasur do ishin larguar me të. Por ndodhi e kundërta.
    “E vërteta qëndron se policia ka pjesën e vet, për shkak të cilave ka humbur edhe jetën një oficer i nderuar i Policisë së Shtetit. Momenti që ka ndodhur ngjarja, policët kanë qenë pa kurrfarë shenja dalluese se janë policë të shtetit. Tani mediat, gjykata, prokuroria, mundohen të mbrojnë veprimet e paligjshme të Policisë së Shtetit. Pretendimet e akuzës janë se dy të mbrojturit prej nesh kanë kryer veprën penale të moskallëzimit të krimit. Ngjarja është e hapur, ka ndodhur në mes të policisë, prezent me policinë. Nuk kanë pasur lidhje fare me vrasësin të ndjerë tashmë. Këta që ne mbrojtëm sot, po të kishin lidhje do të kishin ik me atë që vrau policin. Por kanë nejt me dy policët, sepse policët kur u kanë mbaruar fishekët janë trembur më shumë se këta. Mund të kishin ikur prej policisë se ishin djem më të fuqishëm se dy policët, policët nuk kishte më fishekë, por kanë ndihmuar policinë, për ta vënë në autoambulancë policin e plagosur.
    “Jemi para faktit që të dy të mbrojturi prej nesh nuk kanë kryer asnjë vepër penale”, tha avokati, ndërsa shtoi se ky vendim do të apelohet.
    Dy ditë më parë, policia tha arrestimi i tyre u bë për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit të krimit.
    “Armando Marku, 26 vjeç, i arrestuar për veprat penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal dhe “Përkrahje e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal. Ky shtetas ka qene i dënuar më parë për veprë ne penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. Kristjan Sherri, 25 vjeç, i arrestuar për veprat penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal dhe “Përkrahje e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal”, thuhej në njoftimin e policisë./tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

КОМЕНТАРІ • 1