Balla për arrestimin e Beqajt: Të korruptuarit jashtë politikës. PD të mos mbajë sy standarde

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 3 лип 2024
  • Ministri i Brendshëm Taulant Balla shprehu falënderime për kontributin e dhënë nga Shtetet e Bashkuara, në ndërtimin e një sistemi të ri drejtësie dhe luftën kundër korrupsionit.
    Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Balla ftoi opozitën që si akt të patë politik, të bëjë diferencimin nga “non gratat”, duke iu referuar Berishës.
    “Personat që janë përfshirë në korrupsion të lartë nuk duhet të jenë pjesë e këtij Kuvendi dhe pjesë e politikës në tërësi.
    Është e papranueshme që të kemi persona “non grata” nga SHBA, që janë pjesë e politikës. Ka ardhur koha të gjeni pak kurajë, nëse ju ka mbetur, për ta ndarë veten tuaj nga non gratat. Është qesharake, gjatë gjithë ditës ndoqa fjalët e deputetëve, se nuk mund të thuash se Sali Berisha qenka i dënuar politik, se SPAK në rastin e tij ka bërë gabim, është përdorur nga shumica dhe pastaj në pjesën tjetër të fjalës, të thuash se SPAK ka bërë mirë me ish-ministin apo përfaqësues të krahut tjetër të sallës. Ky SPAK, kur ne flisnim në 2016 shumë prej jush qeshnin. Por ne e dinim prej ditës së parë se një strukturë e posaçme, e cila të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar duhet ngritur dhe u ngrit. Ju erdhët me pahir nga çadra, nga bojkoti, për të votuar ndryshimet kushtetuese. Prej atij momenti, ajo që quhet PD, i ka sabotuar të gjitha ligjet që lidhen me implementimin e plotë të paketës se madhe të reformës në drejtësi.
    Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme: / news24albania
    Website: www.balkanweb.com/
    Ndiq News24 në Facebook: bit.ly/2K4vrI4
    Ndiq News24 në Instagram: bit.ly/41waTOE
    Ndiq News24 në X: / balkanwebcom
    #news24albania #lajmeshqip #lajme #lajmifundit #News24AL #news24
  • Розваги

КОМЕНТАРІ • 5

  • @a.sa.s450
    @a.sa.s450 4 дні тому

    Ky eshte burri mire shume.