Kisha Shna Ndou, At Prel Gjurashaj: Gjithçka ka filluar me mrekullirat në vendet e tjera

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 6 лис 2023
  • Emisioni “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme është ndalur tek kisha 'Shna Ndou' në Laç ku At Prel Gjurashaj ka treguar detaje lidhur me kishën dhe historinë e saj. Gjatë tregimit të tij At Prel Gjurashaj tregon edhe për rastin e një çifti në Itali të cilët nuk kishin pasur fëmijë për 22 vite dhe gruaja i ka kërkuar ndihmë Shën Nout arriti të kishte fëmijë ku ishte me probleme fizike por gruaja i ka kërkuar një mrekulli të dytë, shërimin e fëmijës e cila po ashtu ka ndodhur.
    At Prel Gjurashaj: Sot madje janë pak. Dita e Martë më e frekuentuar, por janë shumë të frekuentuara edhe e Shtuna edhe e Diela. Vijnë nga gjithë vendi dhe fetë. Gjysma janë krishtere dhe katolikë dhe gjysma tjetër janë muslimanë, bektashianë , ortodoksë dhe besimtarë të tjerë.
    Blendi Fevziu: Si ka mundësi që kisha e Lacit merr edhe besimet e tjera pra ka fituar statusin e një vendi të shënjtë?
    At Prel Gjurashaj: Besoj nga karizma e madhe që ka ky shenjt që është Shna Ndou i Padovës.
    Blendi Fevziu: Cila është historia e Shna Ndou të Padovës
    At Prel Gjurashaj: Shna Ndout ishte një prift agustinian që jetonte në Lizbona. Kur kanë kaluar franceskanët e parë që po shkonin në Afrikë. Ky i ka parë këto françëskanë kur janë kthyer nga Maroku gjithë të vrarë se janë martirizuar të gjithë pse kishin shpallur ungjillin e Jezu Krishtit në Marok. Këtij i ka bërë përshtypje sa është bashkuar edhe ai me françeskanët. Edhe ai ka dasht me shku në Marok, por pse ka qenë i sëmurë është dashur të kthehet dhe ka përfunduar në Itali ku ka ndenjur për 10 vite. Është i varosur në Padova.
    Blendi Fevziu: Kur është ndërtuar kisha?
    At Prel Gjurashaj: Kur kanë ardhur françeskanët e parë kanë ndërtuar shtëpinë e parë edhe kishën e parë në shekullin e 14. Legjenda e vjetër tregon se ka dasht të ndërtohet në krahun tjetër, por kur kanë grumubulluar materialin ditën e nesërme e kanë gjetur të gjithë materialin këtu edhe kanë menduar që kjo është dëshira e zotit që të ndërtohet këtu.
    Blendi Fevziu: Pse pretendohet se kisha është një vend i shenjtë?
    At Prel Gjurashaj: Gjithçka ka filluar me mrekullirat në vendet e tjera. Në Itali në shekullin 16 është bërë një mrekulli për një çift që për 22 vjet nuk kishin fëmijë. Gruaja duke kërkuar ndihmë Shën Ndojit lindi fëmijë pas 22 vitesh, por me deformime fizike dhe ajo i kërkoi zotiti një mrekulli të dytë që t'ja shërojë fëmijën dhe ndodhi mrekullia e dytë. Prej atëherë është përhapur edhe këtu.
    #opinion
    | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
    Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

КОМЕНТАРІ • 8

  • @DritaSokoli-in5fv
    @DritaSokoli-in5fv 12 днів тому +1

    O shejti ishnanue mi ruaj djal vajza burr vella e motra te falendroj me ❤ e shpitin tim

  • @GjulianaCoraj-yj7rk
    @GjulianaCoraj-yj7rk 2 місяці тому +1

    O mrekulluesh.i shejti i shna Ndue na ndimo 🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏

  • @lauretalamce5499
    @lauretalamce5499 7 місяців тому +4

    Po edhe Nje shoqja ime me ka thene keshtu eshte e vertet Nje mrekulli kisha e lacit 🙏

  • @gazivlore3401
    @gazivlore3401 2 місяці тому +2

    🙏🏻✝️

  • @hotjani809
    @hotjani809 7 місяців тому +3

    🇦🇱🇦🇱🇦🇱✝️✝️✝️

  • @anthonyberishaj2291
    @anthonyberishaj2291 7 місяців тому +5

    🙏🏻✝️