Bashkëshorti i propozoi në prani të vjehrrës, Eliona Pitarka ‘mori hakun’ me lajmin e shtatzënisë

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 26 бер 2022
  • Si vajzat e vogla që ëndërrojnë princin e kaltër, Eliona Pitarka e kishte imagjinuar edhe momentin e propozimit. Për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, aktorja tregon se e dëshironte shumë një propozim romantik, por erdhi në një formë krejtësisht ndryshe nga ëndrrat e saj.
    Eliona Pitarka: Ai e dinte që unë e doja një propozim shumë të bukur dhe nuk e bëri fare ashtu siç e kisha menduar. Një njeri që vihet në siklet për çdo gjë, edhe pse e dinte fiks si e doja unë, e ka bërë në shtëpinë e prindërve të vet, në prani të mamasë së tij që i thoshte “po ti ulu në gjunjë të paktën kur t’ia vendosësh atë unazën”. Ishte situatë shumë e sikletshme.
    Në marrëdhënien e tyre 5-vjeçare, Gala erdhi pas 4 vitesh, një shtatzëni e planifikuar që i emocionoi të gjithë. Eliona tregon se lajmin bashkëshortit ia dha në mënyrën më të pazakonshme.
    Orinda Huta: Si e zbulove?
    Eliona Pitarka: Motra ime. Unë as nuk e kisha ndërmend të bëja një test shtatzënie, ishte shumë herët për ta bërë sepse nuk dyshoja ende. Ai ka qenë duke drekuar me shokët, unë e kam marrë në telefon dhe i kam shkuar atje jashtë ku ishte. E kam thirrur të vijë dhe pasi ka dalë, i thashë “po ti more burrë, unë të marr në telefon, ti del me shokët, do bëhesh baba, pse kështu bëhen këto gjëra?” Kështu ia kam treguar, ai s’po e kuptonte se ç’po thoja. “Ti do bëhesh serioz, ç’po bën kështu, do bëhesh baba”. Unë kisha marrë testin me vete, pastaj shokët e panë nga brenda dhe e kuptuan e filluan duke bërtitur.
    Teksa Gala ka gëzuar jetët e tyre, Eliona ka nisur të mendojë edhe për një fëmijë tjetër, sidomos prej dëshirës që partnerit që dëshiron të ketë dy vajza të tjera.
    Orinda Huta: Mendoni për një bebe të dytë?
    Eliona Pitarka: Po dhe shumë shpejt madje. Më duket e çuditshme, të paktën mamatë që më rrethojnë, në fis, në shoqëri, kolegë që thonë “prit të rritet njëherë”. “Jo” i them unë, e kam menduar shumë shpejt madje.
    #JoVetëmModë #OrindaHuta #TvKlan
    #ElionaPitarka
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

КОМЕНТАРІ • 5