Shihemi në gjyq - "Është më i butë se ç’duhet”. Gruaja kërcënon burrin me divorc! (9 Maj 2021)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 11 гру 2024
  • #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
    Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë një çift bashkëshortësh ku tregojnë problemin me të cilin ata janë përballur vitet e fundit. Zonja Luiza tregon se ka pasur një martesë të lumtur me Lavdimin prej 26 vitesh, por ka disa kohë që ajo është një sherr të madh me të dhe me familjarët e tij. Nëse nuk i rregullojnë problemet me pronën që ata kanë, Luiza i tregon bashkëshortit se do ndahet nga ai.
    Lavdrimi: Nuk të le unë të largohesh me fëmijët pa më thënë arsyen.
    Luiza: A ke rehat ti në shtëpi?
    Lavdrimi: A të godas unë ty, a të vë dorë, të kam ofenduar? Çfarë do ti prej meje?
    Luiza: Ky po më çmend zonja Eni, më mirë të më kishe sharë, të më kishe rrahur, t’i më ke vrarë shpirtërisht, kur ishte për të më dëgjuar, nuk më dëgjove. Në 2010 ne me dëshirë dhe mirëbesimin e familjarëve të tij, na dhuruan një vend për shtëpi. E ndërtuam, por nuk e bëmë për 1 natë, e nisëm në 2010 dhe në 2018 u përfundua. Ajo shtëpi është bërë me gjak dhe me djersë. O zotëri ty të kanë futur thikën prapa shpine, ti akoma nuk e kupton dhe e ndjen. Në 2016 babai i zotërisë, pronën që na i dhuroi së bashku me shtëpinë që ndërtuam neve ia hedh kunatit, e bën pronar kunatin.
    Lavdrim: Babai me dashje apo pa dashje, nuk di ta shpjegoj e ka hedhur pronën e shtëpisë sime në emër të tim vëllai.
    Eni Çobani: Ku e keni dhurimin e 2010 që ju ka bërë babai juaj Seferi. Ju nuk duhet të vini tek unë, keni një baba gjallë që duhet t’ju mblidhte tre djemtë dhe t’ju thoshte kjo është e jotja, kjo është e jotja, kjo është e jotja. Saferi nuk e ka bërë dhe pse nuk e ka bërë e di ti nuk do na i thuash, është problemi juaj. Në 2010 ty nuk të është dhuruar asnjë gjë, as një metër tokë, të është thënë me fjalë, hajde ndërto këtu, por toka ka qenë e babait.
    Luiza: Ata ta punuan prapa krahëve, si e bëri babai vëllain pronar e ty s’të bëri dhe pronën tënde ia hodhi atij. Ai po bën ligjin në shtëpi, po luan me ne.
    Eni Çobani e pyet se ku i ka dokumentet që vërtetojnë se shtëpia është pronë e tij dhe që zonja të rrijë e qetë.
    Eni Çobani: Kjo të ka ikur por ti nuk e ke kuptuar akoma.
    Lavdrimi: Jo ajo nuk ka për të ikur. Unë nuk e dija që babai ia ka dhuruar vëllait.
    Luiza i thote bashkëshortit që nëse nuk e zgjidh këtë problemin e pronës, ajo do marrë djemtë dhe do largohet nga shtëpia. Në fund të seancës Eni Çobani tregon edhe zgjidhjen e vetme që çifti mund të ketë për të mbrojtur pronën e tyre.
    Eni Çobani: Në vitin 2011 ka vdekur njëri prej anëtarëve që është nëna e zotit Sefer, gjyshja e këtyre fëmijëve dhe pas katër vitesh ka vdekur bashkëshortja e Seferit dhe nëna e djemve. Të dyja zonjat kanë përfituar pjesë dhe më pas nuk janë bërë dëshmitë e këtyre zonjave se kush takon pjesën takuese të tyre. Tek gjyshja nuk fiton vetëm Seferi por edhe dy motrat e Seferit, hallat e këtyre zotërinjve, ato janë bashkëpronare në pjesën tuaj.
    Nga nëna juaj ju përfitoni të katërt, babai juaj dhe ju të tre në pjesë të barabarta. Unë i drejtohem familjes suaj dhe hallave të nderuara, këtu do dalin dëshmitë e trashëgimive të dy zonjave, do dalin se kush janë trashëgimtarët, do ripjesëtohet pjesa takuese e këtyre zonjave, t’u shpërndahet këtyre trashëgimtarëve dhe si rrjedhim dhurimi që zoti Sefer ka bërë në vitin 2016 më vjen keq zoti Sefer që kjo kontratë do dalë absolutisht e pavlefshme, prona do kthehet në origjinë, po ripjesëtohet në bazë të pjesëve që kanë mbetur në bazë të trashëgimisë dhe urojmë që patjetër që kjo pjesë në të cilët zotërinjtë kanë ndërtuar të mbetet e tyrja bashkë me ndërtimin. /tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

КОМЕНТАРІ •