Arapash me miell misri dhe djathe. Arapash per mengjes.

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 22 жов 2024
  • Pershendetje miq! Arapash me djathe per mengjes.
    Mengjeset e fundjavave jane gjithmone me te plota me te avashta, duke bere muhabet me njeri-tjetrin (duke u njohur me shume sic thot babi im gjithmone..) Jane ato mengjeset e vona ku tv nuk hapet dhe mengjesi zgjat deri ne 10- 11te. Ku i plotesohet qejfi cdo pjestari meqe ka ngrene shpejt e shpejt per ne shkolle e pune gjithe javen. Une sot pergatita arapash me djathe kackavall, veze te ziera, ullinj, caj e buke te thekur per me recel.
    Jua sugjeroj edhe juve ta provoni ne kete menyre arapashin. Une nuk perdor shellire djathi, perdor djathe e qumesht dhe del super te dashur miq. Po ju me cilin arapash njiheni sepse ka disa receta arapashi ka arapash stani ku perdoren vec te brendshmet, ka arapash me mish te grire, ka dhe me mish qengji. Po ju cilin keni provuar? Une vec kur kam shfletuar librat e gatimit e kam kuptuar qe kesaj recete i themi arapash. Sepse ketu ne Turqi gatuhet shume dhe ka emer tjeter. Shpresoj dhe ju ta provoni ne kete menyre sepse jam e sigurt qe ketej e tutje arapashin me djathe do ta gatuani gjithmone keshtu.
    3 luge gjalpe
    3 luge miell misri
    djathe kaçkavall
    300ml qumesht
    kripe sipas nevojes
    Ju befte mire!
    Afiyet olsun!
    Bon appetit!
    İmail; elonaskitchen@gmail.com
    instagram- youcancoookit www.instagram.com
    Nese ju pelqeu videoja mos harroni t'i jepni "Like" duke me mbeshtetur qe te krijoj video te tjera te tilla, nese deshironi te viheni ne dijeni te nje videoje te re thjesht abonohuni dhe klikoni zilen (eshte falas) dhe do t'ju vije nje njoftim sa here qe "You can cook it" te kete postuar nje video te re.
    Music: UA-cam audio library

КОМЕНТАРІ • 146

  • @irinirexhepaj7136
    @irinirexhepaj7136 Рік тому +1

    Shum flm Elona për shpjegimin .
    Të lumshin duart

    • @youcancookit
      @youcancookit  Рік тому

      Faleminderit edhe juve qe me shkruani 😘❤🍀

  • @violetapepa7453
    @violetapepa7453 2 роки тому +4

    Te degjosh zerin ten eshte shum knaqsi jo te provosh gjellet qe pregatit ti e dashur. 🙏😘💐

    • @youcancookit
      @youcancookit  2 роки тому

      Faleminderit shume zemer. Eshte miresia juaj. Ju uroj gjithe te mirat.🙏❤🍀😘

  • @paulbalili2363
    @paulbalili2363 5 місяців тому

    Shume simpatike ky prezantim gatimi. Leberve ju pelqen shume.

  • @kikomia9263
    @kikomia9263 2 роки тому +2

    Te lumshin duart sae mire qe je ! Te bekofte zoti

    • @youcancookit
      @youcancookit  2 роки тому

      Faleminderit zemer. Zoti ju bekoftë edhe juve qe me falni vec mirësi e dashuri. Ju uroj gjithe te mirat.🙏🍀❤😘

  • @KompjuteriAferdites
    @KompjuteriAferdites Місяць тому

    Te lumshin duart

  • @shumeveshtirkurbetikusheka4393
    @shumeveshtirkurbetikusheka4393 2 роки тому

    Duart ike flori zemer sa me pelqejn shum recetat e tua sej bravisima pershendetje nga italia

  • @annatzika1945
    @annatzika1945 Рік тому

    Te lumshin duart lona
    Te falenderoj shume
    Do ta bej menjeher

  • @nexhmijenasufi9600
    @nexhmijenasufi9600 2 роки тому

    Te lumshin duart Elona se pertej asaj qe jan te mrekullueshme ju shpjegoni aq bukur sa na mahnit me bije ti shof nga dy her po un kam ngren arapash me mish qingji ne Llogara mqnse je nga Vlora dhe sa her shkoj andej mjafton te jet pak fresk dhe e mar.🌟🌟🌷🌷

  • @diturinebiu8113
    @diturinebiu8113 Рік тому

    Te lumshin duarte❤️
    Gezuar vitin e Ri,te keni shendet e mbaresi bashke me familjen tuaj⭐⭐🙏🙏

  • @kikomia9263
    @kikomia9263 Рік тому

    Te lumt je e mbrekullueshme !

  • @tteeaa13
    @tteeaa13 2 роки тому +1

    Sa te mir e bere te lumshin duart 😍😍😍 dhe kur e shpjegon shum e sakt Faleminderit per recetat qe ndan me ne 😘😘😘😘😘

  • @lyricsthere7063
    @lyricsthere7063 2 роки тому

    Shum faleminderit per urimin ne fund te vidios , dhe te lumshin duart e arta ♥️

  • @dritashehaj9292
    @dritashehaj9292 2 роки тому

    Të lumshin duart dhe goja zonjë e nderuar Do të falenderoja shumë nqse na tregoni si bëhet Arapashi me të brëndëshmet e qingjit Lum familja juaj që ju ka dhe që provon gjithçka nga dora juaj

  • @dekeismaili5019
    @dekeismaili5019 2 роки тому +2

    Te lumshin duart 👌

  • @mimozadervishi9284
    @mimozadervishi9284 2 роки тому +7

    Te lumshin duart e arta .Djali im pelqen shume te brendshmet e bagetive .Do me pelqente te shikoja pergatitjen e arapashit me te brendshme.Faleminderit ,respekte per ju ,mbaresi ne familje .

    • @youcancookit
      @youcancookit  2 роки тому +1

      Ok Mimoza do ta kem parasysh. Nese e provon kete beje si e kam bere une, me qumësht jo me shellire se te behet shume e kripur me shellire. Gjithe te mirat e dashur. 🙏🍀❤😘

    • @matildapasha1369
      @matildapasha1369 2 роки тому

      @@youcancookit arapash

    • @Katie-tj5np
      @Katie-tj5np 2 роки тому +1

      @@youcancookit gatimi qe bente gjyshja ime para 20vitesh....ju lumshin duart shume nostalgji me solli KY gatim

  • @donikaziu9102
    @donikaziu9102 2 роки тому

    Te lumshin duart
    Je shume e kuptueshme ne shpjegimet
    Te uroj suksese te metejshme

    • @youcancookit
      @youcancookit  2 роки тому

      Faleminderit e dashur. Ju uroj gjithe te mirat.🙏🍀❤😘

  • @filloretaqarraj5194
    @filloretaqarraj5194 Рік тому

    Te lumshin duart🙏

  • @danavelaj7323
    @danavelaj7323 2 роки тому

    Te lumshin duart Elona,,do ta pregatis sonte, ne e kemi pregatit gjithmone me djathe,,do ta provojme edhe me mish

    • @danavelaj7323
      @danavelaj7323 2 роки тому

      Faleminderit Elona

    • @youcancookit
      @youcancookit  2 роки тому

      Kur e benit me djathe perdornit uje apo qumësht ? Nese e provon pergatite keshtu me qumësht se del shume e mire. Gjithe te mirat zemer.🙏😘🍀❤

    • @danavelaj7323
      @danavelaj7323 2 роки тому

      @@youcancookit po me qumësht, del shumë e mire,,faleminders Elena

  • @tanamamica8157
    @tanamamica8157 2 роки тому

    Te lumshin duart super

  • @miraxhaferaj3891
    @miraxhaferaj3891 2 роки тому +1

    O sa më bënte mua gjyshja zemër më pëlqen shumë 💝 un dua thjesht po mish 🌃

  • @valbona3851
    @valbona3851 2 роки тому +5

    Sa urim te bukur ben o Lona! Mjalte e ke gojen dhe duart te arta! ❤️

    • @youcancookit
      @youcancookit  2 роки тому +1

      Faleminderit zemer. Po i uroj me gjithe shpirt mos t'ju mungoj era e mire e te gatuarit ne shtepi dhe te kene harmoni se pa harmoni familjare s'te behet as te gatuash e as te ulesh ne sofer. Zoti u thente te gjitheve harmoni e begati ne familje. 🙏😘🍀❤

    • @valbona3851
      @valbona3851 2 роки тому

      Amin moter!!!🤲🏻

    • @lilianacardaku2079
      @lilianacardaku2079 2 роки тому

      Te lumshin duart

  • @nikollnikoll9810
    @nikollnikoll9810 2 роки тому +1

    Te lumshin duart elona.........

  • @vrikvrik2638
    @vrikvrik2638 2 роки тому

    Te lumshin duart Elona te ndjek me kënaqësi me padurim i pres recetat e tua

    • @youcancookit
      @youcancookit  2 роки тому

      Faleminderit zemer. Jam e lumtur qe ju kam ketu. Ju uroj gjithe te mirat.🙏😘🍀❤

  • @adiadelinarama3377
    @adiadelinarama3377 2 роки тому

    Te lumshin duart 👏😋
    Do Ta bej neser😍😋😋

  • @egladuro8241
    @egladuro8241 7 місяців тому

    Te lumshin duart Po te kesh mundesi na jep receten e harapashit me melci Flm Pershendetje nga Tirana 🎉

  • @linditagockaj9715
    @linditagockaj9715 2 роки тому +1

    Pershendetje e dashur.un kam provuar arapash me te brendeshme qengji ...ate do te doja te na e tregoje .te lumshin duart e arta .

  • @user-gz6lg6sx4m
    @user-gz6lg6sx4m 2 роки тому

    Te lumshin duart Lona👌👌💖

    • @youcancookit
      @youcancookit  2 роки тому

      Faleminderit Leta. Te perqafoj.🙏🙏🍀🍀❤❤😘😘

  • @florenadushi3919
    @florenadushi3919 2 роки тому

    Te lumshim duart do e provoj👏😍

  • @xhiljolashala420
    @xhiljolashala420 2 роки тому

    Do ta provoj jemi nè dimèr dhe mund tè haet mirè !!!👍👍👍

    • @youcancookit
      @youcancookit  2 роки тому +1

      Po tani ne dimer shkon shume duke u ngjyer me kafshatë me buke te thekur dhe me nje gote çajë. Super.🙏🍀❤

  • @arbenkoleci1866
    @arbenkoleci1866 2 роки тому

    Te lumshin duret

  • @zhanetamertiri5332
    @zhanetamertiri5332 2 роки тому

    Duket e mrekullueshme të lumshin duart ♥️

    • @youcancookit
      @youcancookit  2 роки тому

      Faleminderit e dashur. 🙏😘🍀❤

  • @altinspahiu5595
    @altinspahiu5595 2 роки тому

    Faleminderit.

  • @easybeautytips8532
    @easybeautytips8532 2 роки тому +1

    Ja idea per neser ne mengjes 😇 te lumshin duart kjo del shum e mire sidomos per femijet esht super 👌 👍 😍 🥰 😘

    • @youcancookit
      @youcancookit  2 роки тому

      Faleminderit Lita. Te puth e përqafoj zemer.🙏😘🍀❤

  • @goldname633
    @goldname633 2 роки тому +1

    Të lumshin duart Lona!❤ Unë preferoj arapashin me të brëndshmet e qëngjit..😋😋

    • @youcancookit
      @youcancookit  2 роки тому +2

      Faleminderit motra. Provoje edhe kete jepi nje shans se del super. Por beje keshtu si e kam bere une me qumësht jo me shellire. Hahet me te ngjyer me cap buke. Eshte shume i shijshëm.🙏🍀❤😘

    • @goldname633
      @goldname633 2 роки тому +1

      @@youcancookit Do t'a provoj patjetër😋😋.

  • @dianasina216
    @dianasina216 2 роки тому +3

    çdo gjë që ti paraqet bëhet dhe më e bukur nga shpjegimi yt.të lumtë dhe suksese në receta tjera Elona😍

    • @youcancookit
      @youcancookit  2 роки тому +1

      Faleminderit zemer per mirësinë qe fal. Te përqafoj dhe te uroj gjithe te mirat.🙏😘🍀❤

  • @arfiemacka4372
    @arfiemacka4372 2 роки тому

    Shume mire arapashi 👏👏👌

  • @kujtimlani8651
    @kujtimlani8651 2 роки тому

    Te lumshin duart e dashur po ni i kujton kohet e vjetra do e bej dhe une 👍😋🙏

    • @youcancookit
      @youcancookit  2 роки тому

      Faleminderit e dashur. Beje fiks keshtu si e kam bere une me qumësht se keshtu del super. Me shellire del e kripur dhe ndoshta se rregulloni dot. Gjithe te mirat.🙏🍀❤

  • @monikagjomemo6740
    @monikagjomemo6740 2 роки тому

    Sa e shishme!❤️
    Vidiot me lule ishin shumë të bukura, kur të keshë mundësi një video tjetër 🙏

    • @youcancookit
      @youcancookit  2 роки тому +1

      Faleminderit Monika kete provoje patjeter se do mbetesh e kenaqur jam e sigurt. Vec beje me qumesht si e kam bere une se keshtu del shume e mire. Per lulet me kismet zemer. Se tani jane ne gjume shume uje e shume kujdea nuk duan. Kur te filloj behari qe te gjallerohen. Te perqafoj gjithe te mirat.🙏😘🍀❤

    • @monikagjomemo6740
      @monikagjomemo6740 2 роки тому

      @@youcancookit un e gatova dje dhe doli një mbrekulli,
      Këtu e gatuajm né përgjithësi o me djathra gorgonzol e stracchino ose me suko mish qepë domate (polenta)

  • @ajetagjolena1521
    @ajetagjolena1521 2 роки тому

    Elona te lumshin duarte se me pelqen shume arapashi por nuk dija ta beja tani do ta beje

  • @assess51
    @assess51 12 днів тому

    Bravo un nuk kam ber asnje her poe ashtu si e degjova nga ju sinqerisht me pelqeu.

  • @shpresapashaj5649
    @shpresapashaj5649 2 роки тому +1

    Do doja te na beje arapashin me mish te grir te lumshiduart dheper arapashin me djath 😍😍

  • @faqjatonit9929
    @faqjatonit9929 2 роки тому +1

    Të lumtë o ëmbla Elona , të percjell me kënasi ⭐

  • @ajetagjolena1521
    @ajetagjolena1521 2 роки тому

    Por une kam edhe nje kerkese tjeter a munde te me thuash cfare caji pi aty ne turqi dhe te me tregosh.pak edhe masat te lutem

  • @bosibosi8145
    @bosibosi8145 2 роки тому

    Pershendetje tu lumshin duart ju lutemi harapashin me melci qengji dua te gatuaj💐

  • @davagjini-c1q
    @davagjini-c1q 9 місяців тому

    Dua me djath

  • @zinabudo2406
    @zinabudo2406 2 роки тому

    Po me melci si behet harapashi ?
    Persh nga Italia
    Ketej e bejne ne cdo lloj menyre dhe une e di (polenta ) nuk ngjane me harapashin tone qe mua me pelqen shume 👌

  • @henaq8466
    @henaq8466 2 роки тому

    Të lumshin duart dhe mendja Elona,që na sjell gjithmonë receta të reja.Të lutem çfarë çaji ke përdorur aty në video dhe çfarë roli luan ajo mënyrë e përgatitjes?Sepse ne këtu e bëjmë krejt thjeshtë, hidh ujë hidh çaj ,e ziejmë dhe kaq.Faleminderit nëse gjen kohë dhe kthen përgjigje.🌹🌸🙏

    • @youcancookit
      @youcancookit  2 роки тому

      E dashur Hena faleminderit per mesazhin. Çaji qe shikon ne video eshte çaj turk. Çaj i zi. Ju nuk jeni mesuar me kete edhe mua me eshte deshen shume te mesohem se vjen i hidhur per shijet tona. Sot ama jam ajo qe e pi pa sheqer bashke me djalin. Po ta tregoj se si pergatitet. Caji hidhet ne pjesen e siperme te cajdanllikut. Ne pjesen e poshtme vec uje. Kur uji posht fillon te ziej. Nga ky uje i nxehte i hedhim pjeses se siperme e mbushim me uje te nxehte ne varesi te çajit qe kemi hedhur. Posht plotësohet me uje te ftohte masa qe hodhëm lart dhe lihet te ziej sa te marre vale serisht. Pasi merr vale nja 15 minuta ne zjarre te ulet fare e leme te ziej. Kjo ben qe pjesa e siperme e çajit te ngrohet ne banjomari. Pra caji turk nuk zihet me ujin si e ziejmë ne. Thjesht rri ne uje te nxehte duke leshuar aromën dhe esencën ne pjesen e lartme te cajdanllikut. Pjesa posht eshte thjesht uje i nxehte qe ndihmon pjesen lart te lëshoj mire esencën. Kur hidhet ne gote shtohet gjysem esencë gjysem uje i nxehtë. Ne varesi te preferencave dikush e do me te fort çajin shton me teper nga pjesa lart pak nga ajo poshte dhe e kunderta. Ne kete menyre mund te pergatiten edhe cajrat bimore qe rrine ne uje te nxehte e nuk zijne. Edhe çajin e malit mire eshte te marri vale e te fiket. Te lëshoj esencën dhe te ngrohet serisht. Kur sapo vlon te ndahet ne gota. Per mos ta ziere shume. Keshtu e dashur. 😘🙏🍀❤

    • @henaq8466
      @henaq8466 2 роки тому +1

      @@youcancookit O moj Elona ❤️sa mirë ma ke shpjeguar.E kuptova krejt ,tani e mora vesh pse gjithë ajo punë 😂.Mirënjohje dhe dashuri pa kufi për ty ,që na kushton neve kohë ,si në gatime ,ashtu edhe në pyetjet që të drejtojmë.Zoti e bekoftë familjen tuaj.🙏🙏🙏🌹🍀🌸🌟

  • @londonxhon1498
    @londonxhon1498 2 роки тому

    Ne zonen e elbasanit quhet skrop 😋😋😋shum e mir ma bente mamaja kam vite qe nuk e kam ngren

  • @dhuratazenelaj1573
    @dhuratazenelaj1573 2 роки тому

    Harapash e bente Nena ime eshte e mire shume 💥

  • @filloretaqarraj5194
    @filloretaqarraj5194 Рік тому

    🙏🙏🙏

  • @bl4358
    @bl4358 Місяць тому

    Ne në Gjakovë i themi kaqamak dhe e bejm me djath t bardh ose suxhuk, jo me të mbrendshme ose mish.

  • @bajameramaj3675
    @bajameramaj3675 2 роки тому

    Ta gatuajm

  • @albinanikjari9947
    @albinanikjari9947 2 роки тому

  • @diananaikolli837
    @diananaikolli837 2 роки тому

    Me mish nga ana jone nuk e bejme ju e bete relceten orgjinalle 👏

  • @gjystina4704
    @gjystina4704 2 роки тому

    Çfare djathi ke perdorur te lutem

    • @youcancookit
      @youcancookit  2 роки тому

      Djath te tipit kaçkavall qe shkrin. Ose djathe pice te shijshëm. Gjithe te mirat e dashur.

  • @aminamar6433
    @aminamar6433 2 роки тому

    🤗🤗😇🥰❤❤❤❤

  • @ismetei9858
    @ismetei9858 2 роки тому +1

    O Zot sa ze te lezetshëm ke me te pushua veshi a,e për reqeta tua skam koment Michelin te kemi ty .Allahu te shpërblefte

    • @youcancookit
      @youcancookit  2 роки тому

      Faleminderit shume e dashur. Eshte miresia juaj qe ju ben te dëgjoni bukur. Zoti jua shperblefte edhe juve vec me te mira qe falni kaq dashuri. 🙏🍀❤😘

    • @ismetei9858
      @ismetei9858 2 роки тому

      @@youcancookit faleminderit shumë e dashur gjithashtu edhe për ty dhe gjithe dashurit e tu. 🇩🇰🇩🇰🇩🇰

  • @besnikesubashi8184
    @besnikesubashi8184 2 роки тому

    Do ta provoj ne gatim

  • @nimetezeneli5289
    @nimetezeneli5289 25 днів тому

    Arapash me melci

  • @joninini7100
    @joninini7100 2 роки тому

    Ne ne shtepine tone e kemi bere me djathe e vaj ulliri.
    Po me ka pelqyer shume dhe me te brendshmet e qengjit.

  • @perrallakrijuese8713
    @perrallakrijuese8713 2 роки тому

    🥰🌹🙏

  • @ghentacakani8619
    @ghentacakani8619 2 роки тому +1

    Ne ne Itali e quajme polenta dhe e bejme me djath me mish te grire .po sivjet per pushime hengra ne vlore me te brendeshme qingji ishte i persosur.

    • @youcancookit
      @youcancookit  2 роки тому +1

      Po e njoh edhe polenten. Me sa po shoh shumica ne pikat turistike kane provuar ate me te brendshme, qe quhet arapash stani. Do ta kem parasysh do tua sjell dhe ate se shpejti. Ju uroj gjithe te mirat.🙏😘🍀❤

    • @lalajedmond5058
      @lalajedmond5058 2 роки тому

      Faleminderit , më në fund kuptoj pse i thon dhe në shqipëri polenta.
      Nuk arrija ta kuptoja ndryshimin midis kësaj gjëje që kan filluar ta quajn polenta në shqipëri dhe arapashit me të cilin na rritën gjyshet tona .
      Pyeta në insta një zonjë që gatuan pasi kish gatuar dije a pardije arapash ( polent) dhe nuk më kish kthyer përgjigje , por tani e kuptova mania të dukemi interresant duke basarduar SHQIPEN e dashur🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱
      Sa degjenerim për shqipen tonë të ëmbël dhe të bukur .🇦🇱🇦🇱🇦🇱

  • @marjanadidi1261
    @marjanadidi1261 2 роки тому

    Kete qe po bën sot na i bënte dhe nëna po nganjehere Elona na i bēnte dhe si topa topa ( si hallva ) e i hidhte thërrime djathi sipër .Aman sa kënaqeshim si fëmije ehhhh lum ata femijë qe rriten me gjyshër ❤🤗🤗🤗🤗🙏🙋🏻‍♀️

    • @youcancookit
      @youcancookit  2 роки тому

      Po e dashur Marjana ke shume te drejte ne librin e gatimit te Evgjeni Harizit keshtu si thoni ju shërbehet. Te perqafoj, gjithe te mirat zemer.🙏🙏🍀🍀❤❤

  • @gianninagkika9832
    @gianninagkika9832 2 роки тому

    Arapash me te brën me qingji

  • @monikagjomemo6740
    @monikagjomemo6740 2 роки тому +1

    Në zonën time pregatite me të brënçmet e qëngjit ose keci

    • @youcancookit
      @youcancookit  2 роки тому +1

      Faleminderit e dashur Monika do ta sjell ndonje dite edhe ne ate forme se po shoh qe shumica ashtu e ka provuar. Te uroj gjithe te mirat zemer.🙏🍀❤😘

  • @agimramadani3842
    @agimramadani3842 2 роки тому +3

    Nga ka ardhe ky emer , se hera e par e degjoj

    • @youcancookit
      @youcancookit  2 роки тому

      Me thene te drejten nuk ja di historikun por edhe jugu edhe veriu e kane si recetë. 🙏🙏🍀🍀

    • @agimramadani3842
      @agimramadani3842 2 роки тому

      @@youcancookit flm ❤ ska gje , une jam nga Kosova , flm per pergjigjen 😘

    • @Fjolla-z8x
      @Fjolla-z8x Місяць тому

      Edhe ne turqi e perdorin shume,sidomos zona e Karadenizit.

  • @majconrreper3102
    @majconrreper3102 2 роки тому

    Arapashe me plence edhe me zoret e shelegut

  • @eglantinaaga1599
    @eglantinaaga1599 2 роки тому

    Dikur I thonin tul se skishte te hanin

  • @malvinabuzaraku6331
    @malvinabuzaraku6331 2 роки тому +1

    Na bej arapashin me të brendshme qengji!

    • @youcancookit
      @youcancookit  2 роки тому +1

      Po Malvina do ta kem parasysh zemer do ta sjell se shpejti. 🙏🍀❤😘

  • @kozetasefa6538
    @kozetasefa6538 2 роки тому +1

    Me vjen keq. Po kjo esht unhealthy. Per mengjes 😄😄

  • @mirandavlora2473
    @mirandavlora2473 2 роки тому

    Jo lyra po indyra

  • @zizehoxhaj8200
    @zizehoxhaj8200 2 роки тому

    ME PELQEJNE SHUME GATIMET E TUA.FALEMINDERITFLETE QARTE PA GABIME.

    • @youcancookit
      @youcancookit  2 роки тому

      Shume faleminderit e dashur. Jam e lumtur qe ju kam ketu. Ju uroj gjithe te mirat.❤🍀🙏🤗

  • @elidaelezaj
    @elidaelezaj Рік тому

    Te lumshin duart

  • @ajniajni1252
    @ajniajni1252 2 роки тому

    Te lumshin duret

  • @lumepireva2841
    @lumepireva2841 2 роки тому

    Te lumshin duart👍

  • @eraera6900
    @eraera6900 2 роки тому

    Te lumshin duart