Ish-drejtoresha e Burgut të Grave, Jakaj: Amnistia tejet e vonuar, duhet bërë 1 herë në 2 vjet

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 5 жов 2024
  • #oranews #drejt #luanrama #lilisaraci #xhoijakaj #intervista #burgugrave #amnistiateburgosurve
    Pak ditë më parë Ministria e Drejtësisë do të publikonte nismën ligjore për amnistinë e të burgursve që vuajnë dënimet e tyre në institucionet peniticiare në Shqipëri. Ky vendim i qeverisë është përshëndetur edhe ish-drejtoresha e Burgut të Grave, Xhoi Jakaj.
    E ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Jakaj vlerësoi se nisma është tejet e vonuar.
    “Që prej 2019-ës nuk ka pasur një amnisti të plotë dhe në fakt kjo amnisti ështe e vonuar. Sepse amnistitë realizohen në gjithë botën, dhe ajo aplikohet të paktën një herë në 2 vite.Amnistia bën shfryrjen e sistemit peniticiar, në kuptimin e plotë fjalës. Ne kemi një tejmbushje të sistemit poeniticiar dhe kjo ndodh edhe për shkak të mos shqyrtimit në kohë të çështjeve nga Gjykata, duke i lënë njerëzit në paraburgim në pritje të vendimit.
    Në gjykimin tim kjo amnisti duhej të ishte më e gjerëq dhe më gjithëpërfshirëse”, u shpreh ndër të tjera, ish-drejtoresha e Burgut të Grave, Xhoi Jakaj.
    Nga amnistia në fjalë përfitojnë rreth 570 të dënuar. Ministria sqaron se pushohet ndjekja penale për pjesën më të madhe të kundërvajtjeve penale që dënohen deri në 2 vjet.
    Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv...
    Follow Televizionin Ora News
    Website: www.oranews.tv
    UA-cam bit.ly/2DDddtL
    Facebook: bit.ly/2RkUN4s
    Instagram / oranewstv
    Twitter / oranewsrtv

КОМЕНТАРІ •