Akuzat ndaj Florencës për tradhti, ish-burri: E kam kapur kur ishim të fejuar, ia kam falur

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 10 лис 2024
  • Gjatë “Shihemi në Gjyq”, Florenca u shpreh se ish-burri, Ardiani e ka akuzuar për tradhti bashkëshortore. Kjo është përforcuar edhe nga fjalët e ish-vjehrrës që i ka thënë se fëmija nuk është i tiji, por i nipit të saj dhe i ngjan atij.
    Në telefonatën me Ardianin, ndërmjetësja e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani, e pyet drejtpërdrejt lidhur me këto akuza. Si fillim, ai thotë se nuk ka asnjë dyshim për atësinë e të birit.
    Eni Çobani: Dyshon që fëmija është djali i Ilirit, djalit të tezes tënde?
    Ardian: Jo, jo, jo. Kush i ka tjerrë këto muhabete?
    Eni Çobani: Po, e kam thënë unë.
    Ardian: Jo, jo, jo, djalin e kam vetë unë. Jo, jo, jo.
    Florenca: Mamaja jote më ka thënë “Eraldi i ngjan Lirës, djalit të Lirës”.
    Ardian: Ti mund të ngatërrosh çdo gjë, të lutem, djalin e ke këtu, hajde takoje kur të duash djalin.
    Ardiani përsërit se nuk e ka penguar në asnjë moment Florencën, ndaj nëse djali pranon ta takojë, ajo mund të shkojë kur të dojë. Ai thotë se ish-gruaja nuk ka ardhur dhe as nuk i është përgjigjur me pensionin mujor që i përcakton kujdestaria. Në përmbyllje të telefonatës, Ardiani pranon se e ka akuzuar ish-gruan për tradhti dhe se e ka zbuluar.
    Ardit Gjebrea: Ke dyshuar ndonjëherë në besnikërinë e saj ndaj teje?
    Ardian: Po, më ka tradhtuar.
    Ardit Gjebrea: Kjo është shprehur edhe në gjykatë apo ka qenë thjesht...
    Ardian: Po, po në gjykatë po.
    Eni Çobani: Në vendim s’është, në vendim nuk e ke.
    Ardit Gjebrea: Meqenëse doli djali i tezes së Ardianit këtu, doja të dija nëse edhe kjo akuzë, ky dyshim për tradhti bashkëshortore, mund të ishte përsëri e thënë nga Florenca, por nuk ishte një fakt, si me thënë, i pranuar nga Ardiani, por të paktën këtë gjë Ardiani e thotë që unë kam dyshuar që ajo më ka tradhtuar.
    Eni Çobani: Pra, Florenca nuk gënjen, Florenca thotë të vërtetën pavarësisht se i vuri një emër tradhtisë që pretendon zotëria.
    Ardit Gjebrea: Doja të isha i kujdesshëm te djali i tezes meqenëse e artikuluam dhe e torrëm pak.
    Ardian: Florenca kohët e fundit kur u ndava unë, se unë e kam kapur Florencën edhe kur ka qenë e fejuar, ia kam falur.
    Ardit Gjebrea: E ke kapur?
    Ardian: Kohët e fundit kur filluam për divorc, jo ikte dhe na hyri përçarja, na hyri një grindje e keqe.
    #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...
  • Розваги

КОМЕНТАРІ •