Pa Gjurme-'Lashë vajzat për të dashurin,ai më përzuri natën'/Pas akuzave reagon gruaja 8.3.22

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 7 бер 2022
  • #pagjurme #odetadume #reportTV
    U akuzua nga ish-bashkëjetuesi, se nuk e lejonte të shihte vajzën e tij reagon ish-gruaja. Aida Satka, në një lidhje me skype nga Franca sqaron arsyen e vërtetë se pse ka vendosur të ndërpresë çdo kontakt me ish-partnerin e saj Tomor Tarushin. Në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV ajo thotë se 47-vjeçari ka ushtruar vazhdimisht dhunë psikologjike, duke mos e lejuar të punojë, por jo vetwm. Ajo tregon episodin e shumë kohëve më parë kur Tomori e nxori sëbashku me vajzën e mitur nga shtëpia pwr dy netw radhazi. Aktualisht Aida jeton në Francë, ndërsa ish-bashkëjetuesi i saj është kthyer në Shqipëri. Ajo thotë se përveç presionit ushtruar ndaj saj, 47-vjeçari ka bezdisur me telofonata edhe dy vajzat e Aidës, nga një tjetër martesë e saj. ’Ai nuk ishte në rregull nga mendja. Në fillim kur nisëm bashkëjetesën gjërat ishin shumë mirë. Por kur në jetë erdhi vajza ai ndryshoi krejtësisht. Ai më ka akuzuar se unë nuk jam në rregull nga mendt e kokës, por në fakt është ai që ka probleme. Ai më ka nxjerrë dy herë jashtë nga shtëpia dhe më ka dëtyruar të fle në vendin ku isha e punësuar. Nuk munda të duroja dot dhe vendosa të largohem bashkë me vajzën. Ishte bërë i padurueshëm. Nuk është e vërtetë që unë nuk e kam lejuar ta shohi vajzën, por i bëra bllok sepse po më bënte presion psikologjik. Sa herë shikonte vajzën, më kërkonte të kthesha me të. Madje për këtë ai është munduar të kontaktojë edhe me vajzat e mia, gjë për të cilën jam gjithashtu e shqëtësuar, pasi i ka bezdisur shumë edhe ato. Por unë nuk mundesha më.Këkova ndihmën e institucioneve atje në Francë, tek punënjësit social dhe më detyroi që ta denoncoja. Për këtë jam pajisur edhe me urdhër mbrojtje ndaj nuk dua të kem më asnjë komunikim me Tomorin’. Deri 3 muaj më parë jetonin bashkë në të njëjtën banesë, por sot babai i vajzës 3-vjeçare humbi çdo kontakt me të. Tomor Tarushi, 47-vjeçari nga Librazhdi rrëfeu në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv, pak ditë më parë ngjarjen, kur nëna u largua së bashku me të bijën nga banesa në Francë mesin e dhjetorit të një viti më parë. Sipas tij bashkëjetesa ishte bërë gjithnjë e më e vështirë, duke akuzuar gruan për sjellje agresive. Ajo kishte shfaqur pakënaqësi ndaj tij, deri në kërkesën për t’u ndarë. Tomori tentoi shpesh ta shpëtonte bashkëjetesën për hir të gjashtë viteve që jetonin bashkë. Moderatorja e emisionit Odeta Dume zhvilloi dhe një bisedë me vëllain e Aida Satkës, Ditin, i cili bëri fajtor 47-vjeçarin nga Librazhdi, për situatën në të cilën ndodhet motra dhe mbesa e tij.

КОМЕНТАРІ • 64

  • @flomarflomat811
    @flomarflomat811 2 роки тому +10

    Shume mire e paskeni bere skenarin per te fituar letra ne 🇫🇷 France.

  • @elaela-ky4qg
    @elaela-ky4qg 2 роки тому +2

    SHUME E MIRE JE ODETA SI KE SHPIRTI DHE PARAQITJEN SH BUKUR JE VESHUR👌👌

  • @marietamustafaj3427
    @marietamustafaj3427 2 роки тому +11

    Keto jane ferma qe per te fituar documentat,jane gati te bejne cdo gje kundra burrave,sepse e dijne se eshte e vetmja menyre per te perfituar.

  • @xhevairemucobega5037
    @xhevairemucobega5037 2 роки тому +4

    Shum e vertet moi zonje

  • @shaipruh2876
    @shaipruh2876 2 роки тому +10

    Medet medet per tomorin cfar fati tjetes paska pas ce esht lidhur me ket lavire dhe ka krju familje lavire po shihet kjo esht ne gjendje edhe me serrb te martohet ah shiperi emjera shiperi

  • @ST-mb9ud
    @ST-mb9ud 2 роки тому +2

    E keni ber per perfitim dokumentash nderkoh i ke ber gropen vetes

  • @elaela-ky4qg
    @elaela-ky4qg 2 роки тому +1

    Oh ZOT SA GJYNAF ENGJELLI 💔💔💔💔💔💔💔😢😢😢😢😢😢

  • @agimziu6957

    Nuk me dukesh natyr qe nuk reagoje dukesh ajo lloj tipi

  • @alekoshysi7721
    @alekoshysi7721 2 роки тому +3

    Me shumica e cifteve ne cdo vende te huaj jane ndare sepse grate kur vene ne vende te me te shumtat rreshkasin dhe ndahen ajo nuk eshte veprim ndaj familjes ky duket qe eshtenjeri i mire

  • @friedlistefan818
    @friedlistefan818 2 роки тому +4

    Garant te msuar dikush qe ti maresh letrat ke ber skena

  • @agimziu6957

    Po ka shkuar ne Paris pra u be franceze

  • @onlyme3913
    @onlyme3913 2 роки тому +10

    Një përshtypje më bën me ju burra e me ju gra që ikni jashtë shtetit dhe kapen ziheni i e ndaheni e çfarë nuk bëni atje.

  • @user-ni9fh5kn1u
    @user-ni9fh5kn1u Рік тому

    Me vjen shume keq

  • @agegjoklaj5466
    @agegjoklaj5466 Рік тому +1

    Besa shum gra gabojn jo veq burrat ma shum i kan fajet grat sesa burrat

  • @zarifeghashi917
    @zarifeghashi917 2 роки тому +6

    Sa e vjeter duket Aida qe te ket fmin 3 vjeqaren!!!!

  • @frangaperaj7274
    @frangaperaj7274 2 роки тому +25

    Kështu bëjnë shumica e burrave shqiptarë,në shoqëri sillen shumë mirë,ndërsa me familjen janë kativë.

  • @sabitshabani2581
    @sabitshabani2581 2 роки тому

    Yyyyyýy

  • @Neymar6969
    @Neymar6969 2 роки тому +1

    CA Jane to grab vetem burrat e Kane fajin

  • @gertishtembari2377

    Ca behet per letra vk