Shije Shtëpie - Tavë kosi me mish qingji - Tv Klan

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 17 вер 2024
  • #ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
    1 kg mish qingji
    2 lugë gjelle gjalp
    2 lugë gjelle miell
    350 ml lëng mishi
    1 kg kos
    2-3 vezë
    2 lugë oriz ( gjysëm i zierë )
    Kripë + piper të zi
    Pak piper të kuq ( opsionale )
    Fillimisht mishin e qingjit e pastrojmë dhe e ndajmë në racione e marinojmë me pak kripë dhe piper të zi. E vendosim në tavë ku do ta përgatisim. Shtojmë dhe dy gota uji dhe pak gjalp mbi mish dhe e vendosim në furrë ne temperaturen 180 gradë për 40 minuta. Pasi të ketë kaluar kjo kohë kullojmë lëngun e mishit dhe e lëmë menjëanë. Vendosim në zjarr gjalpin për ta shkrire dhe kaurdisim miellin për 3 minuta, pa i dhënë ngjyrë më pas e shuajmë me lëngun e mishit dhe e përziejmë derisa të na bëhet një salcë e madhe e bardhë kremoze. Ulim temperaturen e zjarrit dhe shtojmë në të kosin duke e përzierë ngadalë gjithmonë në temperaturen nën mesataren. Vazhdojmë përzjejren derisa ta kemi ngrohur por jo të marrë valë sa të prishte. Përziejmë vezët dhe i shtojmë në tenxheren me kos dhe vazhdojmë përzierjen ngadalë. Fikim zjarrin largojmë tenxheren dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Në tavën ku kemi copat e mishit shpërndajmë orizin gjysëm të zierë e mbi të shtojmë salcen e përgatitur me kos dhe vezë duke larguar dhe copat e mishit. Vendosim përsëri nga pak gjalp mbi copat e mishit dhe vedosim taven e kosit në furrë në temperaturen 190 -200 gradë për 20-25 minuta. Nëse dëshironi në 10 minutat e fundit shkrim pak gjalp dhe pak piper të kuq dhe e shtojmë ne sipërfaqe.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog... #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

КОМЕНТАРІ • 3

  • @unt-cocox1796
    @unt-cocox1796 2 місяці тому +2

    Te lumshin duart moj zonja vjollca je nje yll i vertet ❤❤❤

  • @c.gj.3082
    @c.gj.3082 2 місяці тому +2

    Bravo 👏 zonja me idetë e gatimit në mënyrën e saj!🎉❤

  • @unt-cocox1796
    @unt-cocox1796 2 місяці тому +2

    Kur sje ti ne televizjon tek gatimet duket kot ❤😅