Xing me Ermalin/ Si dukeshin Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi vite me pare (17.02.2018)
Вставка
- Опубліковано 16 лют 2018
- Dyshja Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi janë ndër miqtë më të mirë të shoëbizit shqiptar dhe këtë e kanë shprehur gjithnjë, madje shpeshherë e quajnë njëri-tjetrin motër dhe vëlla.
Sot në “Xing me Ermalin” Elvana gjata tregoi se ata janë njohur pas skualifikimit të saj nga “Ethet”. Këngëtarja tregoi se skualifikimi e kishte mërzitur shumë dhe se kishte filluar të qajë me dënesë, por Mamaqi i cili në atë kohë ishte pjesë e grupit “The Dreams” i kishte ofruar mundësinë për të kënduar bashkë në skenë.
“Pas skualifikimit nga “Ethet e së premtes” fillova të qaj. Aty erdhi Ermali dhe më tha: Mos u mërzit, javën që vjen do të këndojmë bashkë tek “maratona e këngës popullore” dhe ti do jesh një shkallë më lart”, tregoi Elvana Gjata.