Peleshi pret gjeneralin amerikan: Të nderuar që presim një nga stërvitjet më të mëdha në Evropë

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 9 вер 2024
  • Shqipëria dhe Forcat e Armatosura vijojnë përgatitjet për të pritur “Defender Europe 21”, një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë.
    Për të parë nga afër përgatitjet, vendin tonë po e viziton zëvendëskomandanti i Ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjeneralmajor Joseph F. Jarrard, i cili u prit në një takim nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
    Ministri Peleshi e njohu gjeneral major Jarrard me përgatitjet që vendi ynë ka ndërmarrë dhe e siguroi për gatishmërinë e të gjitha strukturave të shtetit shqiptar, me qëllim realizimin me sukses të stërvitjes “Defender Europe 21”.
    “Ministria e Mbrojtjes, ka gjetur mbështetjen e plotë dhe të pakushtëzuar të të gjitha strukturave të shtetit shqiptar, me qëllim realizimin me sukses të stërvitjes ‘Defender Europe 21’. Personeli ushtarak shqiptar prej muajsh tashmë është angazhuar në identifikimin, ndjekjen dhe zbatimin në terren të çdo detyrimi që na lind nga kjo stërvitje”, u shpreh Peleshi, duke sqaruar se gjatë stërvitjes do të respektohen protokollet shëndetësore dhe rekomandimet e Organizatës Botërore Shëndetësore, për parandalimin dhe përhapjen e virusit Covid 19.
    Gjithashtu, ministri e konsideroi zhvillimin e stërvitjes në vendin tonë si një shenjë e qartë e besimit të SHBA-së ndaj popullit shqiptar. “Angazhimi për zhvillimin me sukses të kësaj stërvitjeje në territorin tonë është jo vetëm një angazhim ushtarak dhe politik por edhe një moment i rëndësishëm për qytetarët e këtij vendi. Shqipëria si vend aleat në NATO, ndihet e nderuar dhe shumë e vlerësuar për faktin se i është besuar detyra e vendit mikpritës për një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të SHBA në Ballkan dhe në Evropën Veriore e Qendrore. Kjo stërvitje është jo vetëm një mundësi e rrallë përsa i përket sfidës profesionale që mbart për Forcat tona të Armatosura, por sigurisht është mbi të gjitha, një akt besimi dhe vlerësimi për vendin tonë”, theksoi ministri i Mbrojtjes.
    Stërvitja “Defender Europe 21” ku do të marrin pjesë rreth 6000 trupa dhe qindra mjete ushtarake nga SHBA, Shqipëria dhe vende të tjera aleate, do të zhvillohet në bazat kryesore ushtarake të vendit tonë gjatë muajit maj të këtij viti.
    Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on UA-cam Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #ForcateArmatosura#DefenderEurope21#TopChannel

КОМЕНТАРІ • 6

  • @agronshabani7581
    @agronshabani7581 3 роки тому +2

    DIO BENEDICA STATI UNITI DI AMERICA 💪🙏⭐🥇💐🌈🌹

  • @bexhetgorenca2825
    @bexhetgorenca2825 3 роки тому

    ku gjeni keta perkthyes ma mire e perkthen gjyshja ime

  • @kikuhajdari7994
    @kikuhajdari7994 3 роки тому

    Po ca do e falenderosh ate ai eshte pa lidhje.i ka floket si buk e thekme.