Eco Museum Himarë. Storytelling of the Pilur village and the Oaks forest, in Albanian

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 22 бер 2021
  • Fshati Pilur, i vendosur në një lartësi prej 700 m nga niveli i detit, njihet ndryshe dhe si “Ballkoni i Bregut” për shkak të pamjes marramendëse që ofron të bregdetit.
    [Intervistë, Z. Vasil Lapa, vendas]
    Lisa tonë këtu janë mbi 400-500 vjeçarë, janë si një kurorë mbi detin e Jonit si një kurorë mbi Himarë, prandaj edhe fshatit tonë i japin emrin ballkoni i bregut të detit.
    Në qendër të këtij fshati të vogël ndodhet një rrap, nën hijen e të cilit thuhej se uleshin burrat dhe gratë për të kënduar këngë tradicionale labe me origjinë Kaonike dhe ku i gjithë fshati mblidhej zakonisht për kuvendim. Prej vitesh për këtë pemë, e cila paraqet vlera shpirtërore përtej bukurisë natyrore, kujdesen banorët e fshatit.
    [Intervistë, Z.Vasil Lapa, vendas]
    Rrapi është një pemë që rritet ku ka ujë ndërsa rrapi jonë rritet këtu në majë të malit në një vend shkëmbor dhe pa ujë.
    Dedikimi i vendasve mund të vërehet dhe në ruajtjen entuziaste të shtëpive të tyre tradicionale.
    [Intervistë, Z. Kristo Çipa, pronar i një shtëpie tipike Piluriote]
    Këtu jemi në një dhomë tradicionale Pilurjote, siç e shikoni dhe nga ndërtimi: kemi oxhakun karakteristik, Kamaret ose dollapët e murit të cilat përdoreshin, kemi veshjet tradicionale të leshit sepse Piluri ka qenë karakteristik për tre gjëra: gurin, drurin, leshin.
    Shtëpitë janë të vendosura rreth qendrës, afër së cilës ndodhet dhe një pyll lisash tejet i veçantë.
    Ai njihet nga banorët e fshatit dhe me emrin “Pylli i Shën Kollit”, sipas kishës me të njëjtin emër që ndodhet aty pranë. Biomonumenti ka vlera shkencore për biologjinë, por edhe vlera estetike, mjedisore, mësimore dhe fetare. Kontrasti që krijohet me territoret e zhveshura përreth e bën atë edhe më tërheqës.
    Panorama që të ofrohet që aty drejt detit dhe bregdetit të Jonit është mahnitëse për këdo.

КОМЕНТАРІ •