Report TV -Artan Hoxha jep detaje për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bilali

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 8 жов 2024
  • Artan Hoxha jep detaje për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bilali
    Gazetari investigativ Artan Hoxha, tha se Ibrahim Lici, 26 vjeç, që dyshohet të jetë ekzekutori i vëllezërve Bilali më 30 mars në Shkodër, është arratisur nga Shqipëria. Në një koment në studion e Report Tv, gazetari Hoxha tha se Lici ka dalë jashtë vendit. Ai tha se shumë shpejt pritet të zbardhen edhe një sërë vrasjesh në kryeqendrën e veriut, që kanë sjellë krimet në seri mes fiseve Lici dhe Bajri në Shkodër.
    Gazetari tha se Ibrahim Lici është vëllai i Muhamed Licit, i arrestuar dhe i dënuar pas operacionit të RENEA-s më 5 mars 2017 në zonën e Shirokës. Në këtë aksion u shoqërua edhe Ibrahimi - tha Hoxha.
    "Grupi mbante në kontroll dy nga tregjet në Shkodër. Të gjithë tregtarët e tregjeve paguanin një tarifë mujore ndaj këtij grupi, një tarifë deri diku e përballueshme. Kur u godit grupi tregtarët kërkuan të liroheshin se me polici private nuk ishin të sigurt, dhe do u kushtonte më shumë".
    Muhamed Lici u dënua me 13 vjet burg, përfitoi gjykim të shkurtuar, kujtoi gazetari Hoxha, teksa tha një detaj të fortë. "Ai mbahet nën masa të rrepta sigurie, që të parandalohet mundësia e goditjes së tij gjatë kohës që është në burg. Sepse në burgjet shqiptare ndodhen anëtarë të të dyja grupeve rivale", u shpreh gazetari.
    Ai shtoi më tej se personi që ka qëlluar ndaj vëllezërve Bilali, dyshohet të jetë Ibrahim Lici, ndërsa dy të arrestuarit e tjetër, dyshohet të kenë qenë me të.

КОМЕНТАРІ • 24

  • @beadardani8432
    @beadardani8432 5 років тому +15

    Hallall ja bofte zoti shefit te edges Shkodrs se ekam pas njoft tit bilalin ka qen qefli kuajsh ka pas nji zemer te madhe ka qen njeri I mrekullushem

  • @anxhelikadema4840
    @anxhelikadema4840 5 років тому +21

    Artan hoxha Esht Shum i pergatitur dhe i sakt... Respekt

  • @edielezi2354
    @edielezi2354 4 роки тому

    Artan u bere mjeshter Mos me zhgenje Mos bej te diturin

  • @lillytruffle2378
    @lillytruffle2378 3 роки тому

    Mashtrus