Це відео не доступне.
Перепрошуємо.

Dumani në Kuvend: Provat dhe ligji janë vija e kuqe, inceneratori i Tiranë korrupsion intelektual

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 18 сер 2024
  • #oranews #altindumani #parlament #sapk #gazmentbardhi #saliberisha #edirama #ilirmeta
    Ky është mesazhi që kreu i SPAK, Altin Dumani la në Kuvend, pasi u pyet për vijat e kuqe në hetimin e zyrtarëve e politikanëve të lartë në çështjet e konsideruara të bujshme.
    “Krimet e natyrës korruptive janë më të vështirat për tu hetuar.”
    Kritikave të opozitës për vonesa në hetimin e incineratorit të Tiranës, apo rezultateve për të ashtuquajturën Dosje e 5 drejtorëve u dha këtë përgjigje.
    “Është shumë kompleks, vetëm prokurori që merret me çështjen e di.”
    Dumani tha se tek incineratorët ka atë që ai e quajti korrupsion Intelektual.
    “Është një krim intelektual dhe intelektuali di si ta fshehë krimin.”
    Mikrokreditë dhe skandali me Fondet e IPARD ishin të tjera çështje për të cilat deputetët e opozitës kërkuan përgjigje nga kreu i Prokurorisë së Posaçme. “Është kjo është çështje në hetim dhe nuk do të japim detaje. Ka një çështje në hetim për fondet IPARD. Kemi bërë me dije ecurinë e hetimit herë pas herë.”
    I pyetur për sulmet politike ndaj tij personalisht dhe prokurorëve të tjerë, kreu i SPAK kujtoi qëllimin për të cilin është krijuar Prokuroria e Posaçme.
    “Nuk kam asnjë reagim dhe kështu e kam vlerësuar që t’i qasem kësaj fyerje dhe sulmeve që bëhen ndaj meje. Do të hetojmë çështje me prova. Mbrojtja ime e vetëm është ligji dhe kushtetuta.”
    Deputetët demokratë ngritën akuza dhe për çështjen e kryetarit të PD-së, Sali Berisha duke e cilësuar të burgosur politik, për të cilat Dumani theksoi vendimin e gjykatës.
    Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv...
    Follow Televizionin Ora News
    Website: www.oranews.tv
    UA-cam bit.ly/2DDddtL
    Facebook: bit.ly/2RkUN4s
    Instagram / oranewstv
    Twitter / oranewsrtv

КОМЕНТАРІ •