Top News/ ‘Serbia kërcënon shqiptarët e Luginës’/ Deputeti shqiptar: Po tenton t’i friksojë

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 9 вер 2024
  • Deputeti shqiptar i Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se në prag të një proteste që do të mbahet në Bujanoc, Policia dhe organet ligjzbatuese serbe po ushtrojnë presion dhe intimidim ndaj komunitetit shqiptar.
    Ai u shpreh se një qytetar është arrestuar për shkak të një komenti lidhur me protestën e paralajmëruar, në profilin e facebookut të portalit lokal “Bujanovaçke”për vepër penale “nxitje të urrejtjes ndërnacionale”.
    “Në dritën e paralajmërimit të Protestës “Për Identitet e Dinjitet,” që do të mbahet të hënën, ora 11:00 në sheshin e Bujanocit, po përballemi me një valë të re presioni dhe intimidimi të nga ana e Policisë dhe organeve ligj - zbatuese në Bujanoc e Vranjë. Siç bëhet e ditur, një qytetarë është arrestuar për shkak të një komenti lidhur me protestën e paralajmëruar, në profilin e facebookut të portalit lokal “Bujanovaçke”për vepër penale “nxitje të urrejtjes ndërnacionale”.”, thekson Kamberi.
    Kamberi shton në reagimin e tij se ky nuk është rasti i vetëm i i frikësimit të qytetarëve, pasi po ashtu disa qytetarë shqiptarë janë marrë në të ashtuquajturat “biseda informative” për “xhihadizëm”.
    “Këto raste lënë të dyshojmë se politika zyrtare në Serbi po tenton edhe me këto masa represive të tërhjekë vëmendjen e opinionit të brendshmëm dhe të jashtëm nga protesta legale e legjitime e paralajmëruar për realizimin e të drejtave fundamentale.”, shprehet deputeti shqiptar I parlamentit serb.
    Pamje: AFP
    Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on UA-cam Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #TopNews#Serbia#Deputeti

КОМЕНТАРІ • 8

  • @StealthEagle9
    @StealthEagle9 Місяць тому +2

    Clirim i presheves dhe ilirides 🇦🇱🦅💪💪

  • @ilirSopaj
    @ilirSopaj Місяць тому +2

    Pse kur shqiptaret ne lugin kan jetua pa kercnime direkte dhe indirekte!!!!!

    • @user-ok3gv7ez6z
      @user-ok3gv7ez6z Місяць тому

      Jena ba UCK Terrorist seperatist e luft kunder nacionaliteteve.

  • @kurteshkurteshi4511
    @kurteshkurteshi4511 Місяць тому

    Po qunu nprotest dikur shkit nveri mos fleni

  • @steffia9669
    @steffia9669 Місяць тому

    Pse nuk delni protesta pse nuk luftoni per drejtat e juve