RADIODOKUMENTAR_'SHYQRI NIMANI' NGA AFERDITA RUSHITI

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 19 вер 2024
  • ‘Ad Astra Per Aspera’-‘Nëpër Gjemba Drejt Yjeve’-RADIODOKUMENTAR SHYQRI NIMANI
    Shumë talente! Muzika, dizajni grafik, piktura, historia e artit, poezia, letërsia, kritika e artit, përkthime, e bënë Shyqri Nimanin të endet mes yjeve. Një emër që njihet mirë edhe si pedagog I fakultetit të arteve. Një yll, që vendi vazhdon të mburret me të.
    Por jeta e tij, nuk ishte gjithnjë mes yjeve, edhe pse si duket, yjet e kishin përzgjedhur atë, për dicka më të madhe dhe e kishin mbajtur gjithnjë nën shdërritjen e tyre.
    I rritur mes gjembave, siç thotë në titullin e autobiografisë së tij, Shqyri Nimanin yjet e ruajtën dhe e morrën në mesin e tyre duke I shndërritur rrugën jetësore që ai bëri deri sa arriti lart tek to.
    Shyqri Nimani është i lindur më 6 maj të vitit 1941 në Shkodër, por ka prejardhje gjakovare. Të dy prindërit e tij ishin lindur e rritur në Gjakovë, por jeta I shpuri në vende të ndryshme. Fillimisht ata u shpërngulën në Shkodër ku lindën dy djemtë e tyre, Shyqriun dhe dy vjet më vonë vëllaun e tij Gencin.
    Shumë shpejt babai I Shyqriut vdes nga një sëmundje në mushkëri në vitin 1945. Nëna I mbetet e ve dhe këtu jeta e Shyqriut ndërron shumë dhe atë, fatkeqësisht, për të keq.
    Axhallarët e ndajnë nga nëna dhe gjyshja me të cilën jetonin, për ta marrë me vete në Prishtinë, ku nuk e mbajnë gjatë dhe e vendosin në jetimoren e fëmijëve në Prizre. Shyqriu rritet nëpër jetimore. Disa vjet në Prizren, pastaj në Kacanik dhe në fund në Pejë.
    Gjithsesi kjo jetë u ndryshua me rritjen e tij, ku falë talenteve të shumta, si në art, këngë, dizajn etj Shyqri Nimani shndërrohet në yll.
    Shyqri Nimani krijoi gjithsejt 40 komponime origjinale që nga vitit 1960 deri në vitin 1980, të regjistruara në Agjencinë Autoreske të Ish-Jugosllavisë dhe ka incizuar rreth 100 këngë për radio dhe TV. Po aq ka shkruar edhe tekste. Këngët e tij u shpërblyen në Akordet e Kosovës 4 herë. Ndër më të njohurat edhe sot mbesin, Iliriana, Adriatiku, Studenti dhe Dashuria etj.
    Veprimtaria e professor Shyqri Nimanit në fushën e eseistikës së arteve figurative aplikative është mjaft e gjerë. Është autor I shumë monografive, autor I librave shkollor, anëtar I jurive të rëndësishme profesionale kombëtare e ndërkombëtare etj.
    Titulli i librit autobiografik të Nimanit - "Nwpwr Gjemba Drejt Yjeve", nga latinishtja ‘Ad Astra Per Aspera’, që do të thotë përmes vështirësive te yjet - kap thelbin e rrugëtimit të jetës së Shyqri Nimanit si individ, por edhe si artist.
    AUTORE: Aferdita Rushiti
    REALIZIMI TEKNIK: Kreshnik Carkaxhiu

КОМЕНТАРІ • 2

  • @foziletesejko1838
    @foziletesejko1838 4 роки тому +1

    KAME FATIN QE E KAME NJOFTE NGA AFER SHYQERI NIMANIN E ME KA LEN MRESA TE PA SHLYESHME NE BISEDAT E TIJA TE NJI DITE E NJI NATE NE SHTEPIN TIME EDHE PSE TE BASHKUAR PER PERVJETORIN E FREDERIK JORGAQIT .RESPEKT RESPEKT.