Si të hiqni qafe dhimbjet nga nervi shiatik, disa ushtrime të thjeshta që i bëni vetë në shtëpi
Вставка
- Опубліковано 13 гру 2024
- #rrezedielli #reportTV
Flasim për nervin shiatik, nga se shkaktohet dhe disa ushtrime efektive në kushtet e shtëpisë për të qetësuar dhimbjet...
Nervi shiatik është nervi më i gjatë dhe më i madh në trup, ai është aq i trashë sa një prej gishtërinjve tanë kur arrin në pjesën e shpinës. Ai pastaj kalon nga pjesa e prapme drejt ijeve dhe poshtë tek këmba nga ku ndahet në gju në dy degë. Çdo këmbë ka nervin e tij shiatik. Dhimbja e nervit shiatik mund të ndihet thellë në pjesën e prapme, me dhimbje që shkon drejt shpinës dhe poshtë për në këmbë, nganjëherë edhe në shputën e këmbës. Dhimbja mund të jetë e shoqëruar me ndjesi shpimi gjilpërash, “gjemba” apo mpirje.
Shpesh, stërvitja dhe lëvizja në mënyra të caktuara mund të ndihmojnë në minimizimin e këtyre simptomave. Fizioterapistja Ledina Nikolla tregon cilat janë ushtrimet më të mira të terapisë fizike që mund të bëhen në shtëpi për të eleminuar dhimbjet e nervit shiatik.