Korçe, fshataret e Dvoranit shkulin mollet dhe mbjellin arrat turke | ABC News Albania
Вставка
- Опубліковано 14 гру 2024
- Në Korçë disa fshatra duke mos parë përfitime nga mollët kanë filluar ti zëvendësojnë ato me arrorët. Kështu po ndodh në fshatin Dvorani të Korçës. Gazetarja jone Daniela Zisi bisedoi me fermerët e kësaj zone.
Dvorani,fshati që për vite me radhë bëri emër dhe u identifikua nga mollët cilësore ka filluar të orientohet drejt kultivimit të arrorëve.
Mungesa e një tregu të sigurt dhe shpesh shitja e prodhimit nën kosto, detyroi fermerët të reduktojnë sipërfaqet e mbjella me mollë, për t'i zëvendësuar me arra dhe lajthi.
Koli Firaj, është ndër të parët, që e orientoi fermën e tij drejt arrorëve, edhe pse zona nuk e ka traditë kultivimin e tyre.
Superprodhimi i mollëve pasuar nga pamundësia për t'i magazinuar dhe shitur,bëri që me tepër se 15 familje në Dvoran, të shkulin pemëtoret me mollë,duke konsideruar arrorët si më fitimprurës.
Projektin e arrorëve e ka filluar tre vite më parë, me fidanë arrash dhe lajthish, që erdhën nga Turqia. Për të marrë prodhimin e parë Koli duhet të presë edhe shtatë vite të tjerë,duke investuar për parcelën, që do kohë t'i kthejë mbrapsh mundin dhe punën.
Në kushtet kur nevojat e konsumatorëve plotësohen me arrorë që importohen nga Bullgaria,Turqia apo Greqia, fermerët kanë shpresë që për disa vite,e kanë të sigurt shitjen e prodhimit.
Për më tepër, që arrorët më së shumti kultivohen vetëm për nevojat e familjeve dhe jo për treg,duke krijuar hapësirë të lirë për ata që po investohen në këtë trend të ri të frutikulturave.
Çmimi relativisht i lartë me të cilin gjenden sot në treg arrat dhe lajthitë, përmbush pritshmërinë e fermerëve, të cilët duhet t'i bëjnë mirë llogaritë me pemët shekullore, që duan kujdes dhe shërbim të vazhdueshëm, me kosto jo të vogël.
Aplikimi për të përfituar subvencione nga skemat mbështetëse të qeverisë, nuk ka përmbushur kriteret e kërkuara, duke penalizuar Kolin dhe shumë fermerë të tjerë, që kërkojnë mbështetje. Edhe pse sipërfaqet me arrorë kanë pasur tendencë rritje vitet e fundit, fermerëve ju duhet që kostot e larta t'i përballojnë vetë, pasi skemat mbështetëse kanë kritere shumë rigoroze, për të cilat fermerët rëndom nuk kanë dijeni./ABC News Albania 24/7
Po arrat nuk kalben kurse mollet kalben.cfare do bejn te varfrit
U rrofte shendeti se mendja u ka lene.