Diagnozë - Trajtimi i tumoreve në fshikëzën urinare, i ftuar Dr.Gjergji Karamitri

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 3 жов 2024
  • Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT
    Tumoret e fshikëzës së urinës janë një patologji që haset shumë shpesh, simptoma kryesore e së cilës është urinimi me gjak me ngjyrë të errët.
    Kirurgu urolog, Dr.Gjergji Karamitri është bërë pjesë e emisionit shëndetësor 'Diagnozë' nga Freskida Miloti ku ka folur për shkakun e shfaqjes së këtyre tumoreve, simptomave dhe ndërhyrjeve kirurgjikale.
    Ai shpjegoi se në rastet e një hematurie (urinimi me gjak), duhet të trajtohet me kujdes për të kuptuar nëse lidhet me një tumor. Kjo është një sëmundje që prek më së shumti moshat e mesme dhe të thyera, ndërsa të rinjtë janë raste të rralla.
    Si patologji është rreth 3 herë më e shpeshtë tek burrat sesa tek gratë. Kirurgu rrëfeu se në Shqipëri ka një rritje të rasteve të tumoreve të fshikëzës së urinës këto 15 vitet e fundit.
    Një ndër shkaqet kryesore të shfaqjes së kësaj sëmundje është konsumimi i duhanit, prandaj meshkujt janë më të prekur.
    Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/...

КОМЕНТАРІ • 5