Rashiq: Serbia ka filluar presionin ndaj komunitetit serb në Kosovë
Вставка
- Опубліковано 1 гру 2024
- #KosovaPress #kosovapresslive
Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri të Kosovës, thotë ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq. Sipas tij, sulmet e fundit terroriste në veri po ndodhin nga individë të caktuar.
Ai në një intervistë për KosovaPress, akuzon Serbinë për presion ndaj komunitetit serb në Kosovë.
Ai nuk e sheh si rrezik potencial përsëritjen e sulmit terrorist, sikurse rasti i vitit të kaluar në Banjska.
Megjithatë, ai kërkon nga kryeministri Albin Kurti që mos të veprojë me vrazhdësi në veprimet e tij për sundim të ligjit në veri.
Duke folur për vendimet për mbylljen e strukturave paralele serbe dhe ndalimin e qarkullimit të dinarit, ai thotë se ekzekutivi duhet të veprojë me më shumë informim për komunitetin serb dhe transparencë.
Krahas kësaj, Rashiq thotë se komuniteti serb në veri po mirëpret bizneset kosovare të hapura rishtazi atje, përkundër presioneve të Listës Serbe.
Duke folur për zgjedhjet e 9 shkurtit, ai thotë Beogradi zyrtar ka filluar presionin ndaj qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë për të votuar për Listën Serbe.
Sipas tij, besimi i qytetarëve serb të Kosovës ka rënë për Listën Serbe, mirëpo thotë se të njëjtit po shantazhohen.
Rashiq, thekson se ish nënkryetari i Listës Serbe, kryeterroristi, Milan Radoiçiq ka ende ndikim në këtë parti.
Mes tjerash, ai flet edhe për rrahjen e ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq në Mitrovicë të Veriut.
KosovaPress iu ofron shërbimin e përditshëm të lajmeve (7 ditë në javë) nga Kosova, rajoni e bota, në fusha të ndryshme të veprimtarisë . Servojm lajme e raporte për zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën, kemi informacione për ngjarjet në rajon dhe botë. Në rast të arritjes së marrëveshjes, specifikat tjera të shfrytëzimit të lajmeve të KosovaPress-it, janë të shënuara në kontratën, e cila do ta finalizonte ofertën tonë dhe interesimin tuaj. Lajmet e Kosova Press-it janë në dispozicion edhe në gjuhën angleze.
Që të informoheni më shumë vizitojeni www.kosovapress.com
kosovapress.com/
Facebook: / kosovapress
UA-cam: / kosovapressofficial
Twitter: / @kosovapressi
Instagram: / kosovapressofficial
Un jam Shqiptar dhe jam perkrahje zotriut Rashiq dhe qdo qytetar nga Kosova pa marr perkrahje nga dallimet demokratike.
Respekt per Z .Rashiq 🇦🇱❤️
Mos i besoni sèrbit .
Ti i di ,por edhe ne e dijmë!
Më vjen keq se indivit nuk mujn me vepruar kështu
Bravo Z. Rashiç
Bravo për Zotriun.
Normal individ te organizuar
Eu politika serbe po qka po ju vyen kymut o portal
😂