Opinion - Qemal Stafa, misteri i vrasjes (05 Maj 2010)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 25 сер 2024
  • Data 5 Maj është një datë historike për shqiptarët, e cila është kthyer në një simbol të Ditës së Dëshmorëve. Kjo datë e ka zanafillën e saj nga një ngjarje që lidhet me zhvillimet e Luftës së Dytë Botërore.
    Më 5 Maj 1942 në Tiranë u vra Qemal Stafa, i cili ishte një prej themeluesve të Partisë Komuniste, Kryetari i Rinisë Komuniste dhe organizator i Rezistencës Komuniste. Stafa u procedua nga mbreti Zog në vitin 1938, kur ishte vetëm 18 vjeç, pasi deklaroi parimet e tij komuniste.
    Vrasja e tij ishte një nga goditjet e para të forta që hasi Partia Komuniste, si një nga tre elementet e rezistencës së asaj kohe, por për shumë vite mbeti mister. Pas vitit 1990 dolën shumë argumente për mënyrën se si ndodhi vrasja e tij.
    Emisioni “Opinion” mbrëmjen e sotme nuk u ndal te këto hipoteza, por riprodhoi nëpërmjet dëshmive të personave që kanë qenë me Qemal Stafën më 5 Maj 1942, se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
    Qemal Stafa ishte vetëm 22 vjeç dhe vuante nga miopia, e cila po i rëndohej. Në bazën ilegale ku ishte fshehur ai, ishin dhe 6 persona të tjerë, Beqir Minxhozi, Drita Kosturi, Gjustina Sata (Flora Dishnica), Marie Lezhja, Kristo Themelko dhe Isuf Keçi, të cilët u larguan sapo u rrethuan nga policia dhe mbijetuan.
    Në dokumentarin e regjisorit dhe gazetarit Namik Ajazi për të fejuarën e Qemal Stafës, Drita Kosturin, të titulluar “Mes vdekjes dhe shpresës”, janë edhe dëshmi të policisë shqiptare dhe italiane të kohës për aksionin për vrasjen e tij.
    Ndërsa në një intervistë për revistën Klan në vitin 1998, Kosturi rrëfeu se çfarë ndodhi mbrëmjen e 4 Majit dhe mëngjesin e 5 Majit në bazën ilegale. Sipas saj, Qemal Stafa kishte një parandjenjë të çuditshme, e cila e kishte bërë sentimental, nostalgjik dhe të thyeshëm ndaj kujtimeve të vjetra.
    Beqir Minxhozi dhe Isuf Keçi kishin dalë për ushqime, Kristo Themelko dhe dy vajzat ndodheshin në dhomë, ndërsa Drita Kosturi dhe Qemal Stafa ndodheshin në dhomën ballore.
    Në rrethana ende të paqarta, Minxhozi u arrestua dhe u detyrua të tregonte shtëpinë ku strehohej Stafa, ndërkohë që ky i fundit po lexonte poezitë e Manxonit, vargjet për 5 Majin, poezinë e Napoleonit dhe iu drejtua të fejuarës duke i thënë: “Sikur të më vrasin dhe mua sot!”, kur kjo e fundit rastësisht vuri re civilët e armatosur që po i afroheshin shtëpisë. Duke u arratisur, Drita ra në gropën e krijuar nga bomba që kishin hedhur, ndërsa Qemali u largua.
    E fejuara e tij u shpreh: “Qemali iku. Pashë vetëm siluetën e tij, larg, i fundit imazh i një dashurie që kishte zgjatur kaq vjet. Dhe që do të zgjaste përsëri një jetë”. Në dokumentarin “Mes vdekjes dhe shpresës”, Drita Kosturi tregoi se më 6 Maj ajo mësoi se të fejuarin e saj e kishin vrarë.
    Nga ana tjetër, Gjustina Sata dëshmoi versionin e saj për ngjarjen që ka ndodhur 68 vite më parë. Sipas saj, Qemal Stafa qëlloi një italian dhe u plagos dhe vetë në dorë. Më pas u largua, duke mos lënë gjurmë pas. Gjustina rrëfeu se ata u kapën nga policia dhe nuk e panë Stafën të vdekur.
    Por në vitet e fundit të jetës së saj, Drita Kosturi deklaroi se Qemal Stafa ka vrarë veten për t’i shpëtuar policisë. Sipas saj, ai ishte i plagosur dhe nuk mund të vazhdonte më, ndaj dhe vendosi t’i japë fund jetës. Një dëshmitar me inicialet Y.B, pranoi se ishte takuar me Qemal Stafën, i kishte ofruar dhe ndihmë për të ndërruar rrobat, por ky i fundit nuk pranoi dhe në sytë e tij zbrasi plumbin mbi trupin e tij, pa lënë asnjë amanet.
    “Qemali vrau veten. Unë e mësova që atë ditë, kur më treguan gjyslyket e tij dhe më çuan në morg. Ata që qëndronin atje flisnin hapur për atë që kishte ndodhur. Ishte i plagosur dhe dy plumbat e fundit i kishte ruajtur për veten. Kur e gjetën, në pistoletë kishte ende një plumb. Unë nuk e kam thënë kurrë këtë sepse për ngjarjen qe pranuar një version zyrtar”, u shpreh me një siguri të padiskutueshme Drita Kosturi, 56 vjet pas ngjarjes.
    Mënyra e vdekjes së tij mbetet ende e paqartë, por në orën 09:35 22-vjeçari gjendej i shtrirë buzë lumit, me revolver te koka, me syzet e rëna dhe sytë lart. Vrasja apo vetëvrasja e tij do të ngjizte një legjendë të tërë, me të cilën u mbrojt krenaria e qëndresës shqiptare gjatë pushtimit fashist.
    Por nga ana tjetër, Enver Hoxha në librin e tij “Për shokët e mi pionerë” dha një version tjetër të vdekjes së Qemal Stafës, i cili nuk përputhet me asnjë të 6 dëshmitarëve. Sipas tij, 22-vjeçari fjeti në një bazë tjetër ilegale sëbashku me të dhe më pas u vra në bazën e përmendur nga dëshmitarët, ndërkohë që ishte rrugës për në Vlorë.
    Por pikëpyetja më e madhe është nëse u tradhëtua Qemal Stafa. Ngjarja në vetvete ngjall shumë mistere. Mund të jetë një përkim i rastësishëm apo një dekonspirim që mund të ketë rrjedhur dhe nga pakujdesia, por misteret mbeten ende./tvklan.al

КОМЕНТАРІ • 154

  • @valbonakasa4103
    @valbonakasa4103 4 роки тому +29

    Me pelqejne historit e heronjeve tane gjate kohes se luftes, duhet me i kujtuar deshmoret, Complimenti per emisionin qe po beni, ju pershendes nga Italia!!

    • @tonyveizaj1715
      @tonyveizaj1715 4 роки тому +9

      jemi1DemokateLIRIJAevertetVLORAjoneAdobejetVLORAJONadoBETSHRUMEHIforcaForcaDJEMEeVAJZAvendikanevojCELULATEduetngritur

    • @tonyveizaj1715
      @tonyveizaj1715 4 роки тому

      BeniThirrjeThirjethevetemTHIRJE

    • @gencitirane8189
      @gencitirane8189 Рік тому

      ​@@tonyveizaj1715 😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅😅

    • @renatohebeja2665
      @renatohebeja2665 5 місяців тому +1

      Nuk Jane heronj por komuniste we per hapnin ide komuniste qe para pushtimit Italian mos I ngaterro gjerat

    • @RefikKadria
      @RefikKadria 20 днів тому

      ​@@tonyveizaj1715ccccxcccccxxcccccxxccxx£cxxx£xxxxxxxcxxxxxxxxxxxxxxxcxcxxxxcxxxxccxxxxxxxxxxxxcxcxxxxxxxxxxcxxxxxxxxxxxxxxxxxxxcxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxcxcxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxcxxcxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxcxxxxxxcxxxxxxxxxxxcxxcxxxxxxxxxxxxxxcxxxxxcxcxxxxxxxxxxxxxxxcxxxxxxxcxxxxxxxcxxxxxxxxcxxxxxxxxxxxxcxxxxxxcxxxxxxxxcxxxxxxxxxxxxxxcxxxxcxc¥x"cxxxxxxxxxxxxxxxxcx"xxxxxxxxxxxc¥xxxxcxxxxxxxxxxccxcxc¥xxxcdjcdhzexhxcehvcdxxxxxxxxxxxcxxxxxbjsxxdxndnccxxxxxxxxxcxcxxxxxcxxx

  • @alisina3249
    @alisina3249 Місяць тому +3

    Qemali para se te shkonte ne bazen e ndenjes ishte ke shtepija e partise

  • @user-qt1sk4rs2r
    @user-qt1sk4rs2r 2 місяці тому +2

    Ramis xhabia e ka ditur më mire

  • @marinainna9660
    @marinainna9660 Рік тому +7

    Qemal Stafen e Vrau Enveri eshte e kuptushme e fejiara e tij beri internim si ka mundesi gruaja e heroit te ndeshkohej ne ate forem

    • @AferditaMestani-fw2jp
      @AferditaMestani-fw2jp Місяць тому +1

      H c

    • @jolabudo4044
      @jolabudo4044 23 дні тому +1

      9960 mos valle ke qene bashke kohes dhe i ka pare ngjarjen dhe perse nuk ke deklaruar qe atehere dhe ti denancoje
      Ne se benehamendje atehere mos fol me kurre

  • @artinarti958
    @artinarti958 4 роки тому +22

    SI GJITHMON ...LEGENAT DHE SPIUNET PER 5 LEK SI KAN MUNGUAR KURR SHQIPERISE...SI DJE DHE SOT....

    • @fatmirgorreja7989
      @fatmirgorreja7989 4 роки тому

      KY QE DREJTON EMISÌONIN ESHT FASHIST ..

    • @tahirkamberi2445
      @tahirkamberi2445 4 роки тому

      Lx

    • @jblfans3558
      @jblfans3558 3 роки тому +3

      @@fatmirgorreja7989 e vertet.. Mohojne njeriu me te shtrenjte Enver Hoxhen

    • @FiqereteLabinoti
      @FiqereteLabinoti 4 місяці тому +1

      ​@@tahirkamberi2445po😊

    • @user-wl4oz5kc4w
      @user-wl4oz5kc4w 29 днів тому

      ENVERI KE NJERI SHIKONTE QE NUK IA DILTE DOTE E HIQTE QAFE .PRANDAJE E MBAJTI 50 VJETE TE ROBERUAR ATE VENDE

  • @xhelalxhelali9767
    @xhelalxhelali9767 Місяць тому +2

    In italiano, era propio enver hoxha che ha spiato, qemal staffa dove era, era amico con autorità italiane fasciste, lui è stato che qemal staffa e morto, mangiava stesa tavolo con un ufficiale italiano fascisto, sono siguro perché quello italiano i. Pensione ho contratto qua a lecce 1994,io lo credo tutto che ha detto

  • @astritkaja9908
    @astritkaja9908 3 роки тому +15

    Me falni po une nuk besoj asgje nga ky emision.

  • @Edit13467
    @Edit13467 2 роки тому +7

    e kush tjeter mund ta bente sipunin per veq Enverit

    • @qirjakodema
      @qirjakodema 7 місяців тому

      Po ja fut pordhes, ata ishin6 ,1 k/m ne fushe te hapur,mire qe nuk pane po degjimin asnje nuk degjoi Enverin,pse e ngaterron

  • @lefterialeventi6040
    @lefterialeventi6040 3 роки тому +5

    I pavdekshem

  • @kristotato1957
    @kristotato1957 25 днів тому +1

    Cfare misteri enveri e spijunoi te italjanet

  • @tanitani4358
    @tanitani4358 4 роки тому +14

    Enver pushti

  • @artinarti958
    @artinarti958 4 роки тому +25

    ATE QE BERI ENVERI.BERI DHE PAS ARDHESI I TIJ SALI BERISHA....

  • @viktorxhafaj5287
    @viktorxhafaj5287 17 днів тому

    NE NUK PO GJEJM TE VERTETEN SOT ?

  • @astritkaja9908
    @astritkaja9908 3 роки тому +4

    U kane bere presion qe mos ta shohin me njeri tjetrin

  • @bashkimneziri834
    @bashkimneziri834 7 місяців тому +2

    E vërteta është varrosur. Hamendjet janë për të fituar para dhe popullaritet. Edhe po të thuhet e vërteta do të jetë diçka jo e mirë sepse aty ka pasur skenarë të ndryshëm.

    • @renatohebeja2665
      @renatohebeja2665 5 місяців тому +3

      E verteta eshte e qarte,mjafton te rendisesh te dhenat e ditura dhe te pranuara nga te gjjthe si dhe deshmite e te mbi jetuareve. Qe kane qene ne ate shtepi dhe te gjjthe kane qene gjalle pas 1990 madje njera eshte akoma gjalle

  • @mersinrrapaj6806
    @mersinrrapaj6806 3 роки тому +6

    Kame kernaqesi qe te nje bisede me ju
    Se ne qofte eshte e mundur
    Nga afer

  • @pjetersokoli3237
    @pjetersokoli3237 6 місяців тому +1

    ENVERI ESHTE RRENACAK DHEKETR E DIME

  • @user-kq9si8ps4ytoni
    @user-kq9si8ps4ytoni 6 місяців тому +1

    Enver hoxha Ika Ipionuar.

  • @resmirrrapaj351
    @resmirrrapaj351 3 роки тому +2

    Je nje killer e pa shoqe ne bot

  • @robinhood7424
    @robinhood7424 Рік тому +2

    Dihet qe e spiunoi Enveri, ne menyr te ishte lideri i komunizmit

  • @agronagron6781
    @agronagron6781 4 роки тому +5

    Keto tani jan pratha me mbret

  • @vailehakorja3632
    @vailehakorja3632 3 роки тому

    Hi

  • @clirimmaho7228
    @clirimmaho7228 4 роки тому +3

    as nje nuk eshte e verteta.

  • @spirotefi9173
    @spirotefi9173 8 місяців тому +1

    E tregon drita kusturi kush e vrau Qemalin

  • @fazlifisteki8133
    @fazlifisteki8133 4 роки тому +1

    marone ni wc publike aty klm

  • @astritkaja9908
    @astritkaja9908 3 роки тому +4

    Po kemisha i Qemalit ku i gjeti gjitheato vrima plumbash

    • @leonardcama6355
      @leonardcama6355 3 роки тому

      ....po kush tha qe eshte kemisha e Qemalit?! Po Qenveri I thoshte edhe keto....

  • @user-ve2cb6gk9w
    @user-ve2cb6gk9w 3 роки тому +1

    Ne

  • @LilianaBlushi-pz8io
    @LilianaBlushi-pz8io Рік тому

    5

  • @mersinrrapaj6806
    @mersinrrapaj6806 3 роки тому +1

    Zotri juaj jeni shume ine iteligjente
    Si gazetar jeni te pregatitur
    Nuke di se pranoni kerkesen time
    Sikure nje momente

  • @heidisnoka4356
    @heidisnoka4356 3 роки тому

    .

  • @tabakutabaku1173
    @tabakutabaku1173 3 роки тому

    a

  • @arbenhalili7835
    @arbenhalili7835 4 роки тому +6

    Pse u thirr militant ato dhan jeten per ket dit ato jam heroi

    • @renatohebeja2665
      @renatohebeja2665 5 місяців тому +1

      Kush dha jeten per kete dite o derman?Dhane jeten per te hapur idete komuniste we para pushtimit Italian dhe prandaj i denoi qe para 1939 drejtesia e meparshme shqiptare qe si te gjitha vendet perendimore te civilizuara e luftonin komunizmin qe te solli keto dite per vendin tend se po te mos ishte vendosur rendi komunist dot do ishe vendi me njerezit me te pasur dhe me te mireqene ne bote.

  • @user-vt5ou1wf4v
    @user-vt5ou1wf4v Місяць тому

    Kok tul spiun

  • @ilmiomeri5182
    @ilmiomeri5182 3 роки тому

    )

  • @mersinrrapaj6806
    @mersinrrapaj6806 3 роки тому

    Aqe floke qe ske aqeshumendje ke je
    Ni shume orator

  • @Artemisa685
    @Artemisa685 2 роки тому +1

    Ka qene trima

  • @fatmirgorreja7989
    @fatmirgorreja7989 4 роки тому +1

    SA KOT ...

  • @user-ix7em4of8r
    @user-ix7em4of8r 7 місяців тому +1

    I paharruar qemali stafa Ka Rene per atdheun 😂😂😂😂😂😂

  • @shkelqimxixa7091
    @shkelqimxixa7091 3 роки тому

    G

  • @qasebaze2815
    @qasebaze2815 4 роки тому

    Vi
    Vi