Biden nënshkruan projekt-ligjin që shmang mbylljen e qeverisë

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 12 вер 2024
  • Presidenti Joe Biden nënshkroi të enjten vonë, vetëm disa orë para se të skadonte afati, ligjin që shmang një mbyllje të pjesshme të qeverisë federale dhe e financon atë deri më 3 Dhjetor.
    Kongresi e miratoi projektligjin pak orë para se të fshihej financimi, i cili do të kishte detyruar muzetë federale, parqet kombëtare dhe programet e sigurisë të mbylleshin.
    Projektligji i financimit përfshin gjithashtu fonde për lehtësimin e pasojave të uraganit që preku një pjesë të Amerikës dhe zhvendosjen e refugjatëve afganë.
    Financimi i sapo miratuar siguron që agjencitë federale të mos kenë nevojë të mbyllen sot, ndërsa qindra mijëra punonjës të qeverisë të mund të mos marrin leje të papaguar.
    Një shqetësim i veçantë, duke pasur parasysh pandeminë e vazhdueshme Covid-19, ishte goditja e mundshme që mund të merrnin shërbimet shëndetësore.
    Miratimi u jep ligjvënësve më shumë kohë për të hartuar buxhetin që do të financojë agjencitë federale dhe programet që ato administrojnë.
    Klan News
    SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/kate...
    Follow Klan News on Facebook: / klannews
    Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
    #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

КОМЕНТАРІ •