Turi me diasporen ne Athinë, Spiropali: Ju jeni krenaria e shqiptarëve!

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 21 вер 2024
  • Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj të mbajtur gjatë takimit të zhvilluar me shqiptarët në Athinë, falenderoi qytetarët shqiptarë për mikpritjen madhështore.
    Ndër të tjera vgjatë fjalës së saj Spiropali ftoi shqiptarët që jetojnë në Greqi të rikthehen. Spiropali ngriti lart figurën e shqiptarëve që me punën e ndershme arritën të ngrinin lart emrin e shqiptarëve dhe në Greqi.
    Elisa Spiropali: Një përqafim për çdo bir nëne që flet shqip në këtë vend që kanë ardhur dhe po e ndjekn këtë Kuvend nga katër skajet e Greqisë. Miq motra dhe vëllezërt, sa herë vë këmbën në Greqi më vjën mendimi kur perdja e hekurt e komunizmit ra dhe kuptuam se ishim të varfër. Atëher Greqia fqinji ynë shekullor u shfaq pas asaj perdje. Krahë grekësh fisnike u zgjatën kur ne u shfaqëm e ndan me ne bukë e kripë. Dhjetra mijëra histori suksesi hosdhën gfarën e tyre në atë ribvashkim fatesh ku pati edhe fraktura. Pjesa tjetër është histori e një ndryshimi epokal. Shqiptarët e Tiranës, shqiptarët e vjetër e të rinj dhe grekët e lindur e të rritur këtu, ndajnë sot gotën e uzos e rakisë dhe vallëzojnë greqisht.
    Duke ju parë sot ju këtu e shqiptarët kudo janë kjo sallë që u bë një fortëse më vjen të bërtasë sa shumë ka ndryshuar koha e shiptarëve dhe Shqipërisë. Ndryshe nga Majlinda dhe Romina lidhja e trungut tim me Greqinë kalon përmes dellit suliot të nënës time të lindur në Tiranë. Nëna ime u martua me babin ortodoks, ku as feja dhe origjina nuk kanë qenë pengesë për tu bashkuar. Në këtë hapësirë e di që sot jeni mbeldhur për të dëgjuar fjalën e dikujt që rreth 25 vite me parë ishte emigrant. Ai sot është kryeministri i vendit tuaj. Kryeministri i një vendi ku natyrisht ka ende plagë për të shërruar dhe rrugë për të bërë deri në sheshin e flamujvë të Bashkimit Europian, por mjafton të mendosh se çfarë marrëzie ishte kur ju ikët nga Shqipëria e deri pak vite më parë që ta mendoje që vendi ynë do të bëhej magneti i mbi 10 milion turistëve në një vit mes të cilëve edhe grekë.
    Shqipëria e sotme nuk është ende vendi ku kush kthehet e gjen të shtruar rrugën, por është vendi ku kush kthehet me kursime të punës në emigracion i ka të gjitha për t’i hapur vetes rrugën. Ju po vini gjithnjë e më të shumtë për ta parë Itakën tuaj kur të mundeni. Shqipëria po bëhet, po bëhet më e zonja më e fortë. Duke prodhuar nga toka e të parëve me dijet e saj të reja. Dje ishit ju që e mbajtët Shqipërinë me bukë, sot Shqipëria mund t’ju mabjë juvë, por gjithsesi falë jush sot ka ndodhur mbrekullia sepse ju respektpoheni për punëë tuaj dhe s’keni siklet të thoni emrin shqiptarë. Ju e keni bërë Shqipërinë më të madhe e më të fortë. Sot ka Shqipëri edhe këtu si një herë e një kohë kur këtu flitej shqip në të katër anët dhe shqiptarët ishin pjesë krenare e jetës së Greqisë. Sot njësoj si grekët ju i përkisni tashmë jo vetëm me zakon, por edhe me ligj këtij vendi. Duke ndjekur gjurmën tuaj unë kujtoja se palestra e Parlamentit mi kishte neutralizuar emocionet e herëve të para nqë podiume, po tani që fjalimit tim i erdhi fundi mund t’ju rëfehem që mbrëm s’kam vënë gjumë në sy dhe sot e kam të vështirë të flas më tej sepse kjo sallë dhe këto duartrokitje flasin vetë. Ju jeni krenaria e shqiptarëve. Rroft Shqipëria!
    SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/kate...
    Follow Klan News on Facebook: / klannews
    Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
    #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

КОМЕНТАРІ • 16

  • @linditalaci6515
    @linditalaci6515 4 місяці тому +3

    Ju lumtë,na ngrini në nivelin që na takon.❤

  • @Ilir-bl8of
    @Ilir-bl8of 4 місяці тому +2

    Te lumtë goja na kenaqet

  • @elenicinga2931
    @elenicinga2931 4 місяці тому +5

    Te lumte goja ,moj Zonje e nderuar ,Spiropali.❤

  • @franbardhi5182
    @franbardhi5182 4 місяці тому +2

    Bravo kryeministri je ne nivelin shumë të lartë

  • @ElezBeqo
    @ElezBeqo 4 місяці тому

    Elisa te bekoft zoti❤❤❤

  • @SamsungM33-uz9pj
    @SamsungM33-uz9pj 4 місяці тому +4

    TE LUMTE GOJA❤❤

  • @Ilir-bl8of
    @Ilir-bl8of 4 місяці тому +1

    ❤😂😂❤❤❤❤❤❤❤❤

  • @Bujar-c4c
    @Bujar-c4c 4 місяці тому

    Nuk edi se cfare kemesuar ne Kanada sa gjyna si puna nota

  • @dritandidi
    @dritandidi 4 місяці тому

    ❗ PROPAGANDA ❗

  • @shpetimgjona1295
    @shpetimgjona1295 4 місяці тому

    Moj spiro leshi car e ke ate fjalor qe greket na kan mbajtur me buk