Temperatura deri në 43 gradë Celsius, mësoni kur tërhiqet vala e të nxehtit afrikan gjatë javës

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 19 сер 2024
  • Një javë e nxehtë me temperatura që shkojnë deri në 43 gradë Celsius, kështu pritet të jenë ditët në vazhdim. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja thotë se deri ditën e mërkurë pritet të jemi nën dominimin e masave ajrore me origjinë afrikane, ndërsa nga e mërkura pritet një tërheqje e valës, megjithatë temperaturat do të vijojnë të jenë të larta.
    Lajda Porja: Një tjetër javë e nxehtë. Vazhdon vala e të nxehtit. Është java e dytë që futemi drejt masave ajrore të nxehta me origjinë afrikane. Parashikohet që sot të kemi temperatura mjaft të larta. Maksimalet do të kenë një tjetër rekord ditën e sotme.
    Pjesa më e madhe e qyteteve kryesore të Shqipërisë, duke filluar që nga Shkodra, Tirana, Elbasani, Fieri, Lushnja, e gjithë Ultësira Perëndimore do të shënojë 39-40 gradë. Do të ketë zona me temperatura mbi 40 gradë, të cilat sot parashikohen të jenë qarku i Beratit, Elbasanit dhe Shkodrës, ku termometri do i afrohet vlerës 41-42 gradë Celsius.
    Parashikohet që deri ditën e mërkurë të mbesim me një mot shumë të nxehtë dhe pas të mërkurës do të jemi me një mot relativisht të nxehtë që do të thotë se deri ditën e mërkurë ne presim vlera ekstreme 42, mund të tejkalohet dhe mund t’i afrohemi vlerës 43 gradë brenda këtyre 3 ditëve në 3 qarqe, Elbasani, Berati, Shkodra, do të jenë 3 zonat me vlerat më ekstreme. Parashikohet që rreth vlerës 36 gradë të mbetet vetëm zona e juglindjes, pra qarku i Korçës.
    Pas ditës së mërkurë ka një tërheqje të valës, por mund të themi sërish se mbetemi me vlera ekstreme 40 gradë dhe vala do të qëndrojë të paktën përgjatë kësaj jave. Moti do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë. Nuk ka sinjale që deri të premten të kemi reshje apo rrebeshe shiu.
    SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/kate...
    Follow Klan News on Facebook: / klannews
    Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
    #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

КОМЕНТАРІ • 5

  • @user-rm5gi4bv5o
    @user-rm5gi4bv5o Місяць тому +4

    Të lumtë.Zi e ma zi.të lumtë bitha !

  • @user-ye1bp9hn5e
    @user-ye1bp9hn5e Місяць тому +1

    Asnje nga juve nuke ini te safety sice thote njeri nuke thote tjetri metrologe nga e keqa I vidhni andeje nga jashte

  • @ajdiago9312
    @ajdiago9312 Місяць тому +1

    Korca