SHYQRI NIMANI 'RREFIM MBI DEKLARATEN E PAVARESISE' NGA AFERDITA RUSHITI

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 19 вер 2024
  • PRAPASKENAT E DORËSHKRIMIT TË DEKLARATËS SË PAVARËSISË
    ‘Është vështirë edhe tash të kthehem në atë kohë, por ato mbresa kurrë nuk kanë me u shlye. Për arsye se populli ynë e ka pritë me vite, të them 100 e sa vjet apo jo? Edhe unë e kam pasë një ndjenjë, një kënaqësi të madhe për arsye se historia ndodh çdo ditë. Por janë disa ngjarje, të cilat, ato shënohen, dhe mbesin si ngjarje të cilat janë të pashlyeshme’. Kështu ka filluar rrëfimin e tij kaligrafisit I deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Professor Shyqri Nimani.
    Ëndërra shekullore e shqiptarëve të Kosovës, për ndarje nga Serbia, që padrejtësisht u vendos kështu në Konferencën e Londrës më 29 korrik 1913, atëherë kur I tërë vilajeti I Kosovës, iu dha Serbisë, u kurorëzua më 17 shkurt të vitit 2008.
    Shpallja e pavarësisë së Kosovës, ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të gjatë dhe mjaft të dhimbshëm për popullin shqiptar. Që nga atëherë Kosova filloi një rrugëtim tjetër, atë të shtetit më të ri në botë.
    17 shkurt 2008, Kosova u bë shtet me të gjitha simbolet siç e kërkon lindja e një shteti. U krijua himni, flamuri, stema e edhe Deklarata e Pavarësisë e shkruar në një pergamen, jetëgjatësia e të cilit thuhet se do të jetë disa shekuj.
    Professor Shyqri Nimani, të cilin si të ri e njihnim për këngëtarë e kompozitor, pastaj dizajner e pedagog, dikur edhe shkrimtar e publicist, tani e njohim edhe si njeriun që përveq gjërave të lartëpërmendura hyri në histori edhe si dorëshkruesi I Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
    Si rrodhën ngjarjet deri në dorëzimin e deklaratës së Pavarësisë në atë kohë kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaci për ta lexuar para deputetëve të Kuvendit? Kush e kontaktoi dhe kush ja dha këtë detyrë? Si kaluan ato orë të lodhshme, por njëkohësisht ndër më të bukurat në jetën e tij, I mësojmë nëpërmjet rrëfimit të detajuar të professor Nimanit, për prapaskenat e dorëshkrimit të deklaratës së Pavarësisë.
    Deklarata e Pavarësisë së Kosovës përmban 6, 991 karaktere, të cilat formojnë 1254 fjalët e Deklaratës të kaligrafuara në pergamenë. Kjo Deklaratë është në listën e monumeteve të mbrojtura të Kulturës që nga tetori I vitit 2007 me iniciativën e Muzeut të Kosovës.
    Autore: Afërdita Rushiti
    Redaktor muzike dhe realizimi teknik: Remzi Samakova

КОМЕНТАРІ •