Top News/ Sulme përtej linjave të armikut...Ukraina godet thellë në Rusi, depo nafte dhe bombardues

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 7 вер 2024
  • Tre cisterna të një depoje nafte në rajonin Kurs të Rusisë u përfshinë nga zjarri si rezultat i një sulmi me dronë të kryer nga Ukraina, tha të dielën guvernatori rajonal, Alexei Smirnov. Askush nuk është lënduar gjatë sulmit dhe zjarri në një cisternë u shua shpejt. Megjithatë, 82 zjarrfikës dhe 32 njësi janë përfshirë në përpjekjet për të shuar zjarrin në dy cisternat e tjera, shkroi Smirnov në një postim në Telegram. Ministria ruse e Mbrojtjes shkoi në Telegram se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar dy dronë mbi rajonin e Kurskut. Smirov tha se dronët po ashtu dëmtuan disa ndërtesa të banimit në rajon, duke plagosur një person.
    Këto pretendime të Rusisë nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Ndërkaq, Ukraina ende nuk ka komentuar këtë rast. Një ditë më parë, dronët ukrainas goditën rajonin e brianskut, në rusi. Zyrtarët lokalë thanë se pesë distrikte ishin sulmuar nga dronët brenda një ore, por mbrojtja ajrore ruse kishte shkatërruar 12 prej tyre. Autoritetet ruse po ashtu thanë se dronët ukrainas kishin vënë në shënjestër edhe një bazë të bombarduesve strategjikë rusë, ku mbahen tupolevët e moskës. Raportohet se në shënjestër ka qenë një bazë ajrore e largët ruse, në arktik, dhe të paktën një bombardues strategjik është shkatërruar. Media ukrainase tha se sulmi në bazën Olenia, në rajonin e Murmanskut, dëmtoi një tupolev Tu-22M3 me rreze të gjatë veprimi e që mban raketa supersonike. Një bombardues të tillë, ukraina e rrëzoi për të parën herë në prill, dhe sipas forcave ajrore të kievit, avioni u rrëzua në stavropol krai të rusisë, pak pasi moska kishte nisur një sulm mbi rajonin ukrainas të dnipropetrovskut. Baza ajrore Olenia, e shënjestruar së fundmi, është më shumë se 1900 km larg kufirit ukrainas dhe vetëm 200 km larg finlandës.
    Pamje:AFP
    Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on UA-cam Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #TopNews#Ukraine#Rusi

КОМЕНТАРІ • 6