Kërko llogari dhe verifiko çfarë të kanë premtuar, para se të votosh!
Вставка
- Опубліковано 5 лют 2025
- Në raportimet mediatike, kam dëgjuar të tilla rrëfime…
-Sa herë vijnë zgjedhjet na premtojnë se do të shtrojnë këtë rrugën, por asnjëherë nuk e kanë bërë. Pastaj vijnë prapë e na kërkojnë votat, edhe pse nuk e kanë bërë rrugën…
-Para zgjedhjeve sollën tubat dhe thanë do bëjmë ujësjellësin. Mbaruan zgjedhjet, i morën tubat. Dhe ata e kishin votuar tre herë të njëjtin deputet që solli dhe mori tubat.
Këto janë dëshmi të politikës së papërgjegjshme dhe politikanëve mashtrues…
Por a kanë faj këtu edhe qytetarët?
Populli thotë: Nëse më gënjen herën e parë është faji yt. Nëse me gënjen herën e dytë, është i imi.
Po herën e tretë?
….
Kjo është një fushatë informuese dhe ndërgjegjësuese, në kuadër të projektit “Inkurajimi i diskutimit publik dhe përfshirja e qytetarëve për të siguruar llogaridhënie dhe integritet në partitë politike dhe zgjedhje”, zbatuar nga organizatat Forumi i Mendimit të Lirë, Qendra për Studimin e Qeverisjes dhe Demokracisë, News Policy Group, me mbështetjen e Fondacionit Westminster për Demokraci.