Vetja, kjo festë e rëndësishme - Besarta Taçi- Episodi 60

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 29 сер 2024
  • #besartataci #mirakazhani #emdr #janari #gjenetika
    Videopodcast me Psikoterapisten Besarta Taçi
    Podcast-in e fundit për këtë vit ia kushtova njeriut, njeriut si qenie vulnerabël, të brishtë, të uritur për festë, e po aq të pasigurt para jetës, e cila nuk është kartolinë ngahera, por s'ka përse të jetë edhe aq serioze e me drama gjithnjë. Ne njerëzit kemi brenda një kod gjenetik, të cilit nuk ia dimë fuqinë dhe aftësinë vetëshëruese.
    Asnjëri prej nesh nuk vjen aq rastësisht. Ka një arsye me siguri që mes miliona spermatozoidësh vetëm një takohet me vezën dhe ai/ajo je ti.
    Zëri përmbyllës për këtë vit është i një gruaje. Psikoterapiste! Besarta Taçi.
    Më vjen mirë që njerëz si ajo, që janë rritur në emigrim, janë shkolluar, janë dashuruar, martuar, janë mërzitur, lodhur, lënduar, gëzuar në një vend që s'ka qenë atdheu i tyre, siç ajo 20 vite në Itali, vendosin të kthehen. Ajo erdhi vetëm për një trajnim dhe ndjeu thirrjen e brendshme për të qëndruar në Shqipëri. Është e vetmja trajnere e liçensuar në Ballkan për EMDR. Terapia e cilësuar nga OBSH si më efikasja për traumat. Është një shkollë e re e trajtimit të dhimbjes e traumës, që jo çdokush mund ta zotërojë. Në Itali me 64 milionë ka vetëm tre të tillë. Do të ishin 4, por e katërta është në Shqipëri, Besarta.
    Gjatë bisedës me të, ma do mendja do të merrni qetësinë e duhur për të parë veten si të parë, si të rëndësishme, si të vetmen dhuratë. Ti je gjëja më e rëndësishme në këtë botë, prandaj me rastin e festave, festa fillimisht je ti!
    Mund të jesh vetëm apo me dikë, me një familje të madhe, apo një familje të ndarë, i sëmurë, apo atlet, i shpërblyer, i pafat ( për këtë vit), por çdo gjë e ka një çelës, si dyert!
    Dhe po, e pyeta trajneren e shërimit edhe për Janarin. Të gjitha i keni në podcast.
    Për më shumë vizitoni: www.tiranapost...
    Subscribe në "Mira Kazhani" në UA-cam Channel: www.youtube.co....
    Na ndiqni në Facebook: / tiranapost.al
    Na ndiqni në Instagram: / post.tirana
    Na ndiqni në Spotify: open.spotify.c....
    Na ndiqni në Tiktok: / zememirenpodcast

КОМЕНТАРІ • 12

  • @irmaistrefi6261
    @irmaistrefi6261 6 місяців тому +1

    Bravo Mira.i ndjek rregullisht podkastet e tua.me pelqejne shum këto bashkëbisedime me njerez qe nga i gjithsecili merr diçka.ua sugjeroj edhe femijeve te mi ti dëgjojnë.faleminderit

  • @gentagramo7594
    @gentagramo7594 Рік тому +7

    Nje bisede e juaja domosdoshmeri e dashur Besarta! Teper te vyera fjalet dhe mesazhet tuaja ne keto kohe ku te gjithe kemi nevoje! Pergezoj energjine e prezantueses dhe magjine qe percollet ne kete intervite!

  • @erisakreshpa9381
    @erisakreshpa9381 Рік тому +6

    Fantastike per mbylljen e 2022. Nje BRAVO per kete zgjedhje.

  • @julianhyseni7555
    @julianhyseni7555 Рік тому +4

    Me pelqen se si rrjedh bashkebisedimi, ✌️ RRESPEKTE per ju!

  • @nokusoku1301
    @nokusoku1301 6 місяців тому

    Me pelqen shume, sa shume takt ka ne fjalet qe zgjedh te perdore, qe mos te lendoje askend dhe mos percjelle as ndjenja negative per veten tone. Bravo dhe suksese! Flm Dr Besarta dhe e mira Mira😊

  • @lulishuli2325
    @lulishuli2325 7 місяців тому

    Super vidjo,bravo goca 👏👏👏👏

  • @vetemlike5771
    @vetemlike5771 Рік тому +1

    Super Super-te. Te lutem te Podcast-et e reja kontrollo pak nivelin e zerit

  • @user-xv2ju1im6o
    @user-xv2ju1im6o 17 днів тому +1

    SA e degjova me qetesoi,me mesoi,me rriti.

  • @marsidamyrtja8246
    @marsidamyrtja8246 Рік тому +2

    Nje bisede sa e bukur, sa e ngrohte ashtu sic dine Mira ti sjelli te ftuarit ne nje zone komforti. Festa te bukura ju uroj.

  • @Leai12344
    @Leai12344 Рік тому +3

    Super

    • @xyxy1365
      @xyxy1365 Рік тому

      Bravo moderatores për realizimin e emisionit dhe për të ftuarit e mirë që dijnë të flasin.
      Kemi nevojë për panele si këto që mund të degjojmë njerëz elitë që Ti Mira di t'i perzgjedhësh.
      Faleminderit.

  • @Carlo77-iu1sy
    @Carlo77-iu1sy 11 місяців тому

    Un vetja kam qen dhe jam