Ish-të përndjekurit kërkojnë miratimin e ligjit të lustracionit - (10 Shkurt 2010)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 10 лют 2025
  • Lajme arkive 2006
    Zbulimi i varrezës masive pranë malit të Dajtit, pikërisht në kohën kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin për lustracionin, ka ngjallur reagim të ashpër të ish-të përndjekurve politikë në të gjithë vendin. Dega e kësaj shoqate në Shkodër kërkon gjetjen e formave të tjera për miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve, si dhe zbulimin e të gjitha varreve ku ndodhen eshtrat e të dënuarve padrejtësisht nga regjimi.
    Zenel Drangu: “I bëhet apel Gjykatës Kushtetuese, që mund të jenë dhe ata vetë që kanë dhënë vendimin për këta njerëz që janë pushkatuar me gjyq e pa gjyq, pra domethënë është një mbyllje me turp e tyre, se ata për punë muajsh do zëvendësohen me të tjerë se e kanë mbushur mandatin dhe kohën e tyre”.
    Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Prefekti i Elbasanit Shefqet Deliallisi. Sipas tij, ligji i lustracionit synon vetëm largimin nga politika dhe administrata e lartë e atyre që kanë qenë pjesë e këtyre vendimeve makabër.
    Shefqet Deliallisi: “Zbulimi i këtij varri koençidon me rrëzimin e ligjit të lustracionit nga Gjykata Kushtetuese. Në fakt kjo është një koençidencë, por është një koençidencë e hidhur. Në fund të fundit po ta lexoje ligjin e lustracionit nuk ishte gjë tjetër veçse një ligj që përkohësisht largonte nga postet publike personat që kishin marrë pjesë drejtpërdrejtë në dënimin e ekzekutimit të këtyre njerëzve të nderuar, por edhe kaq nuk u lejua që të bëhej”.
    Por varreza e zbuluar pranë malit të Dajtit nuk është e vetmja. Vetëm pak kohë më parë në qarkun e Elbasanit është zbuluar një tjetër varr masiv në kodrat e Krastës, vend i njohur për eliminimin e kundërshtarëve të regjimit komunist./tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

КОМЕНТАРІ • 1