Top News/ Kuvendi nuk gjen qetësi / Bardhi i përgjigjet Spiropalit për mandatin e Xhaçkës

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 9 вер 2024
  • Kuvendi nuk gjen qetësi edhe pas përfundimit të sesionit parlamentar, për shkak të mozbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka. Kryetari i grupit parlamentar, Gazmend Bardhi iu përgjigj përmes një shkrese zyrtare urdhrit të kryeparlamentares, Elisa Spiropali për të thirrur më 27 gusht këshillin për legjislacionin.
    “Rezulton se ju keni thirrur në fakt një sesion të jashtëzakonshëm të Kuvendit, duke urdhëruar “mbledhjen jashtë sesionit të Këshillit të Legjislacionit”, por në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, së pari, e keni caktuar mbledhjen e organeve të Kuvendit përtej afatit “3 ditor” që përcakton qartësisht Rregullorja; dhe së dyti, nuk keni caktuar mbledhje të seancës plenare.” - thuhet në përgjigjen zyrtare të grupit parlamentar të PD.
    Opozita konsideron se mbledhja e Këshillit të Legjislacionit në këtë rast si krejtësisht të panevojshme, duke sjell në vëmendje se Gjykata Kushtetuese vlerësoi se Kuvendi nuk ka vepruar në përputhje me Kushtetutën për sa kohë çështjen e ekzekutimit të vendimit të saj ia ka nënshtruar vlerësimit të Këshillit për Legjislacionin dhe Këshillit për Mandatet.
    Duke pretenduar se urdhri për mbledhjen e këshillit për legjislacionin më 27 gusht është antikushtetues, grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkon që Spiropali të thërrasë sesionin e jashtëzakonshëm brenda afatit ligjor të përcaktuar.
    Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on UA-cam Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #TopNews#Kuvendi#Bardhi

КОМЕНТАРІ •