Nga non gratat, te pazaret Rama-Berisha, pse po vjen në Tiranë kreu i luftës antikorrupsion në SHBA?

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 25 вер 2024
  • #pamflet #pamfleti #pamfletichannel #edirama #saliberisha #pazare #dash #amerika #viralvideo
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vënë në lëvizje për të frenuar çdo lloj manovre që rrezikon drejtësinë e re.
    Ambasada prej më shumë se një viti ka mbetur pa drejtues dhe Rama, Berisha apo Meta po bëjnë çfarë t’u dojë qejfi. Por teksa Berisha u rikthye në krye të PD, Rama po mendon të zhbëjë reformën dhe Ilir Meta po tenton t’i shpëtojë burgut, është njoftuar një vizitë e beftë e një prej personazheve më të rëndësishëm në Uashington për luftën kundër korrupsionit. Me 20 qershor, do të vijë në Tiranë Richard Nephew, koordinatori amerikan kundër korrupsionit global.
    DASH ka njoftuar se ai do të takohet me përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile. “Ai do të diskutojë mbi punën që është duke u bërë në luftën kundër korrupsionit dhe fushat për bashkëpunim të mëtejshëm në përpjekjet kundër korrupsionit”, thotë DASH.
    Pse po vjen realisht Richard Nephew? Së pari ai është personi i cili ka në dorë listën e “non gratave”. Që pas Sali Berishës, SHBA ka frenuar sanksionimet për politikanët e korruptuar të Tiranës. Ardhja e tij në vendin tonë është një kambanë alarmi për anti-amerikanët.
    Por përtej kësaj, vizita e tij lidhet me atë që po ndodh në politikën shqiptare. PS ka ngritur një komision që synon të zhbëjë reformën në drejtësi dhe Richard Nephew pritet të japë mbështetje të madhe për reformën dhe ta bëjë të qartë se ajo nuk mund të preket.
    Po ashtu priten mesazhe lidhur me Sali Berishën. SHBA bëri një luftë të madhe që ai të dalë nga politika. Deri diku ja doli pasi është në arrest shtëpie, por Berisha u kthye në krye të PD dhe kjo e vë në vështirësi ambasadën. Edhe pse ata e kanë bërë të qartë se nuk bashkëpunojnë me “non gratat”, Berisha duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet. Ndryshe nga herët e tjera, në Gjykatën e Apelit ku u vendos fati i vulës, munguan vëzhguesit e ambasadës. Pra duket se sikur Uashingtonit i kanë dalë nga duart punët në Tiranë dhe po vjen një emër si Richard Nephew.
    Mesazhet më të forta të tij pritet të jenë për SPAK, ku pritet të inkurajohet goditja në nivelet më të larta, pavarësisht sulmeve.
    "Pamfleti" media që s'e dorëzon pavarësin e saj,i paraprinë një qeverisje të ndershme!
    SUBSCRIBE to "Pamfleti Channel" on UA-cam for NEWS
    Për më shumë vizitoni: pamfleti.net/
    Follow "Pamfleti" on Instagram
    www.instagram....
    Follow "Pamfleti" on Facebook
    www.facebook.c...
    Follow "Pamfleti" on TikTok
    www.tiktok.com...

КОМЕНТАРІ • 2