Ilir Meta: Luftë pa kthim me regjimin kriminal

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 10 лип 2024
  • Ilir Meta: Turp për ata që ankohen të vijnë këtu për të përmbysur regjimin më kriminal. Turp për ata këshilltarë bashkiakë që nuk janë atje me Tedi Blushin përballë kryehajdutit të Tiranës.
    Më keni dëgjuar kur them regjimi i dumdumanit.
    Ky e ka bazuar pushtetin e tij te dumdumanët të cilët thonë se afërmendsh që gjykatat do të vendosin atë që kërkon prokuroria. Duhet të mblidhemi të gjithë t’i vëmë vizën këtij regjimi i cili po zhbën Shqipërinë çdo ditë, që i ka shndërruar fëmijët në analfabetë funksionalë. Që kur u çlirua Kosova, armiqtë tanë ndoqen politikë të mençur dhe ne nuk arritëm dot në kohë të kuptonim një strategji që lexohet qartë sot, u përpoqën ta marrin kalanë nga brenda me kalin e trojës që është, jo zoti i kësaj loje por skllav i tyre, ai është armiku më i madh i Kosovës. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të Kosovës të bashkohemi për të shporrur armikun më të fëlliqur të Kosovës që quhet Edi Rama.
    Të gjithë duhet ta dinë se Edi Rama mbështetet, financohet në Uashington, Bruksel dhe kudo nga armiqtë më të egër të Shqipërisë për t’i ngulur thika përditë Kosovës. Ai nuk bën gabime rastësisht. Mos harroni çfarë tha në Kuvendin e Kosovës në ceremoninë solemne në 10-vjetorin e saj. Tha se shikonte që Shqipëria e Kosova do të kishin në të ardhme një President të përbashkët. A nuk ishte ky si Kryeministër i Shqipërisë që hodhi në gjyq Kryeministrin e Kosovës në detyrë në atë kohë, Ramush Haradinaj? A nuk ishte ky vagabond që i vuri sanksione Albin Kurtit? A nuk ishte ky hor që në çdo samit të NATO kishte hall se mos i bënin presione Serbisë. Është shërbim ndaj Serbisë edhe në drejtim ekonomik. Ky me politikat e tij, me narkoekonominë e tij, iu ka vënë kazmën bujqësisë me qëllim, po i falimenton edhe fabrikat me kursin kriminal të Euros e të Lekut që është vetëm me paratë të drogës që vijnë këtu. Ndaj është koha të ngrihemi.
    Për ndërkombëtarët, nuk dua të flas shumë për ta. Ata që mbështesnin diktatorin Markos ku u ngrit populli, i thanë merr helikopterin ik se na nxitë faqen. Është detyra jonë t’ju tregojmë ndërkombëtarëve se jemi popull me dinjitet, që nuk e ha presionin për të mbajtur një kriminel këtu. Një pensionist në Velipojë merr sa 1/3 e një pensionisti shqiptar në Ulqin apo në Tuz.
    Dëgjoj që thonë e arrestuan edhe Ilir Beqajn. Çudi e madhe. Edhe Artan Lames i paska nisur diçka. Dumdumani është 4 vjet me vonesë që nuk ka arrestuar Edi Ramën, i cili me vetëdije të plotë ka firmosur 17 vendime qeverie dhe i ka imponuar ai ndërkohë që është e zeza mbi të bardhë që drejtori i prokurimeve ka qenë kundër se kanë qenë të paligjshme. Inceneratorë nuk kanë sot e kësaj dite. Këtu gjithë shteti është 5D. Erion Veliaj është me 4 vjet vonesë që nuk është në burg. Boll që ka vjedhur publikisht zyrtarisht e zeza në të bardhë me firmën e tij kompetencat e këshillit bashkiak për të futur në borxh të gjithë Tiranën për 30 vjet për një incenerator që nuk ekziston. Dumdumani thotë nuk e bllokoj se kam hallin e arbitrazhit. Por kur ke hallin e arbitrazhit pse nuk e arreston Edi Ramën me Erion Veliajn?
    Ka ardhur koha t’i paguajë të gjitha Edi Rama, prandaj të bashkuar të vendosemi në një luftë pa klthim me këtë regjim kriminal. T’u bëjmë thirrje gjithë punonjësve të shtetit të respektojnë ligjin se do përfundojnë aty ku është qeveria e 2 e Edi Ramës. Çdo drejtor policie të bëjë detyrën mos shkelë ligjin për llogari të Edi Ramës, përndryshe do ta kesh personale. I themi çdo prokurori do ta paguani do t’ja u bëjmë vettingun edhe juve që fshini krimet e Edi Ramës dhe që mbani të arrestuar Sali Berishën për llogari të Edi Ramës. Ju horra dhe vagabonda pa personalitet. Ju Kushtetutë nuk njihni se jeni betuar te lana, te noterja e lanës. Asgjë nuk do të na ndalë. Deri sa ta çojmë Edi Ramën atje ku ka qeverinë e tij.
    SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/kategoria/klan-news/
    Follow Klan News on Facebook: / klannews
    Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
    #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

КОМЕНТАРІ • 10