Dasem tradicionale me Tupana dhe veshje Popullore te Shqiperis se Mesme Supriz per ciftin

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 5 жов 2024
  • Veshja popullore
    .
    Tipet kryesore të veshjeve popullore shqiptare për burra janë: kostumi me fustanellë, kostumi me këmishë të gjatë e dollamë (cibun), sipër kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona të shkurtra deri te gjuri). Pjesët më të zbukuruara ishin jelekët dhe xhamadanët e kostumit festiv. Burrat shqiptarë mbanin edhe stoli të ndryshme argjendi, si jastekë gjoksi, sumbulla dekorative tek jelekët, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi të gjitha, armët e brezit e të krahut, që ishin gjithnjë të stolisura pasurisht.
    Për gra, tipet kryesore të veshjeve, janë: kostumi me xhubletë (një fund në formë kambane), kostumi me këmishë të gjatë e xhokë shajaku sipër, kostumi me dy futa të vendosura mbi këmishën e gjatë, njëra përpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbështjellëse (një fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).
    Në veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin sipas moshës. Për të vegjëlit e të rinjtë, kostumi krahinor mund të ishte më i thjeshtë. Ndryshe nga popuj të tjerë të Ballkanit, në Shqipëri, vajza që kishte arritur moshën e martesës, duhet të vishej thjesht e pa stoli, flokët t’i mbulonte mirë me një shami dhe të mos vishte rrobë të kuqe. Kostumi i martesës ishte varianti më i pasur i veshjes së krahinës, si për nuset edhe për dhëndurët. Për nuset, stolitë metalike ishin të pamungueshme, madje, përdoreshin edhe me tepri, sepse këtu, me sa duket, kishte rendësi jo vetëm funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik që u pervishej. Për nuset, rëndësi të veçantë kishte zbukurimi i kokës. Disa vjet pas martesës, veshja fillonte të lehtësohej nga zbukurimet.
    Në veshjet popullore, shenjat e zisë ishin të pakta, gratë mund të vishnin së prapthi ndonjë nga pjesët më të zbukuruara të kostumit, p.sh.: xhokën a përparësen.
    Studimet e deritanishme kanë treguar se pjesët përbërëse të veshjeve tradicionale nuk kanë të gjitha të njëjtën moshë. Ka pjesë, që të kujtojnë veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, të tjera që vijnë si një jehonë e kohës antike, por ka edhe elemente, që mund të lidhen me kulturën ilire. Mund të përmendim kështu analogjitë e vërejtura midis linjës popullore dhe “simbolikës” ilire, sikurse ndërmjet kapuçeve, strukave (shalleve), opingave, etj., dhe elementeve respektivë, të përdorura nga ilirët. Falë këtyre elementeve të trashëguar nga kultura ilire dhe ajo e arbërve të mesjetës, gjatë zhvillimit të tyre historik, veshjet popullore kanë arritur të fitojnë një varg tiparesh origjinale, që marrin vlerat e një treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato të popujve të tjerë.
    .
    Daullja ose Tupani
    Daullja ose lodra apo tupani, është instrument muzikor popullor, nga grupi i membranofoneve.Ajo përbëhet me lëkurë kafshe e cila përpunohet dhe pasi vendoset në një bazë prej druri ose metali lëkura tërhiqet dhe lëshon tingull pasi goditet me dy shkopinj.Daullja është një instrument popullor e cila përdoret ne këngë e valle.Në ditët e sotme njerëzit e përdorin për të lajmëruar për festa fetare si bajrami por edhe në evenimente ose raste familiare si dasma festime me temë popullore.

КОМЕНТАРІ •