Përballja live/"U njohëm në facebook.Flinim në një dhomë me vjehrrit,burrin e kapa që më tradhtonte"

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 11 вер 2024
  • Emisioni "Me zemer te hapur" nga Evis Ahmeti ne News24 - 30 tetor, 2019
    Historia e një vajze të re që duhet të kujdeset e vetme për një vajzë 2-vjeçare pas ndarjes me partnerin e saj, me të cilin nuk kishte celebrim ka ardhur në emisionin “Me zemër të hapur” në News24.
    22-vjeçarja nga Tirana Anxhela Xhija, është një nënë beqare që nisi një histori dashurie në moshën e adoleshencës përmes rrjeteve sociale dhe më pas përfundoi në ndarje.
    Si shumë vajza të braktisura nga bashkëshortët, edhe jeta e Anxhelës kalon përmes një kalvari të gjatë vuajtjesh, ku burim konflikti do të bëhet familja e burrit ku ajo jetonte.
    “Ne flinim në një dhomë me prindërit e burrit. Ata shanin dhe ofendonin vajzën tonë”, shpreh Anxhela, teksa rrëfen dramën e jetës së saj familjare. Në këto rrethana 22-vjeçarja detyrohet hera-herës të arratiset nga familja e ish-bashkëjetuesit dhe herën e dytë thotë ajo ndodhi për shkak të tradhtisë së hapur në çift.
    Ish-bashkëjetuesi i thotë se nuk e dashuron më dhe fillon një lidhje me një tjetër femër, duke hequr dorë edhe nga detyrimet e vajzës. Por për hir të familjes dhe vajzës së vogël çifti vendos të bashkohet sërish. Nga një marrëdhënie sentimentale e dështuar tashmë, çifti përballet me të tjera konflike. Anxhela thotë se kësaj herë shkaktarët e ndarjes do të bëhen vjehrrit e saj.
    “Jeta ime është e thjeshtë. Jemi 8 fëmijë. Kam dhe një motër binjake, vetëm ajo punon dhe na mban të gjithëve me bukë. Më para vetëm rrija në shtëpi, nuk bëja asgjë. Kam kërkuar punë kur isha 16-17 vjecce, po për shkak të moshës nuk më merrnin. Në moshën 15-vjeçare ose me e vogël më pëlqente ‘Facebook’ dhe fillova të rrija gjatë, aty njoha dhe bashkëshortin tim. Njohja jonë ishte thjesht rastësi. Ai më ka thënë se e nisi në formë shakaje njohjen me mua. Më tërhoqi me fjalët e bukura që më thoshte. Kemi folur një muaj, pas një muaji vendosëm të takoheshim e të konsumonim një kafe së bashku, pastaj do flisnim me familjen
    Jam person që nuk para më pëlqen të dal, dua më shumë të rri në shtëpi dhe kur ai më kërkonte unë nuk dilja, shumë pak e takoja”, thotë Anxhela, teksa nuk i mban dot lotët kur flet për ish-partnerin e saj.
    Nëna e re tregon më tej se pas njohjes erdhi dhe propozimi nga partneri i saj për të bashkëjetuar bashkë.
    “Vendimin për bashkëjetesë e morëm bashkë, propozimi erdhi nga ana e tij dhe unë e prita shumë mirë. Unë i tregova familjes sime, i thashë që kisha njohur një djalë në ‘Facebook’, është djalë i mirë dhe prindërit pranuan të takoheshim edhe prindërit e atij pranuan.
    Vendosëm të bëja një gosti të vogël në shtëpi, thirra njerëzit e mi, kishim rënë dakord me familjen e atij, por atë natë më gënjente do vijmë tani do vijmë pastaj, si përfundim më tha që i ati ishte në punë dhe nuk vinin dot. Unë u mërzita shumë dhe prindërit më thanë që kjo histori të mbyllej aty. Ai kur e takova më thoshte justifikime të tjera. Erdhën pas një jave të më merrnin, por unë e kuptova se ata nuk më donin.
    Kur erdhi dhe nusja tjetër në shtëpi kishim konflikte për dhomën edhe dy vëllezërit kishin konflikte. Isha shtatzënë 2 javëshe, ata nuk më rrinin afër dhe thirrën prindërit e mi e i thanë që unë nuk isha nuse për ta. Unë s’di kurrë t’i kem ofenduar dhe t’u kem kthyer fjalë. Edhe pasi linda gocën ata nuk e afronin shumë. Shtatzënia ishte e dëshiruar nga të dy ne. Kur vajza erdhi në jetë isha tek prindërit e mi, i lashë dhomën kunatit, shkoja nja dy ditë tek ata, por më shumë rrija tek njerëzit e mia edhe kur linda gocën edhe më pas. Pasi kisha lindur gocën dhe ata kishin marrë shtëpi me qira, ai më tradhtoi, e kam kapur mat 2 herë, në Instagram. Ai e bënte këtë në syrin tim dhe kur e pyesja ai më thoshte se e bënte të kalonte kohën”, tregon 22-vjeçarja.
    Anxhela thotë se pasi i kapi mesazhet nuk ka bërë debate me partnerin por arsyeja e ikjes së saj nga shtëpia ishin prindërit e tij. “Ika për shkak të prindërve të tij. Herën e dytë që u ndava nga ky ai u martua me një tjetër dhe pas 1 muaji u nda dhe erdhi prapë tek unë, bashkëjetoi me atë tjetrën. E takova e pyeta dhe ai e pranoi këtë gjë. Ai më tha që ‘doja të shihja dhe unë jetën time, nuk rrija dot vetëm’. Prindërit e tij, fëmijën tim nuk e donin e mallkonin, i flisnin keq”, tha më tej e reja. Por problemi kryesor i Anxhelës është se i ati i vajzës nuk jep asnjë kontribut për rritjen e saj dhe për gjithçka i duhet të përgjigjet vetë.
    Në studio erdhi dhe zëri i ish-partnerit të saj.
    “Anxhela ka dashur të dalë vetëm nga familja ime. Jam dakord por ne nuk i kishim mundësitë, vetëm unë punoja, ajo nuk punonte. Nuk ka pasur probleme me vëllain dhe nusen e vëllait tim. Ajo e kishte vetë fajin, kërkonte gjithë kohës të ikte tek mami dhe babi i saj. Anxhela i di rrethanat pse nuk shkova dot unë me familjen tek shtëpia e saj ditën e gostisë. Unë nuk mund të shkoja dot vetëm atje, babi ishte në punë, ishim bërë të gjithë gati e pritëm babain, ai s’mundi të vinte dhe u kthyem.

КОМЕНТАРІ • 115

  • @leonorasokoli8342
    @leonorasokoli8342 4 роки тому +8

    Bravo avokat je shum i zoti ne punen qe ben...!

  • @sidoreladuraj2695
    @sidoreladuraj2695 4 роки тому +6

    Je shume avokat i mire dhe shume i drejtperdrejt

  • @qenushivogel4721
    @qenushivogel4721 4 роки тому +16

    Je i papar avokat teper inteligjent dhe i drejtperdrejt sa mir qe sot ta paskan ven ate psikologen per hurdh afer te ta prish pak syn e keq😁. Je i mrekullushem z.Idajet

    • @Odioni007
      @Odioni007 4 роки тому

      Qenushi Vogel 😂😂😂😂👌👌

    • @irisas.h7966
      @irisas.h7966 3 роки тому +1

      @@Odioni007 😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂 shum emra te cudicem po shohim ne ytube

  • @stelinatafa5468
    @stelinatafa5468 4 роки тому +20

    Si e ka emr ky avokat me plq shum super abokat jau ben burrave 8me 2 😂😂

    • @besabesa1495
      @besabesa1495 4 роки тому +2

      Idajet Beqiri eshte gjithemone fol mire.

  • @nellydefilipi1656
    @nellydefilipi1656 4 роки тому +1

    Angjela jeta eshte e bukur dhe me durimin dhe llogjike tende do ecesh shume behu optimiste dhe eshte me se e vertet opinioni I profesorit e falenderoj per opsionin qe ju jep je shume e re dhe rite vajzen me te gjithe mundesine qe ke jo vetem materialisht por dhe emocionalisht me dashuri per te gjithe familien respekt per ty zoti te ndihmofte te arish gjithcka

  • @fatmirkurti1576
    @fatmirkurti1576 4 роки тому +4

    Bravo avokati ashtu èsht

  • @alaxhei7719
    @alaxhei7719 4 роки тому +2

    Kam Shume respekt avokat per ty , Po me kete pyetjen , ka pasur Anxhela Te dashur para burit eshte e pallogjikshme , nuk duhet Ti futesh aq thelle jetes se Saj , megjithate mua lidhjet ne FB nuk me pelqejne

  • @onioni1474
    @onioni1474 4 роки тому +2

    Me mir rri vetem sesa te martohesh dhe te vuaj dhe gruaja dhe femija.njeriun e mire duhet ta kerkosh si gjelpera ne kashte se jeta ka shum veshtirsi.Bravo zoti Avokat Idajet Beqiri shum respekte per ju 👏👏 vajza nuk duhet te nxitoheni te merrni vendime te nxituara se vuani duhet ta mendoni shum mir se jeten e keni perpara dhe nuk meritoni te vuani meshkuj ka plot por gji nje e martohu por problemi esht ta llogjikoni me mir derisa te gjini nje te hajrit se fjalet e bukura ta marrin mendjen por problemi esht njeriu se sa i vertet esht dhe se sa burr esht.

  • @deonmybaby9188
    @deonmybaby9188 Рік тому

    Avokati nje zoteri i cili eshte shume popullor dhe realist 😊Bravoo

  • @lenditakryeziu4149
    @lenditakryeziu4149 4 роки тому +7

    Shum e zgjuar shum e sjellshme
    Po qeto femma bin me qesi lloj bura
    Se vet Jan shpirt mir dhe mendojn se krejt Jan ashtu si ajo

  • @eligjikolaj2442
    @eligjikolaj2442 4 роки тому +1

    Brave eviz je grua e zonja te lum qe e heke at fjal

  • @dhuratazenelaj1573
    @dhuratazenelaj1573 2 роки тому +1

    Avokat ju lumte ,analize e sakte !Shpesh dy te rinj Kane simpati dhe e ngaterrojne me dashuri ,kur rrine bashke ,e kuptojne qe nuk ka ndjenje te forte ,dikur rrinin urte me ate fat ,sot eshte bote me e hapur dhe shperthejne e kerkojne me shume kondita ,pa' gjykuar asnje cift ,por kjo eshte fakt !"Martesa te nxituara ,Martesa te gabuara "Keq me vjen sinqerisht !

  • @Rina-Rina85
    @Rina-Rina85 4 роки тому +3

    eshte me fat thot avokati qe eshte bere nene ne moshe te re🤦‍♀️🤦‍♀️

  • @ingridsonntag3987
    @ingridsonntag3987 4 роки тому +6

    Ke munges shkollimi

  • @valmel20
    @valmel20 4 роки тому +11

    Katastrof si neper filma
    Ajo qe me dhimbset eshte femija 😔

  • @ST-mb9ud
    @ST-mb9ud 4 роки тому +2

    Sdo te thot asgje nje njohje ne fb shkaku i njohjes ndodh ne fb njohja vazhdon ne jeten reale pra qe te martohesh me dike duhet shum koh e gjat ta njohesh deri te sigurohesh ky person esht gjysma jote jo disa muaj edhe martes direkt pa njohur kte person nuk do te thot aspak se ku ndodh njohja e rendesishme esht te behet njohja e gjat deri te njohin mir ate person

  • @luljetamuka335
    @luljetamuka335 4 роки тому +19

    VAJZA kini respekt per veten.....

    • @aaronazariah3069
      @aaronazariah3069 3 роки тому

      I realize I'm quite off topic but does anyone know of a good site to watch new series online ?

    • @zyaireremington7095
      @zyaireremington7095 3 роки тому

      @Aaron Azariah Flixportal xD

    • @aaronazariah3069
      @aaronazariah3069 3 роки тому

      @Zyaire Remington thanks, I went there and it seems like they got a lot of movies there :D I really appreciate it!

    • @zyaireremington7095
      @zyaireremington7095 3 роки тому

      @Aaron Azariah Glad I could help :D

  • @kikaviki8558
    @kikaviki8558 3 роки тому +1

    Thjesht rastesi po si mund te dashurohesh dhe te fls me nje person pa e njohur kush esht po sikur ai te ishte ndonje trafikant ca do beje ti apo si gjithmon faji i ngelet mashkullit

  • @ingridsonntag3987
    @ingridsonntag3987 4 роки тому +5

    Rri me Facebook e gjen tjetrin

    • @inaina3795
      @inaina3795 4 роки тому +1

      Ingrid Sonntag Hahahahaha

  • @shkurtemar7513
    @shkurtemar7513 4 роки тому +8

    Rri n facebook se gjen te tjere

  • @marseladine1417
    @marseladine1417 4 роки тому +6

    E perjetova un me ish te fejuarin ku nuk erdhen diten qe caktuar por pas dy javesh, plus kishin tre dhoma te vogla dhe ishim 8 veta ne shpi tre cifte dhe motra dhe vllai beqar. Dhe nuk ishin familje e rregullt per pune. Nuk punonin eh e kuptoj vajzen por un u largova pa ber femij.

  • @ingridsonntag3987
    @ingridsonntag3987 4 роки тому +6

    Shume po genjen kjo vajza

  • @luciananota7065
    @luciananota7065 4 роки тому +8

    gjithe diten ne fb ik moj se na hapet barkun

    • @tonikolombo2757
      @tonikolombo2757 3 роки тому +1

      Po cadobajn trditn rijn N rjetet sociale se nuk shkojn n pun sij ne gj comi n 8/deri19/ t mbramjes n gurbet🇮🇹

  • @VD27401
    @VD27401 4 роки тому +3

    atehere,atehere,atehere,atehere...

    • @diananaikolli837
      @diananaikolli837 4 роки тому +1

      Atehere mbi 200 here 😂atehere atehere puuupu sa tingellon 😂

  • @ingridsonntag3987
    @ingridsonntag3987 4 роки тому +2

    Nuk qenke vajz e shpis ti

  • @inaina3795
    @inaina3795 4 роки тому +1

    Aman moj sdike me lidh dy fjal... ku falet tradhetia moj buffe se po e fale njer ta bo prap ai pfffff he se hap fb tjeter e njef tjeter neper mjet fbb pfffff

  • @kolanickpetergojcaj9447
    @kolanickpetergojcaj9447 4 роки тому +3

    Hahahaaa thot Z. Vise erdhi
    Drejt per drej nga TIRANA.
    po ku jeni ju TV ne
    America New Zealand Australia
    Qe erdhi drej oer se drejti hahaha.

  • @ingridsonntag3987
    @ingridsonntag3987 4 роки тому +1

    Kerkon kushte Kur e sheh Se nuk kuk jan kushte

  • @elitere4442
    @elitere4442 4 роки тому

    Avokat j’y duhet ta dini mire , edhe sikur. Te jesh ne bashkejetese, pasurite jane te ndara, dhe ka letra qe vertetojne kush i ble pasurite, keshtu qe nga fillimi e fillove shume keq, nuk kini te drejte qe perpara nje publiku ju pyesni, ka pasua apo jo nje te dashur !!

  • @elmaelma121
    @elmaelma121 4 роки тому +5

    Legen mashkull....

  • @lonisport2820
    @lonisport2820 4 роки тому

    qysh bre po martohen do persona te prisht i bona 29 vjet edhe sjam i gatshem per lidhje serioze disa i bejn femijet 18vjeq

  • @qefseredomi7182
    @qefseredomi7182 Рік тому

    Me vjen keq por para se te beje ate pune do vazhdoje te studijoje je shume re

  • @ingridsonntag3987
    @ingridsonntag3987 4 роки тому +2

    Thjesht budallaqe

  • @user-vj7cy5wv8s
    @user-vj7cy5wv8s 4 роки тому

    Edhe vajza ime e madhe quhet Anxhela por nuk do te njohi mashkull ne fb

  • @diananajkolli953
    @diananajkolli953 4 роки тому

    O zote 🙏🤔

  • @fatmirealushi5152
    @fatmirealushi5152 2 роки тому

    11

  • @vitoaliaj2002
    @vitoaliaj2002 4 роки тому

    Ai burr nuk dì cfar engjelli ka humbur

  • @ingridsonntag3987
    @ingridsonntag3987 4 роки тому +2

    Ajo ja ka fal tradhtin Se vet esht tradhtare... ajo e ka detyru mu nda nga prindrit me dal ne shpi vet . Djali tregoj Se nuk kam kushte me pagu banes.

  • @regalokinez8730
    @regalokinez8730 4 роки тому +3

    Po kjo psigologia mos eshte kjo e 360 gradeve?se nqs eshte ajo pse e ulni veten e ftoni ne studio ajo eshte per ti heq licencen e psikologes

    • @alkinafrrok8970
      @alkinafrrok8970 4 роки тому +1

      Femija ne kete rast psikologe a eshte frut I dashurise of it epsheve te nje cifti qe nuk jane ne gjendje te kontrollojne jeten e tyre imagjino te behen prind. Flit ne gjuhen psikologe e jo çfare mendo ti une te tjeret .

  • @marianahoranlli3159
    @marianahoranlli3159 4 роки тому +2

    Pse e bere pse u martove une po te prisja akoma...Sa kot pastaj e kane fajin meshkujt kur gjejne mire bejne..Ke nje goce te te rroje dhe vazhdo jeten mjaft u varet pas njerezve pa vlere

  • @aryel2717
    @aryel2717 4 роки тому +1

    Ky djale nuk di tja thote emrin e shoqes se tij ( Anxhela)

  • @kelibica2059
    @kelibica2059 Рік тому

    Yhh 36
    Jv05

  • @Rina-Rina85
    @Rina-Rina85 4 роки тому

    eshte me fat thot avokati qe eshte bere nene ne moshe te re🤦‍♀️🤦‍♀️