Rudina - Aktori Bujar Asqeriu, ne nje rrefim per rolet dhe jeten! (18 prill 2019)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 12 вер 2024
  • www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Nën lëkurën e tij janë mishëruar rreth 120 personazhe të papërsëritshëm që u kanë përcjellë shikuesve emocione dhe ndjenja të forta në vite.
    Me 42 vite karrierë, Bujar Asqeriu është një ndër aktorët e mëdhenj të skenës së teatrit dhe filmit shqiptar. “Nderi i Kombit”, aktori Bujar Asqeriu është padyshim një nga emrat më të rëndësishëm në art. Magjia e ekranit të madh e bëri për vete Bujar Asqeriun qëkur ishte i vogël, teksa shihte rregullisht filmat që shfaqeshin në kinema.
    Rolet e tij janë të shumta, si në dramë edhe në komedi. “Në shtëpinë tonë” është filmi i tij i parë që i hapi dyert e suksesit në kinematografi. Më pas do të luante në filmin “Radiostacioni”, “Liri a vdekje”, Vëllezër dhe shokë”, “Në prag të lirisë”, “Para agimit”, etj. Ndërsa dy ndër rolet me të cilët ka pasur sukses të jashtëzakonshëm, por edhe është vlerësuar maksimalisht është roli i Telos në filmin “Njeriu i mirë” dhe Avni Rustemi në filmin “Një emër midis njerëzve”. Ai provoi për herë të parë emocionet e skenës në shkollë të mesme, ndërkohë sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan rrëfeu rrugëtimin e tij të gjatë në art.
    “Për artistin gjëja më e shtrenjtë dhe më e shenjtë është kur vlerësohet për punën që kryen. Tërë jetën aktori punon për të realizuar këtë gjë. Në një moment kur shihja filmin “Gladiatori” dhe ai profesori i gladiatorëve iu thoshte që do të futeshin në arenë: “Mësimi numër 1. Të hyni në arenë dhe të fitoni respektin dhe pëlqimin e publikut”. Por momenti i final varej nga publiku, i cili do të thoshte se si kishte performuar ai gladiator. Ky është një mësim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që punën e tyre e ballafaqojnë me publikun. E kam xhiruar me emocion të madh filmin “Në shtëpinë tonë”, edhe kur ecja shputat e këmbëve nuk i ndjeja sepse interesohesha më shumë se si do të sillesha në bisedë. Aktori gjithë qenien e tij duhet ta zotërojë, por kjo harmoni vjen me shumë eksperiencë. Por janë emocione. Teatri ka magji dhe emocione të jashtëzakonshme. Ti shikon publikun, qan me publikun, qan hallet me të, ndërkohë edhe luan dhe kjo është një marrëdhënie e jashtëzakonshme. Unë kam ndjerë edhe sallën prej 500 vetash të mbushet me frymë dhe të shfryjë në të njëjtën kohë, kjo është magji”, tha Asqeriu.
    Bujar Asqeriu është një aktor i mirënjohur i skenës dhe ekranit shqiptar. I ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai foli për fëmijërinë dhe tregoi se familja e tij, që prej lindjes e thërriste Drini. Ai shtoi se edhe bashkëshortja e tij e quan Drini, me përjashtim të rasteve kur duhet të diskutojnë seriozisht. Siç tregoi aktori, përpara se ai të lindte, prindërve të tij iu kishte vdekur një djalë me emrin Bujar, por pasi i vunë këtë emër në Gjendje Civile, nuk mundnin ta thërrisnin në këtë emër, pasi i kujtonte djalin që kishin humbur.
    “Im atë dhe ime më përpara meje lindën një djalë tjetër dhe atë e quanin Bujar. Mirëpo në mënyrë të papritur kur ne u rritëm, ime më më tregoi se kur ishin zgjuar në mëngjes ai nuk merrte frymë më. Ai ishte 6 muajsh, por ajo që më ka mbetur nga përshkrimi që më bënte ime më është se tregonte se ishte shumë i bukur. Kur linda unë dhe donin të më regjistronin në Gjendjen Civile, donin të më vinin emrin Drini ose Safet. Edhe ata vendosën Drini, por punonjësi iu kishte ndërruar mendjen dhe babai vendosi të më quante Bujar. Mirëpo më vonë kishin një tërheqje dhe nuk donin të më thërrisnin në atë emër dhe më thërrisnin Drini. Të gjithë më thërrasin Drini, por kur bashkëshortja ka gjëra serioze për t’më thënë më thërret Bujar. Fëmijëria ime më dukej e bukur si e të gjithë fëmijëve në lagje, sepse deti të jep jetë. Ne argëtoheshim duke luajtur. Por morëm shumë shpejt goditje, u nda nga jeta ime më, 5 vite më vonë edhe im atë. Pasi iku ai doja të lija edhe shkollën, por njerëzit e mi më mbështetën. Ne ishim 5 fëmijë dhe me vështirësi e ndërtuam ashtu si e ndërtuam jetën tonë. Por dua të theksoj që në mbijetesën time, njeriu kur do një profesion shumë dhe lidhet pas familjes me dashuri ka forca që të përballojë çfarëdolloj grushti nga jeta. Jeta jo vetëm për mua, por për të gjithë shqiptarët ka qenë e vështirë dhe me skamje”, tregoi aktori.

КОМЕНТАРІ • 58

  • @klodidoma5874
    @klodidoma5874 2 роки тому +3

    Artist i madh🙏 dhe njeri i mrekullueshem👏👏❤,nuk lodhem ta degjoj me ore te tera.

  • @nikobello9902
    @nikobello9902 4 роки тому +2

    Legjenda e skenes shqiptare Bujar Asqeriu!!

  • @stela7560
    @stela7560 5 років тому +8

    Respekt per kete aktor te madh. Qofshi gjithmon keshtu plot energji pozitive.

  • @ketiedlirandrecka8308
    @ketiedlirandrecka8308 5 років тому +3

    Aktor per te pasur respect.degjoni muziken e filmit njeriu I mire kryeveper

  • @kreshnikkushe3992
    @kreshnikkushe3992 5 років тому +4

    Nje mesazh I vertet nga nje aktor dhe njeri I mire respekt per ju

  • @jetahima5313
    @jetahima5313 5 років тому +3

    Artiste i vertete dhe mbi te gjitha njeri , por paska nje grua te mrekullushme zoti ti mbroi gjithmone. respekt per fjalet qe thone plot miresi 🇦🇱🇦🇱

    • @amangardeleon9853
      @amangardeleon9853 5 років тому

      E kam pasur mesuese Irenen dhe eshte vertet e mrekullueshme...

  • @shpetimgjuzi8807
    @shpetimgjuzi8807 5 років тому +15

    Aktoret e hollivudit nuk jan asgjo para bujarit 🤗🤗🤗🤗

  • @burbuqeelezi8505
    @burbuqeelezi8505 5 років тому +2

    Burre I mencur me familje shume te bukur & 100 pike qe foli aq bukur per zgjuarsine e femrave❤️

  • @enkelandoni6977
    @enkelandoni6977 5 років тому +2

    I madhi Bujar Asqeriu! Kam respektin me te madh per kete aktor 👏👏👏!

  • @naimeosmanimuqa2064
    @naimeosmanimuqa2064 5 років тому +2

    Respekt per Aktorin e Madh Bujar Asqeriun, respekt te dyfisht per Zonjen Irena!

  • @OdetaBa-s1n
    @OdetaBa-s1n Рік тому

    Bujar Asqeriu i madh🙏rrofsh sa malet

  • @albaguzuna3840
    @albaguzuna3840 5 років тому +2

    Grandeeeè Bujar Asqeriu🇦🇱🇦🇱🇦🇱

  • @Kleivi-yk3vi
    @Kleivi-yk3vi 5 років тому +2

    Intervista me e bukur 👏

  • @valbonabraha8156
    @valbonabraha8156 4 роки тому +1

    Fantastik, zoti ju bekoft.

  • @Anna-vu6qh
    @Anna-vu6qh 5 років тому +5

    Kish munguar intervista e Bujar Asqeriut...Intervista te tilla te mbushin shpirtin

  • @vojsavabici6985
    @vojsavabici6985 5 років тому +4

    Nje aktor shume I talentuar bujar.asqjeriu

  • @gametv3450
    @gametv3450 5 років тому +3

    Cift i mrekullueshem komplimente

  • @EvaXhuti
    @EvaXhuti 5 років тому +2

    Respect te madh per aktorin Bujar Asqerui jam ritur me filmat e tij jemi me fat qe e kemi akoma midis nesh Kurse Bujari qenka shume me fat qe paska nje grua te vecante si Irena Cna ke kenaqur moj Irena akoma Po qesh grua shume e embel Sa me shume vite bashke te kini

  • @ermirasllani590
    @ermirasllani590 5 років тому +3

    Artist I madh
    Intervistë e bukur

  • @soch7842
    @soch7842 5 років тому +1

    I madhi i perjetshi i pa vdekur je aktori jon BUJAR Asqeriu😘

  • @mariabucka5980
    @mariabucka5980 5 років тому +1

    Respekt respekt větěm respekte tě tě madhit bujar asqeriut!!!!!!

  • @nerminmurati8478
    @nerminmurati8478 4 роки тому +1

    Irena e Bujar jete e shendet.Na kenaqe me humorin tend keshtu te mbaj mend.

  • @lajanpashaj6714
    @lajanpashaj6714 5 років тому +2

    Bujari eshte aktori Brilant adhurim adhurim😙😙😙

  • @a.i0003
    @a.i0003 5 років тому +3

    I madh bravo!!!!

  • @MsAmour2009
    @MsAmour2009 5 років тому +4

    Sa pozitivitet!

  • @bakidenisamucogllava4097
    @bakidenisamucogllava4097 3 роки тому +1

    I madhi Bujarr

  • @enkeleidafejzo
    @enkeleidafejzo 5 років тому +2

    Bujar Asqeriu Shembull për të mësuar çfarë është arti!

  • @liberta1978
    @liberta1978 5 років тому +1

    Une e shikoj vazhdimisht filmin “ jeta ne duart e tjetrit” film me kuptim 👏🏻👏🏻👏🏻👏🏻🤩🤩🤩 sa fjale te bukura per femren te verteten e tha , duket qe eshte burre shume inteligjent

  • @rudinaperkola7047
    @rudinaperkola7047 5 років тому +1

    Respekte per ty

  • @rezartaharizi4321
    @rezartaharizi4321 5 років тому +4

    Resoekt per aktorin e madh Bujar Asqeriu

  • @Roisstyle
    @Roisstyle 5 років тому +3

    Super aktor bravo

  • @TheEniiii
    @TheEniiii 5 років тому +2

    Madhështor Bujari!

  • @greateralbania1912
    @greateralbania1912 5 років тому +2

    Mirnjohje pa fund aktorit te madh Bujar Asqeri.

  • @luciaroci
    @luciaroci 5 років тому +2

    Aktor i mrekullueshem

  • @verabegaj4886
    @verabegaj4886 5 років тому +1

    Me behet qejfi shum qe Po e shoh 🎉🎉

  • @ganidanaj-us3pu
    @ganidanaj-us3pu 3 місяці тому

    Njeri i mecur

  • @yllkasenia6979
    @yllkasenia6979 5 років тому +1

    Rudina ne qe jemi large,shume gjera,nga perpjekjet ,per ,te punuar e jetuar,e per tja arritur qellimeve tona,sepse,jashte shtetit ,cdo gje fitohet ,me mundime dhe sakrifica.Prandaj,shume artiste,i ke mi harruar.Nq.s,ketu ku e keni ,ftuar,te na jepni ,nje pjese te filmave te tije.Dicka do tekujtonim ,me mall.

  • @netatoli5975
    @netatoli5975 5 років тому +3

    jo vetem nje aktore i madh po dhe nje familjar shembull ju uroj jete te gjate dhe shendet

  • @sokolveliaj2572
    @sokolveliaj2572 5 років тому +1

    I madh,respekt.

  • @rudshehu
    @rudshehu 5 років тому +3

    Bujar sheqyr qe dhe nje interviste normale se kohet e fundit kishe fillu tu aktru shume..familje e bukur, komplimente

  • @spainspain3398
    @spainspain3398 5 років тому +1

    sa bukur

  • @orsorulez3394
    @orsorulez3394 5 років тому +6

    Nje burre jo vetem i pashem dhe i talentuar por edhe inteligjent 👏👏👏👏👏👏

    • @oaedxsegreto2315
      @oaedxsegreto2315 5 років тому +1

      mezi po prisja te dilte Kjo pjes e vogel si koh televizive e madhe si prezantim. Jam nje ish nxenese e zonjes Irena. Ju uroj jet sa me te gjat e bukur njesoj dhe shum njerezore. Na jepte frengjish edhe pse ne ato vite rreth 82 83. Ne shkollen Selam Musai 8 vjecare ishin te veshtira dhe interesi per mesimin ishte i mbytur na mbushet me emocione dhe nostalgji urime edhe juve Rudina ju pershendes shum nga Italia

    • @oaedxsegreto2315
      @oaedxsegreto2315 5 років тому

      jeni te mrekullushme

  • @nextnext5121
    @nextnext5121 5 років тому +1

    Super cift bravo

  • @enidamara5983
    @enidamara5983 5 років тому +1

    Lovely interview

  • @arnoldnoldi5273
    @arnoldnoldi5273 5 років тому +4

    Aktor gjigand si BUJAR ASQERIU rrall lindin . Aktor brilant i kompletuar . Aktor plastik ku i shkojn drama . Humori cdo rol qe atij i vesh i shkon per mbrekulli ashtu si ai eshte vet NJE MBREKULLI . RESPEKT PER AKTORIN . QOFSH PERHERE I LUMTUR DHE ROLE PAFUND . 🤗🤗🤗

  • @ina4169
    @ina4169 5 років тому +2

    Αna, ti je fatkeqsia me e madhe qe mund ti ndodhi nje burri!!😂 Aktore i pa'arritshem!!

  • @oraldramci1500
    @oraldramci1500 5 років тому +2

    Artistet Jan te pa harrushem

  • @oraldramci1500
    @oraldramci1500 5 років тому +3

    Albanian for life

  • @lindita3811
    @lindita3811 5 років тому +1

    Respekte per gjigandet e kinemaseShqipetare....
    ..pac jete te gjate.

  • @rosilondon1777
    @rosilondon1777 5 років тому +1

    Respect o gjigand jemi rritur me filmat tu

  • @lindita3811
    @lindita3811 5 років тому +1

    Hahahahahaha...zonja Irena shume simpatike...cift shume i kendshem!