Temperaturat do të ulen dhe çadrat me vete! Zbuloni si do jetë moti për muajin Tetor

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 12 вер 2024
  • Fundjava e qëndrueshme, nga e marta nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin
    Muaji Tetor do të sjellë vjeshtën e vërtetë. Temperaturat do të ulen dhe çadrat do duhet t’i marrim me vete. Sinoptikanët parashikojnë që javën që vjen të kemi reshje shiu disa ditë me radhë.
    E marta dhe në vijim për një periudhë 4-5 ditore do kemi krejtësisht ndryshim të tablos sinoptike, pasi presim ardhjen e një sistemi të dendur vranësirash, i cili gjatë ditës së mërkurë dhe ditës së enjte presim që të na sjellë sasi më të konsiderueshme të reshjeve. Gjatë muajit Tetor parashikohet të jetë disi normale përsa i përket reshjeve. Gjithashtu vlera përsa i përket temperaturave, do të jenë shumë pranë vlerave normale klimatike”, është shprehur meteorologia e njohur Adiola Bani nga Meteoalb.
    Por, fundjava e parë e muajit të dytë të vjeshtës do të jetë me diell dhe e përshtatshme edhe për ata që duan të shkojnë pranë detit
    “Fundjava na sjell kryesisht mot të kthjellët. E shtuna do të jetë me kthjellime dhe vranësira lehta, ndërsa e diela do të jetë kryesisht me diell”, ka treguar meteorologia.
    Temperaturat e ulëta dhe moti tipik vjeshtor do të mbizotërojë edhe në rajon, në Kosovë e Maqedoninë e Veriut.
    Klan News
    SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/kate...
    Follow Klan News on Facebook: / klannews
    Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
    #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

КОМЕНТАРІ •