Shihemi në gjyq - “Dua gjoks e vithe të reja”. Dr. Skerdi: S’ke dhjamë! (13 Mars 2022)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 12 вер 2024
  • #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
    Kontrata e bashkëpunimit mes personazhit të njohur të platformave sociale, Kiçes dhe mjekut Skerdi Faria është bërë “molla e sherrit” në “Shihemi në Gjyq”. Sipas saj, Kiçja duhet të përfitojë çfarëdo ndërhyrjeje estetike apo kirurgjikale falas, por në këtë pjesë të “E diela shqiptare” në Tv Klan ajo e akuzon Skerdi Farian se ai refuzon të kryejë procedurat që ajo kërkon. Përkatësisht, këto operacione që Kiçja kërkon janë volumizimi i gjoksit apo vitheve, por për këtë të fundit, doktori këmbëngul se nuk mund të realizohet për shkak të mungesës së dhjamit. Debati mes tyre ka arritur në pikën që duhet diskutuar zgjidhja e tij.
    Eni Çobani: Ju jeni lidhur pazgjidhshmërisht me zonjën deri në këto momente mendoj. Kësja kontrate i qëndroni apo doni ta zgjidhni? Kemi ardhur në pikën që duam të dimë, do vazhdoni shërbimet ndaj zonjës Kiçe apo jo? Dhe në të kundërt, nëse nuk vazhdoni duhet të dini që keni një zgjidhje të kontratës e cila sjell ca pasoja juridike që besoj të paktën i keni lexuar.
    Skerdi Faria: Përtej çdo kontrate, mbi të gjitha i qëndroj fjalës sepse kontratat janë për të rregulluar marrëdhëniet. Me fjalën që i kam thënë përtej kontratës Kiçes dhe i qëndroj edhe sot, jam gjithmonë i gatshëm ta mbaj, nuk diskutohet kjo gjë.
    Kiçe: Aman o publiku duartrokisni se ka folur bukur shumë.
    Ardit Gjebrea: Për sa kohë është kjo kontrata?
    Skerdi Faria: S’e ka me limit, është përjetë.
    Kiçe: Më fal, ça të thashë unë ty zoti Ardit, a thashë përjetë? Se ai ka interes tek mua siç kam unë interes tek ai. Nëse ai më ka përdorur si imazh a ku di gjë unë, unë e kam përdorur për operacion për të zbukuruar e s’kam paguar asnjë kokërr leku e s’do t’i paguaj asnjë kokërr leku.
    Ardit Gjebrea: Po ti përjetë do t’i bësh këto ndërhyrje?
    Kiçe: Po, përjetë. Vetëm nga inati, jo se s’kam lekë t’i bëj.
    Skerdi Faria: Do të t’i bëj Kiçe.
    Kiçe: Të gjitha gjërat që dua unë.
    Skerdi Faria: Ça të të dojë kokrra e qejfit që mund të bëhet. Vithet nuk i bëjmë dot se s’ka dhjamë.
    Nga ana tjetër, Kiçja e pranon veprimin e Skerdit, por për sa i përket pjesës së saj, e përmbledh shumë thjesht.
    Kiçe: Çfarë do t’i bëj? Do ta fal./tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

КОМЕНТАРІ •