Historia e nxënësit shqiptar në ShBA
Вставка
- Опубліковано 6 лют 2025
- Emigrimi i të rinjve është një fenomen shqetësues në Shqipëri. Por jo të gjithë largohen me qëllimin për t’u larguar përfundimisht nga vendi në kërkim të një jete më të mire në perëndim. I tillë është rasti i Klodian Gjonpalajt, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ku po kryen vitin e fundit të shkollës së mesme. Kolegu Burim Goxhuli bisedoi me adoleshentin shqiptar si dhe vizitoi familjen amerikane që po e mban atë. Klodiani erdhi në Shtetet e Bashkuara falë një programi shkëmbimi vizitorësh të financuar nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe qëllimi i tij është të rikthehet në vendlindje për të kontribuar siç thotë, për të ardhmen e vendit.