Stop - 7 Tetor 2024 (Emisioni i plotë)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 6 жов 2024
  • Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
    Video, studentët i ngecin përshendetjen në fyt ministres
    Studentët kanë nisur sot vitin akademik. Ministrja Manastirliu ishte në auditore dhe përshëndeti nga Korpusi Qendror. Por disa të rinj vunë pas saj parullën, “Ku janë studentët”, duke ndërprerë fjalën e Manastirliut.Të rinjtë lëshuan akuza për sistemin arsimor dhe cilësinë e diplomave
    Pallati-çudi i bashkisë, pa uje të pijshëm brenda, më shumë puse në oborr
    Ndodhemi te “Lagjia e Re” , Kavajë, pasi Rudina Gjumzi ka probleme me sistemin e ujit. Bëhet fjalë për pallatet e Bashkisë para tërmetit. Pas përfundimit të punimeve, banorëve u është dashur, që të lidhim vetë ujin, me puse individuale, sepse nuk ka pasur ujë. Lidhjet e ujësjellësit i kanë bërë vetë, mes tubash të shumtë, ku ngjitur janë kabujt elektrikë. Ne shohim, se në tarracë rrjeti është si merimangë.Ne komunikojmë me Shpend Barametën, drejtor i UKK-së, i cili pasi vihet në pozitë, premton, të marrë masa, për zgjidhjen e situatës.Gazetarja ve në dijeni edhe OSHEE-në, që të shohë rrjetin elektrik, kabinën dhe gjithcka, për shmangie rreziku dhe drejtori Enver Haliti na premton gjithashtu, se do të marrë masa.Nga ana tjetër Arti Çiçoli nga bashkia Kavajë, thotë, se Bashkia do të bëjë bashkë UKK dhe OSHEE-në për këtë rast, duke ofruar edhe shërbimet e saj, për arritjen sa më parë të zgjidhjes.
    Zvarritet, se nuk ecen dot, çfarë ndodhi me 36 vjeçarin e paralizuar
    Pak ditë më parë ishim në Durrës me zotin Nuri Plaku, i cili na tregoi për problemin, që i është krijuar së fundmi. Ai ka një djalë me status para tetraplegjik, që trajtohet me kemp dhe paketë higjeno-sanitare. Në tetor 2023, komisioni ia ka hequr pagesën e paketës. Por punonjësja e Njësisë Rrushbull e ka konstatuar këtë në shtator 2024, një vit më vonë dhe sot atij i kërkohet, që të kthejë pagesën prej 160 mijë lekësh të vjetra në muaj.Djali i Nuriut, Shkëlzen Plaku, është 36 vjec dhe nuk ka shkuar kurrë në shkollë. Ai nuk lëviz, por vetëm zvarritet.Administratori shoqëror tha, se ndjehej shumë keq për këtë masë. Rikthehemi në Shna Vlash me disa kontribute për Shkëlzenin, të cilin e kanë ndihmuar Bujar Rexha, Altin Maliqati, Xhoni dhe një notere.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

КОМЕНТАРІ • 7