E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (4 mars 2018)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 5 вер 2024
  • Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” te “E diela shqiptare”, i ftua ishte Fatriu. Ai është me origjinë nga Golloborda e Dibrës, por prej 26 vitesh jeton në një fshat të Durrësit dhe ka tre fëmijë. Paola është fëmija i dytë dhe është 15 vjeçe.
    Ata kanë jetuar për disa vite në Greqi. Sapo lindi vajza, Fatriu dhe bashkëshortja e tij e kalonin kohën duke punuar. Gjatë ditës ai punonte për të fituar para, ndërsa pasdite për të ndërtuar banesën e tyre. Ai rrëfeu se një ndër arsyet pse ka ardhur në studio është dhe pengu se nuk ka mundur ta përqafojë vajzën e tij kur ajo ishte një foshnje.
    Por Paolo nuk është një adoleshente si gjithë të tjerat, ku sot pjesa më e madhe e të rinjve rrinë me me telefona në dorë. Ajo që në moshë të vogël është marrë me punët e shtëpisë dhe është kujdesur për familjen. Edhe pse sot është 15 vjeçe ajo nuk ka një telefon.
    E pyetur nga Arditi se si është natyra e Paolës, Fatriu tha se është e mbyllur dhe nuk flet shumë më atë, ndërsa me nënën e saj është shumë më ndryshe.
    Per me teper klikoni ne linkun :
    tvklan.al/ka-nj...
    Facebook: / tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

КОМЕНТАРІ •